Kreditë e reja për biznesin, rekord në janar - Tregtia vijon në vend të parë me 4.8 mld lekë, ndërtimi i dyti
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për muajin e parë të vitit 2024, vihet re një rritje e huave të reja të dhëna gjatë janarit drejt bizneseve dhe korporatave jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit të tyre ekonomik. Kështu, gjatë muajit janar flukset hyrëse të parasë në nivel huash të reja për biznesin fiksohen në rreth 17 miliardë. Krahasur me janarin e vitit të kaluar, kemi një rritje prej 67.1%, ose e thënë në vlerë absolute, me 915 milionë lekë. Krahasuar me të njëtën periudhë në 6 vitet e fundit, janari i këtij viti shënon vlerën më të lartë.
Përsa i përket sektorëve që janë mbështetur më së shumti nga kreditë e shpërndara gjatë muajit janar shohim që mbizotëron “Tregtia me shumicë dhe me pakicë”, me 4.8 mld lekë hua të marra nga banka, ose 10.7% më shumë se në Janar të vitit 2023. Më pas, në vendin e dytë dhe të tretë renditen "Ndërtimi" dhe "Industria Përpunuese" me 3.1 mld lekë dhe 2 mld lekë kredi të re të huazuar nga banka.
Nga ana tjetër, të dhënat nga institucioni i bankës tregojnë se sektorët që i'u drejtuan më pak bankave për kredi ishin "Aktivitetet profesionale shkencore dhe teknike" me 32 mln lekë dhe "Aktivitetet e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve për përdorim vetjak" me 48 mln lekë.
Ndërkohë, nëse analizojmë zgjerimin e portofolit për secilin sektor në terma vjetorë, shifrat thonë se sektori i "Industrisë Nxjerrëse" ka patur rritjen më të lartë me 3275% dhe "Aktivetet e tjera të shërbimit" e kanë zgjeruar portofolin e tyre me 1027%. Ndërkohë "Industria Përpunuese dhe ‘Tregtia" edhe pse kanë vlerën më të lartë të kredisë krahasur me sektorët e tjerë në muajin Janar 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës këto sektorë e rritën financimin e tyre me 51% dhe 11% përkatësisht.
Armela Duka/SCAN

A do kthehet Shqipëria në një “superfuqi” ushtarake në Ballkan? - Shifrat/ Si do të ndikojë Baza e Kuçovës në renditjen ushtarake të vendit
Është përuruar në Kuçovë baza ajrore e restauruar që tashmë është vënë në dispozicion të Aleancës së Atlantikut Verior, një bazë e cila do të shërbejë si një......

Sa biznese janë shtuar në Shqipëri? - 2023-shi shënon rritje, mbi 13 mijë fermerë formalizohen
Ecuria pozitive e ekonomisë përgjatë vitit 2023 është reflektuar edhe në rritjen e numrit të bizneseve të reja. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e......

Begaj falënderon aleatët e NATO-s dhe SHBA-në / Baza e re, kapitull i ri në sigurinë e vendit dhe rajonit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e mbajtur u shpreh se baza e re ajrore e Kuçovës, shënon një kapitull të ri në......

“Me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë” – Rama: Baza e Kuçovës i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike
Në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, gjatë fjalimit të mbajtur, Kryeministri Rama theksoi se tashmë ofrohet infrastrukturë moderne për......

Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s, Cummings: Arritje sfiduese, përfshirë edhe inflacionin që ndodhi gjatë realizimit të projektit
Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimet (NSPA), Stacy. A. Cummings gjatë fjalimit të saj të mbajtur në ceremoninë e......

Në cilat vende klasa e mesme pagoi taksat më të larta dhe më të ulëta në Europë?
Klasat e mesme në Mbretërinë e Bashkuar vazhdojnë të përballen me vështirësi ekonomike pavarësisht se fitojnë deri në 60,000 paund në vit (70,180 euro), sipas......

Inaugurohet baza e Kuçovës – Peleshi: Ka ardhur koha që në Kuçovë të ndjehet jehona e avionëve të NATO-s
Ka nisur sot në Kuçovë inaugurimi i bazës së Natos, siç është njoftuar edhe më parë nga Ministria e Mbrojtjes. Fjalimi hapës i ceremonisë është mbajtur nga......

Pse borxhi kombëtar i SHBA-së po rritet me 1 trilion dollarë rreth çdo 100 ditë?!
Ngarkesa e borxhit të SHBA-së po rritet me një ritëm më të shpejtë në muajt e fundit, duke rritur rreth 1 trilion dollarë pothuajse çdo 100 ditë. Borxhi i......