“Me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë” – Rama: Baza e Kuçovës i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike

Në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, gjatë fjalimit të mbajtur, Kryeministri Rama theksoi se tashmë ofrohet infrastrukturë moderne për flotën tonë të helikopterëve e dronëve të armatosur dhe avionët luftarakë të Aleancës.
“Shqipëria gjendet në anën tjetër, duke mirëpritur me respekt aleatët e saj dhe partnerë, në një aleancë që është së pari aleancë vlerash për garantimin e paqes. Jam i lumtur që një punë e nisur prej kohësh, arriti të përfundojë. Këtu me ne janë miq, aleatë. Falënderoj ministrin e Mbrojtjes së Italisë, që ka ardhur me disa avionë me vete. Falënderoj miqtë turq, që për 3 dekada e mbajtën gjallë frymën e kësaj dekade. Një bazë, që është një tjetër element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, që e dimë është jo pak i rrezikuar nga Federata Ruse. Riaktivizimi i këtij aeroporti është vazhdim i rritjes së flotës sonë ajrore”, u shpreh Rama.
Rama nënvizoi se kjo bazë do të shërbejë edhe për të çuar në një tjetër nivel përgatitjen e aviatorëve tanë, ndërkohë që i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike.
Kryeministri theksoi se baza ajrore e Kuçovës është sot është tërësisht e transformuar dhe e gatshme si një bazë e re taktike e NATO-s me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë.
“Një bazë e cila është një tjetër element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, i cili e dimë mirë se është një rajon jo i pa rrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet neoimperialiste të Federatës Ruse”, tha Rama.
Kryeministri nënvizoi se riaktivizimi i këtij aeroporti ushtarak është njëkohësisht dhe pjesë e ripërtëritjes së mëtejshme cilësore të flotës tonë ajrore. “Dy helikopterët e rinj ‘Black Hawk’ si dhe dronët ‘Bayraktar’ janë pjesë e një rritjeje që do të vazhdojë”, tha ai.
“E fundit, dua t’i shpreh falënderim të gjithë atyre që kontribuan, duke nisur nga aleatët tanë të NATO-s, me shpresën dhe besimin që kjo bazë e re, do të shoqërohet në vitet në vijim, nga baza e re detare e NATO-s në Porto Romano. Jemi besimplotë se së shpejti do t’i gëzohemi lajmit të përfshirjes së këtij projekti në planet e Alliances. Urim për shëndet të gjitha Forvave tona të Armatosura, që dita ditës e bëjnë Shqipërinë më krenare”, u shpreh Rama.
SCAN
Sondazh

Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s, Cummings: Arritje sfiduese, përfshirë edhe inflacionin që ndodhi gjatë realizimit të projektit
Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimet (NSPA), Stacy. A. Cummings gjatë fjalimit të saj të mbajtur në ceremoninë e......

Në cilat vende klasa e mesme pagoi taksat më të larta dhe më të ulëta në Europë?
Klasat e mesme në Mbretërinë e Bashkuar vazhdojnë të përballen me vështirësi ekonomike pavarësisht se fitojnë deri në 60,000 paund në vit (70,180 euro), sipas......

Inaugurohet baza e Kuçovës – Peleshi: Ka ardhur koha që në Kuçovë të ndjehet jehona e avionëve të NATO-s
Ka nisur sot në Kuçovë inaugurimi i bazës së Natos, siç është njoftuar edhe më parë nga Ministria e Mbrojtjes. Fjalimi hapës i ceremonisë është mbajtur nga......

Pse borxhi kombëtar i SHBA-së po rritet me 1 trilion dollarë rreth çdo 100 ditë?!
Ngarkesa e borxhit të SHBA-së po rritet me një ritëm më të shpejtë në muajt e fundit, duke rritur rreth 1 trilion dollarë pothuajse çdo 100 ditë. Borxhi i......

Gjigantët e naftës OPEC+ thellojnë uljet e prodhimit të naftës mes pasigurisë ekonomike!
Disa anëtarë të kartelit të naftës OPEC, të udhëhequr nga Arabia Saudite, dhe prodhuesit aleatë si Rusia po thellojnë përsëri shkurtimet e tyre vullnetare të......

Hapet sot baza ajrore e NATO-s – Investim rreth 50 milionë euro!
Kryeministri vendit, Edi Rama ka bërë me dije se është hapur sot baza ajrore e NATO-s, me infrastrukturë moderne për flotën tonë të helikopterëve e dronëve të......

Zvicra miraton pensionin e 13-të - Më shumë mbështetje për të moshuarit përballë inflacionit
Zvicra votoi pro rritjes së pensioneve në një referendum, pasi shqetësimi për kostot e jetesës dhe mbështetja për një rrjet më të fortë të sigurimeve shoqërore......

Turqit gjejnë “strehë” në stoqe kundër inflacionit - Një rritje prej 20% në bursën e Stambollit që nga fillimi i vitit
Entusiazmi i investitorëve për aksionet e teknologjisë, në atë që shumë ekonomistë e quajnë ‘furi globale për kompanitë e teknologjisë’ të udhëhequr nga......