“Boom-i” i investimeve të Shqipërisë në baza ushtarake - Pas Pashalimanit dhe Farkës, 178 mln lekë për bazën tokësore Pajet-Bizë

Pas bazave ajrore të Kuçovës dhe Farkës, dhe bazës detare në Pashaliman, Shqipëria po investon edhe në bazën tokësore të Bizës në Tiranë.
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur tenderin me fond limit 178,6 milionë lekë me objekt “Ndërtimi i infrastrukturës së garnizonit stërvitor, Pajet - Bizë, Tiranë”.
Garnizoni i Pajetit është një ish repart ushtarak që ka funksionuar deri në vitet 90.
Ky garnizon shtrihet në një luginë dhe përshkohet nga një aks rrugor në të gjtihë gjatësinë e tij duke lidhur objekte ekzistuese në mënyrë funksionale.
Sipërfaqja e përgjithshme e pronës është 106 mijë metra katrorë dhe shtrohet 3.9 kilometra larg poligonit të Bizës, raporton SCAN.
Projekti parashikon rikonceptimin arkitektonik duke vendosur në qendër sheshin ceremonial për rreshtimin e trupave, çadrat e komandës së stërvitjes, çadrat logjistike për ushqim dhe shërbime, çadrat e ndërlidhjes si dhe sheshin e fjetjes.
Garnizoni është projektuar me dy hyrje-dalje, kërkesë kjo sipas standarteve të NATO-s për funksionimin e tyre.
Ky garnizon parashikohet që të ketë 1500 trupa dhe 100 mjete të ndryshme.
SCAN
Sondazh

Pas Kuçovës, Shqipëria “ringjall” edhe Farkën - Vlera e investimit 778 milionë lekë. Do të akomodohen helikopterët “Chinook”
Pas inaugurimit të bazës ajrore të Kuçovës si bazë taktike e NATO-s, Shqipëria do të rinovojë një tjetër bazë ajrore, atë të Farkës. Instituti Gjeografik......

Si do të ndryshojë Baza Detare e Pashalimanit në Vlorë - Projekti/ Godinë 500 metra katrorë për Qendrën e Zhytjes
Pas rinovimit të bazës ajrore të Kuçovës dhe projektit të rinovimit të bazës ajrore të Farkës, Shqipëria duket e po avancon më tej edhe më rinovimin e bazave......

Bregdet apo qytete/ Ku po përqëndrohen ndërtuesit? - Lejet e ndërtimit ndër vite; Durrësi, Tirana dhe Lezha me "hovin" më të madh
Numri total i lejeve të ndërtimit në Shqipëri përgjatë vitit 2023 u regjistrua në 1,602, duke shënuar një rritje prej 13%, krahasuar me vitin 2022. Sipas të......

Sa po ndikojnë kostot e ndërtimit në shtrenjtimin e banesave? - Analiza/ Kompanitë po shpenzojnë më shumë për energjinë, pagat dhe transportin
Vitet e fundit, sektori i pasurive të paluajtshme ka njohur një rritje të fortë çmimesh. Apartamentet janë bërë gjithnjë e më të kushtueshme, edhe pse......

Ligji për investimet strategjike, deri në fund të 2024-ës - “Rrëzohen” propozimet e Shalsit/ Po përgatitet një ligj integral
Ligji për investimet strategjike do të shtyhet deri në fund të viti 2024. Propozimet e deputetit socialist Eduard Shalsi janë rrëzuar nga komisionet......

Pse kemi nevojë për planifikim financiar? - Eksperti: Duhet vetëkontroll për të ardhurat dhe shpenzimet tuaja
Menaxhimi i të ardhurave dhe shpenzimeve personale u trajtua në emisionin Ekonomia 3D. Ekspertët e cilësojnë si domosdoshmëri për të arritur objektivat dhe......

DRSHTRR Berat me sistem fotovoltaik: Mbulon 40% të nevojës vjetore për energji elektrike!
Në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat ka përfunduar investimi për instalimin e sistemit fotovoltaik, i cili mbulon rreth 40% të......

Banka e Shqipërisë zgjat pezullimin e “MCA” - Vendimi: “Micro Credit Albania” nuk zbatoi të gjitha rekomandimet e lëna
Pas një periudhe 1-vjeçare të pezullimit të aktivitetit të kredidhënies, Banka e Shqipërisë ka penalizuar sërish subjektin financiar jobankë “Micro Credit......