Europa Postuar më 5 Mars 2024, 10:04

Reduktimi i mbetjeve të paketimeve - BE arrin një marrëveshje të përkohshme

Nga SCAN TV
Reduktimi i mbetjeve të paketimeve - BE arrin një marrëveshje

Bashkimi Europian ka arritur një marrëveshje të përkohshme për një ligj të ri për të shkurtuar mbeturinat e paketimit dhe për të ndaluar mbështjellëset plastike njëpërdorimshe, si çantat e supermarketeve për frutat dhe shishet e vogla të shampove në hotele. Megjithëse do të ketë përjashtime për sektorë të caktuar.

Komisioni Europian propozoi një rinovim në vitin 2022 të rregullave për mbetjet e paketimit, të cilat në BE janë rritur me më shumë se 20% në dekadën e fundit, nxitur nga blerjet në internet dhe zakonet e konsumit “merr dhe ik”. Çdo europian gjeneron pothuajse 190 kg mbetje paketimi në vit.

Negociatorët nga Parlamenti Europian dhe Belgjika, e cila mban presidencën e rradhës gjashtëmujore të BE-së, ranë dakord për objektivat e reduktimit të paketimit prej 5% deri në vitin 2030 dhe 15% deri në vitin 2040. Por dhe për faktin se të gjitha ambalazhet duhet të jenë të riciklueshme deri në vitin 2030.

Deri atëherë, një ndalim do të jetë në fuqi për artikujt plastikë njëpërdorimësh si pjatat, gotat dhe kutitë me një përdorim nga restorantet e ushqimit të shpejtë, mbështjellëset për valixhet në aeroporte dhe çantat e lehta, të tilla si ato që ofrohen në tregjet për ushqimet.

Do të ketë gjithashtu një ndalim për kimikatet në paketimet në kontakt me ushqimin. Ky ndalim do të jetë i përhershëm. BE-ja do të zbatojë gjithashtu objektiva të ripërdorimit, të tilla si 10% për ambalazhet që merren me vete dhe për mbajtësit e pijeve, përveç atyre për verën ose qumështin. Kartoni gjithashtu do të përjashtohet, siç kishin kërkuar vende të tilla si Finlanda.

Negociatorët ranë dakord që hapësira boshe duhet të përbëjë jo më shumë se 50% të mallrave të paketuara, duke i dhënë fund kutive të mëdha për dërgesat në internet. Objektivat në tërësi nuk do të zbatohen për bizneset shumë të vogla. Marrëveshja ka ende nevojë për miratim nga Parlamenti Europian dhe qeveritë e BE-së, gjë që nuk pritet para zgjedhjeve të qershorit.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Mars

Dobësohen ndjeshëm valutat kryesore!

Dollari amerikan ka humbur pika nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 95.3 lekë dhe është shitur me 96.2 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat