Europa Postuar më 6 Mars 2024, 09:48

Pse bankierët i tremben euros digjitale? - Ekspertët, të ndarë për tranzicionin dhe largimin nga paratë e gatshme

Nga SCAN TV
Pse bankierët i tremben euros digjitale? - Ekspertët, të

Për shumë ekspertë, euro digjitale do të transformojë mënyrën se si 341 milionë europianë bëjnë pagesa, kursejnë dhe investojnë. Por ky “revolucion” në monedhën e përbashkët është “anatemë” për disa.

Në javët e ardhshme, Parlamenti Europian do të negociojë dhe votojë legjislacionin për euron digjitale, formën e re të parave të gatshme. Ky është një instrument elektronik pagese me pakicë që do të lëshohet nga Banka Qendrore Europiane. Si një formë parash e lëshuar nga një autoritet publik, do të vihej në dispozicion pa pagesë për të gjithë qytetarët e Eurozonës, për çdo pagesë digjitale.

Sipas mbështetësve të tij, ai do të kombinojë privatësinë dhe sigurinë e parave të gatshme me komoditetin e transaksioneve digjitale. Për të arritur akses të gjerë dhe inovacion, qasja në euron digjitale duhet të jetë e mundur përmes një game të gjerë ndërmjetësuesish privatë dhe publikë dhe përdorimi duhet të jetë falas për të gjithë konsumatorët. Megjithatë, lëvizja drejt një euro kaq tërheqëse digjitale përballet me rezistencë të konsiderueshme nga sektori bankar, i cili e sheh këtë formë të re të parasë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për pozicionin e saj qendror në sistemin monetar dhe financiar.

Ekspertët nga ana e tyre u bëjnë thirrje eurodeputetëve që t'i rezistojnë propozimeve antikonkurruese të bankierëve dhe të përqafojnë një vizion të euros digjitale që u shërben interesave kolektive të europianëve.

Ata shpjegojnë se tashmë në dy vitet e fundit, bankat dhe grupet e tyre të interesit kanë zhvilluar një fushatë të gjerë dhe shumë efektive lobimi për të minimizuar ndikimin e euros digjitale në modelin e tyre të biznesit.

Strategjia e tyre përfshin sigurimin e takimeve ekskluzive me politikëbërësit kryesorë, shkrimin e letrave drejtuar BQE-së, nxitjen për një euro digjitale që përdor infrastrukturën ekzistuese bankare dhe mbështetjen e kufijve të rreptë të përdorimit.

Por, kufizime të tilla, thonë ata, minojnë potencialin e euros digjitale për të ofruar një alternativë reale ndaj depozitave bankare dhe shërbimeve bankare dhe për të mbrojtur pozicionin e privilegjuar të sektorit bankar në kurriz të kushteve të barabarta dhe përfshirjes më të gjerë financiare.

Pretendimi i bankierëve se euro digjitale do të kërcënojë stabilitetin financiar nuk vërtetohet nga provat empirike, duke injoruar aftësinë e ndërmjetësve financiarë jo - bankë për të mbushur çdo boshllëk në treg.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 6 Mars

Çfarë ka ndodhur sot me valutat kryesore?

Dollari amerikan duket se ka rikuperuar disi nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 95.3 lekë dhe është shitur me 96.2 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Shqipëria 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......