Tarifa për hyrje në qytete, zonat e vizitorëve dhe më shumë taksa - Europa po përpiqet të “luftojë” turizmin “mbytës”

Nga Sevilja dhe Venecia në Amsterdam, Europa po ndërmerr hapa për të përmirësuar jetën e vendasve duke frenuar “vërshimin” e turistëve. Me një sërë masash si tarifat e hyrjes, shënim i zonave të vizitorëve dhe taksat, megaqytetet e kontinentit të vjetër po përpiqen të luftojnë hiperturizmin dhe pasojat e tij shpesh shkatërruese për kulturën, arkitekturën dhe biodiversitetin vendas.
E ndërtuar fillimisht për Ekspozitën Botërore Ibero-Amerikane të vitit 1929, “Plaza de Espana” e Seviljes, ka qenë për një shekull një nga atraksionet më të rëndësishme të qytetit, një ‘vitrinë’ e përpunuar për arkitekturën spanjolle. Mijëra vizitorë nga e gjithë bota, megjithatë, që vërshojnë çdo ditë në shesh, në këmbë ose me karroca, së shpejti mund të duhet të paguajnë një tarifë hyrjeje, me të ardhurat që do të përdoren për mirëmbajtjen.
Sipas vendasve turizmi masiv po shkatërron qytetin, dhe kjo frazë dëgjohet në qytete të ndryshme të Europës. I promovuar nga autoritetet komunale ‘të uritur’ për të ardhura pas krizës së 2008-ës dhe i nxitur nga fluturimet e lira dhe qiratë e dhomave në internet, tashmë fenomeni është kthyer në një ‘përbindësh’.
Pas koronavirusit, turizmi po rritet sërish dhe pritet të kapërcejë nivelet para pandemisë këtë verë. Numri i vendeve të linjave ajrore me kosto të ulët në Europë, i cili është rritur me 10% çdo vit që nga viti 2010 dhe ka arritur në 500 milionë në 2019-ën, mund të kalojë 800 milionë në 2024-ën. Përpara bllokimit, Airbnb, platforma më e madhe për qiratë afatshkurtra, pa rritje treshifrore në disa qytete europiane, duke i bërë destinacionet më të njohura në BE që të presin çdo vit 20 ose më shumë vizitorë për çdo vendas.
Qytetet e mëdha kërkojnë ekuilibrin delikat midis të ardhurave të nevojshme –vendeve të punës të krijuara nga turizmi – dhe cilësisë së jetës së banorëve.
Sevilja, e cila mirëpret 3 milionë turistë në vit për 700.000 banorë, po mendon të tarifojë atraksionet kryesore. Që nga janari, vizitorët e huaj në Hagia Sophia të Stambollit, e cila pret rreth 3.5 milionë vizita në vit, kanë paguar 25 euro. Në mënyrë të ngjashme, Parisi ka pothuajse trefishuar taksat turistike, në varësi të zonës dhe llojit të akomodimit.
Franca, për shembull, ku 80% e vizitorëve janë të përqendruar në 20% të vendit, këtë pranverë do të nisë një fushatë duke u bërë thirrje turistëve të dalin nga rrugët më të njohura. Gjithashtu po krijohet një observator turistik për të matur me saktësi flukset dhe për të evidentuar tepricat e mundshme.
Në Holandë, e cila shpiku termin ‘hiperturizëm’, turistët - mund të jetë një fjalë e ndaluar, por Amsterdami është gjithashtu i uritur për të ardhura. Turistët në qytet tejkaluan nivelet para pandemisë vitin e kaluar, duke arritur në 9 milionë, një rritje prej 21% krahasuar me vitin 2022. Që nga pranvera e kaluar, në lagjen “semafori i kuq” ndalohet pirja e kanabisit në publik, ndërsa lokalet mbyllen në orën 2 të mëngjesit, në vend të orës 4 të mëngjesit. Numri i vizitorëve në rrugë u ul deri në 60%.
Autoritetet lokale thonë se po monitorojnë numrin e turistëve në përpjekje për të ruajtur një ekuilibër. Por vrimat e buxhetit dhe një faturë miliardë euro për riparimin e kanaleve të dëmtuara nënkuptojnë se turizmi është thelbësor për Amsterdamin: këtë vit taksa turistike u rrit nga 7% në 12.5%, më e larta në Europë, me taksë ditore prej 14 euro për kokë për vizitat me anije.
Spanja mirëpriti 85 milionë turistë në vitin 2023 (2% më shumë se 2019), dhe në një vend ku turizmi gjeneron 13% të PBB-së, pas katastrofës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, zërat që bëjnë thirrje për kufizime në turizëm pothuajse janë zbehur. Megjithatë, biznesi i mikpritjes vazhdon të favorizojë cilësinë mbi sasinë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

QTU e Fondacioni Mane, mbështetës të Down Syndrome Albania - Terapi bashkëkohore, plane edukimi individuale. Rezultatet të prekshme për fëmijët
QTU dhe Fondacioni Mane, mbështetës afatgjatë të Down Syndrome Albania, ofrojnë ndihmë thelbësore për trajtimin e fëmijëve ne qendrën terapeutike të Down......

Kërcënimi i sigurisë kombëtare - Nga sulmet kibernetike, te siguria ekonomike e energjetike. Ja sektorët e rrezikuar
Strategjia e Sigurisë Kombëtare për 5 vitet e ardhshme nxjerr në pah kërcënimet kryesore që lidhen me sektorë të ndryshëm, duke nisur nga ekonomia, sulmet......

Skema për vetëprodhimin e energjisë - Investime nga institucionet shtetërore, Balluku: Shkëmbim me rrjetin dhe bilanc vjetor
Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Berat do të vetëprodhojë energjinë elektrike të nevojshme, përmes investimit në panele fotovoltaike. Teksa......

1 mln turistë të huaj në dy muajt e parë të vitit - Ministrja Kumbaro publikon shifrat. Në shkurt, 55% më shumë vizitorë
Shqipëria po tërheq turistë nga vende të ndryshme të botës, jo vetëm gjatë stinës së verës, por edhe në dimër. Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti në......

Komisioni Europian zbulon strategjinë e re industriale të mbrojtjes!
Komisioni Europian zbuloi sot një strategji të re industriale të mbrojtjes, ndërsa Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen kërkon ta bëjë këtë temë një......

Liria e medias në Europë – Si pozicionohet Shqipëria?
Shqetësimi për sigurinë dhe lirinë e gazetarëve aktualisht po rritet në të gjithë Europën. Sidomos në vende si Bjellorusia dhe Rusia, anëtarët e medias janë......

“Boom-i” i investimeve të Shqipërisë në baza ushtarake - Pas Pashalimanit dhe Farkës, 178 mln lekë për bazën tokësore Pajet-Bizë
Pas bazave ajrore të Kuçovës dhe Farkës, dhe bazës detare në Pashaliman, Shqipëria po investon edhe në bazën tokësore të Bizës në Tiranë. Ministria e......

Pas Kuçovës, Shqipëria “ringjall” edhe Farkën - Vlera e investimit 778 milionë lekë. Do të akomodohen helikopterët “Chinook”
Pas inaugurimit të bazës ajrore të Kuçovës si bazë taktike e NATO-s, Shqipëria do të rinovojë një tjetër bazë ajrore, atë të Farkës. Instituti Gjeografik......