Bizneset “fundosen” në borxhe ndaj tatimeve - 80.8 milionë euro detyrime të reja në 2023-shin, kryeson TVSH-ja
Bizneset janë “zhytur” në borxhe ndaj administratës tatimore përgjatë vitit 2023, duke krijuar një shifër detyrimesh të reja e cila regjistrohet në 8.4 miliardë lekë apo 80.8 milionë euro.
Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të siguruara nga SCAN TV mbi ecurinë dhe gjendjen e detyrimeve tatimore të papaguara në afat tregtojnë se në janar të 2023, stoku i detyrimeve regjistrohej në 146.8 miliard lekë ndërsa në 31 dhjetor 2023, kjo shifër është rritur në 155.2 miliardë lekë.
Sipas tatimeve, në detyrimet prej 155.2 miliardë lekë të cilat ndiqen deri më 31 Dhjetor 2023, është e përfshirë edhe vlera prej 13.95 miliardë lekë, e cila është në proces gjyqësor, ku deri në fund të Dhjetor 2023 zë 9% të stokut të detyrimeve te papaguara.
Gjatë periudhës së marrë në analizë, stoku i detyrimeve tatimore është rritur me 6%. Nga të dhënat e mësipërme rezulton se principali i detyrimeve tatimore të akumuluara përben rreth 61% të shumës totale të detyrimeve tatimore, ndërkohë që pjesa tjetër e këtyre detyrimeve 39% e mbetur përbëhet nga penalitetet dhe kamatëvonesa.
Në stokun e detyrimeve të papaguara në afat të ndarë sipas llojit të tatimit, TVSH zë peshën më të madhe në stokun e borxhit me 36% në vlerë 55.3 miliardë lekë, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 29% në vlerë 44.8 miliardë lekë, zëri Të Tjera me 15% në vlerë 23.9 miliardë lekë, Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 15% në vlerë 22.5 miliardë lekë, Tatimi në Burim me 4% në vlerë 5.9 miliardë lekë, TAP me 1% në vlerë 2,3 miliardë lekë dhe DIVA me 0.3% në vlerë 462 miliardë lekë.
Rritja më të madhe të detyrimeve përgjatë këtij viti ka ardhur nga TVSH-ja, tatim fitimi dhe sigurimet shoqërore. Sa i takon moshës së borxhit, rezulton që të jetë me vjetërsi mbi 2 vjet në vlerë 127,7 miliardë lekë është 82% ndaj totalit të stokut.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Njeriu më i pasur në botë është Jeff Bezos - Elon Musk lëshon “fronin” pas 9 muajsh
Pas më shumë se nëntë muajsh, Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë. Musk humbi pozicionin e tij në krye të Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg......

Varësia e vendeve ndaj krahut të lirë të punës - Emigracioni, aktualisht tre herë mbi nivelet para pandemisë
Ndërsa emigracioni arrin nivele rekord në mbarë botën, një debat po zhvillohet mes ekonomistëve nëse disa industri janë shumë të varura nga “duart e......

Mungesa e ujit kërcënon industrinë e çipave - Sa më shumë i avancuar procesi i prodhimit, aq më shumë ujë konsumohet
Prodhuesit globalë të çipave përdorin tashmë po aq ujë sa Hong Kongu, një qytet me 7.5 milionë banorë, duke paralajmëruar se mungesa e ujit kërcënon industrinë......

Reduktimi i mbetjeve të paketimeve - BE arrin një marrëveshje të përkohshme
Bashkimi Europian ka arritur një marrëveshje të përkohshme për një ligj të ri për të shkurtuar mbeturinat e paketimit dhe për të ndaluar mbështjellëset......

Makina fluturuese është pothuajse një realitet - Me shpejtësi 190 km/orë, porositen 2.850 modelet e para
Alef Aeronautics, një startup i makinave fluturuese në pronësi të SpaceX të Elon Musk, tha se ka arritur në 2.850 porosi për automjetin e tij elektrik......

Ish-drejtuesit e Twitter-it padisin Musk për 118 milionë euro!
Ish-drejtuesit e lartë të Twitter kanë paditur Elon Musk dhe X Corp., duke thënë se ata kanë të drejtë për një total prej më shumë se 128 milionë dollarë (118......

Dobësohen ndjeshëm valutat kryesore!
Dollari amerikan ka humbur pika nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 95.3 lekë dhe është shitur me 96.2 lekë sipas kursit të këmbimit......

Bashkim i tregjeve të energjisë Shqipëri-Kosovë - Inaugurohet bursa ALPEX/ Kurti: Hapim ekonominë, ndihmojmë bizneset
Shqipëria dhe Kosova do të kenë një treg të përbashkët të energjisë elektrike. Gjatë ceremonisë zyrtare të zhvilluar me rastin e funksionalizimit të Tregut......