Hapet sot baza ajrore e NATO-s – Investim rreth 50 milionë euro!

Kryeministri vendit, Edi Rama ka bërë me dije se është hapur sot baza ajrore e NATO-s, me infrastrukturë moderne për flotën tonë të helikopterëve e dronëve të armatosur dhe avionët luftarakë të Aleancës.
“Ajo do të shërbejë edhe për të çuar në një tjetër nivel përgatitjen e aviatorëve tanë, ndërkohë që i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike,” shkruan Rama.
Me këtë rast do të mbahet një ceremoni e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes ku do marrin pjesë dy përfaqësues të lartë të Aleancës, Stacy Cummings Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë për Mbështetjen dhe Prokurimin dhe gjeneral lejtnant Pablo Sánchez de Lara që është komandanti i Qendrës së Kombinuar të Operacionit Ajror të NATO-s në Bazën Ajrore të Spanjës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe Presidenti Bajram Bega, Kryeministrit Edi Rama si dhe ministrat e Mbrojtjes së Italisë e Turqisë.
Pas fjalimeve, është parashikuar dhe një spektakël ajror ku do të fluturojnë dy F35, dy F16 dhe 2 Eurofighter për të demonstruar kapacitetet taktike dhe teknike të këtyre avionëve ushtarakë.
Sondazh

Zvicra miraton pensionin e 13-të - Më shumë mbështetje për të moshuarit përballë inflacionit
Zvicra votoi pro rritjes së pensioneve në një referendum, pasi shqetësimi për kostot e jetesës dhe mbështetja për një rrjet më të fortë të sigurimeve shoqërore......

Turqit gjejnë “strehë” në stoqe kundër inflacionit - Një rritje prej 20% në bursën e Stambollit që nga fillimi i vitit
Entusiazmi i investitorëve për aksionet e teknologjisë, në atë që shumë ekonomistë e quajnë ‘furi globale për kompanitë e teknologjisë’ të udhëhequr nga......

Kursimet globale janë në rënie - Shkaqet e fenomenit dhe frika e një epoke të re të normave të larta të interesit
Vërshimi i kursimeve globale që po krijohej rreth 20 vjet më parë kur Rezerva Federale drejtohej nga Ben Bernanke tenton të kthehet në një deficit kursimi pasi......

Kompanitë gjermane kanë lajme të këqija: Reduktohen punësimet dhe paralajmërohen largime masive nga puna!
Punëdhënësit në Gjermani ndërprenë planet e punësimit edhe në shkurt, dhe pushimet nga puna janë gjithashtu të mundshme në muajt e ardhshëm. Indeksi i......

BB lehtëson kreditë dhe garancitë e investimeve - Synohet një objektiv vjetor prej 20 miliardë dollarësh
Grupi i Bankës Botërore tha se do të konsolidojë strukturën e garancisë së kredisë dhe investimeve si pjesë e objektivit të tij për të trefishuar garancitë......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 95.5 lekë dhe është shitur me 96.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane sakaq blihet sot me 103.6 lekë......

Nuk ka telefon deri në 16? A do ta bënit këtë marrëveshje me fëmijën tuaj?
Nëse do ta dinit se duke e ndaluar fëmijën tuaj të ketë një telefon inteligjent deri në moshën 16-vjeçare do të përfitonte mirëqenien e tij në një mori......

'Wealth': Singapori vendi më i arsimuar në botë
Lista e vendeve më të arsimuara në botë, me në krye Singaporin, pasqyron një njohje globale të vlerave te arsimit, sipas “Wealth”. Vende si Finlanda, Koreja......