Shqipëria Postuar më 4 Mars 2024, 11:11

Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s, Cummings: Arritje sfiduese, përfshirë edhe inflacionin që ndodhi gjatë realizimit të projektit

Nga SCAN TV
Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s, Cummings:

Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimet (NSPA), Stacy. A. Cummings gjatë fjalimit të saj të mbajtur në ceremoninë e organizuar për hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë u shpreh se tashmë është ndërtuar një stacion modern për operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

“Baza ajrore e Kuçovës na kontaktoi për projektimin dhe shërbimin që të punonim krah për krah me Shqipërinë dhe kontraktorët italianë dhe me mbështetjen e paçmuar të autoriteteve lokale të Shqipërisë ofruam punime me cilësi të shkëlqyer, me materiale me standardet e NATO-s. Punimet u përmbushën brenda afateve të pritshme dhe në përputhje me buxhetin fillestar, një arritje e vërtetë sfiduese duke pasur parasysh edhe inflacionin që ndodhi gjatë realizimit të projektit”, tha Cummings.

“Ky ka qenë ekzekutimi i programit të parë të investimit të NATO-s në Shqipëri dhe NSPA është krenare që ka ofruar mbështetje efikase dhe mjaft të shpejtë për Shqipërinë për të realizuar këtë hap në infrastrukturë, jo vetëm për vendin pritës, por gjithashtu edhe për Aleancën”, tha ajo.

“Duke u mbështetur në këtë gur themeli ne presim me padurim që të shtrijmë partneritetin në Shqipëri, duke zgjeruar gamën e blerjeve të infrastrukturës të mjeteve logjistike, si dhe mbështetjen e operacioneve dhe të shërbimeve të ndryshme. NSPA është e gatshme që të rrisë kapacitetet ndërkombëtare dhe të forcojë aftësinë e Aleancës për të përmbushur detyrat e saj themelore për parandalimin e krizave, menaxhimin e tyre si për sigurinë e përbashkët”, u shpreh Cumming.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat