Ligji për investimet strategjike, deri në fund të 2024-ës - “Rrëzohen” propozimet e Shalsit/ Po përgatitet një ligj integral

Ligji për investimet strategjike do të shtyhet deri në fund të viti 2024. Propozimet e deputetit socialist Eduard Shalsi janë rrëzuar nga komisionet parlamentare, duke kaluar vetëm neni që lidhet me shtyrjen e afatit jo deri në fund të vitit 2027, por deri në fund të këtij viti për shkak se po përgatitet një ligj i ri integral për investimet strategjike. Sqarimet janë dhënë në Komisioni e Ekonomisë.
“Deputetë të komisioneve të tjera sugjeruan dhe miratuan që të mbetemi tek propozimi im, por me një ndryshim, që të mbahet propozimi i ndryshimit të afatit në fuqi, jo në 2027, por në fund të 2024, me sugjerimin që të përgatitet ligji integral për të cilin puna ka filluar dhe është asistuar edhe nga disa partnerë të huaj. Dhe komisioni i ligjeve dje, nga 7 nene, ka rrezuar 5 nenet e para dhe ka lënë në fuqi nenin 6, dhe atë të zëvendësuar në pjesën e afatit që të jepet kohë deri në fund të vitit që të sillet një ligj i ri. Ndërkohë neni i 7 është hyrja në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare”.
Duke qenë se qeveria po harton një ligj të plotë mbi investimet, deputetja demokrate Jorida Tabaku nënvizoi si shqetësim kryesor që duhet parë me kujdes, mënyrën e trajtimit të pronave.
“Shqetësimi në lidhje me pronën është shqetësim i cili sot ka krijuar problematikën më të madhe të zbatimit të ligjit. Në kadastrën e qyteteve të jugut, problematika kryesore për korrupsion lidhet me zbatimin e këtij ligji. Pasi ligji merr parasysh që pronat të cilat janë prona pronarësh legjitim, ndërmjetëson dy privatëve për ti shitur ato me një çmim që nuk është çmim tregu por çmim VKM, duke qenë një shkelje e të drejtës së pronës”.
Ligji i hartuar dhe miratuar në vitin 2015 për investimet strategjike, ka krijuar lehtësi dhe më shumë akses për investitorët vendas dhe të huaj në Shqipëri. Kjo paketë u konceptua si një pakete ligjore pilot, me qellim qe t'u jepte një nxitje të mëtejshme projekteve te investimit në sektorët e cilësuar strategjikë sipas këtij ligji.
Referuar të dhënave zyrtare, nga viti 2016 e deri tani janë trajtuar 88 projekte investimi, prej te cilave: 40 kane përfituar status strategjik; 14 projekte janë refuzuar; 34 projekte janë në faze vlerësimi. Pjesa më e madhe e këtyre projekteve janë në sektorin e turizmit ose turizëm i integruar.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Pse kemi nevojë për planifikim financiar? - Eksperti: Duhet vetëkontroll për të ardhurat dhe shpenzimet tuaja
Menaxhimi i të ardhurave dhe shpenzimeve personale u trajtua në emisionin Ekonomia 3D. Ekspertët e cilësojnë si domosdoshmëri për të arritur objektivat dhe......

DRSHTRR Berat me sistem fotovoltaik: Mbulon 40% të nevojës vjetore për energji elektrike!
Në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat ka përfunduar investimi për instalimin e sistemit fotovoltaik, i cili mbulon rreth 40% të......

Banka e Shqipërisë zgjat pezullimin e “MCA” - Vendimi: “Micro Credit Albania” nuk zbatoi të gjitha rekomandimet e lëna
Pas një periudhe 1-vjeçare të pezullimit të aktivitetit të kredidhënies, Banka e Shqipërisë ka penalizuar sërish subjektin financiar jobankë “Micro Credit......

‘Objektiv sfidues në kohë të vështira’ - Kina pret një rritje ekonomike prej rreth 5%!
Kina synon të arrijë një rritje ekonomike prej 5% këtë vit, tha të martën Kryeministri Li Qiang, duke pranuar se do të jetë një objektiv sfidues në kohë të......

Bizneset “fundosen” në borxhe ndaj tatimeve - 80.8 milionë euro detyrime të reja në 2023-shin, kryeson TVSH-ja
Bizneset janë “zhytur” në borxhe ndaj administratës tatimore përgjatë vitit 2023, duke krijuar një shifër detyrimesh të reja e cila regjistrohet në 8.4......

Njeriu më i pasur në botë është Jeff Bezos - Elon Musk lëshon “fronin” pas 9 muajsh
Pas më shumë se nëntë muajsh, Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë. Musk humbi pozicionin e tij në krye të Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg......

Varësia e vendeve ndaj krahut të lirë të punës - Emigracioni, aktualisht tre herë mbi nivelet para pandemisë
Ndërsa emigracioni arrin nivele rekord në mbarë botën, një debat po zhvillohet mes ekonomistëve nëse disa industri janë shumë të varura nga “duart e......

Mungesa e ujit kërcënon industrinë e çipave - Sa më shumë i avancuar procesi i prodhimit, aq më shumë ujë konsumohet
Prodhuesit globalë të çipave përdorin tashmë po aq ujë sa Hong Kongu, një qytet me 7.5 milionë banorë, duke paralajmëruar se mungesa e ujit kërcënon industrinë......