Begaj falënderon aleatët e NATO-s dhe SHBA-në / Baza e re, kapitull i ri në sigurinë e vendit dhe rajonit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e mbajtur u shpreh se baza e re ajrore e Kuçovës, shënon një kapitull të ri në sigurinë e vendit dhe të gjithë rajonit tonë.
Kreu i Shtetit i shprehu mirënjohjen të gjithë aleatëve në NATO, veçanërisht partnerit strategjik, SHBA-së, për mbështetjen e paçmuar që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugëtimin euroatlantik.
“Detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO dhe nga procesi i anëtarësimit në BE janë natyrshëm edhe interesat strategjike të Shqipërisë. Baza ajrore taktike e NATO-s, e ngritur në Kuçovë, ku historia takohet me modernen, simbolizon një urë ku e shkuara dhe e tashmja bashkohen për të siguruar një të ardhme të sigurt. Ky zhvillim nuk është vetëm një arritje ushtarake, është simbol i qartë i angazhimit tonë për të mbrojtur vendin, dhe parimet e vlerat demokratike që ne, si aleatë të NATO-s, ndajmë së bashku”, shtoi ai.
Sipas Presidentit, “Shqipëria dhe Kuçova nuk u zgjodhën rastësisht. Kjo dëshmon vlerësimin dhe besimin që aleatët kanë te Shqipëria, si një partnere e denjë dhe e përkushtuar. NATO nëpërmjet këtij investimi, tregon se Shqipëria ka një rëndësi strategjike për Aleancën. Është një investim për të forcuar kapacitetet, planet, burimet dhe infrastrukturën e aleancës”.
“Ky investim merr një rëndësi të veçantë sidomos më kushtet kur siguria në hapësirën euroatlantike është e rrezikuar. Agresioni i paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës, situata në Lindjen e Mesme dhe në rajone të tjera, terrorizmi, si dhe kërcënime të tjera përbëjnë sfida për interesat dhe vlerat që përfaqëson bashkësia euroatlantike. Konfrontimet politiko-ushtarake rrezikojnë të përshkallëzohen dhe të përhapen. Kjo u pa më së miri shtatorin e kaluar në sulmin terrorist të Banjskës, në Kosovë. Ai sulm tregoi se sa e brishtë është siguria në rajonin tonë dhe dëshmoi se ka ende aktorë lokalë, të cilët mundohen ta projektojnë të ardhmen nëpërmjet një të kaluare e cila nuk duhet të kthehet më”, theksoi Presidenti.
“Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj konstruktiv në rajon e më gjerë. Rritja e buxhetit për mbrojtjen, modernizimi i forcave tona të armatosura, rritja e kapaciteteve mbrojtëse dhe fuqizimi i kapaciteteve njerëzore janë domosdoshmëri. Unë mbështes çdo nismë që qeveria ka ndërmarrë për mbështetjen sociale të personelit të Forcave të Armatosura sepse të jesh pjesë e Forcave të Armatosura nuk është vetëm një profesion, është krenari kombëtare, i shërben Atdheut dhe kauzës së lartë të paqes dhe sigurisë”, tha Presidenti Begaj.
SCAN
Sondazh

“Me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë” – Rama: Baza e Kuçovës i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike
Në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, gjatë fjalimit të mbajtur, Kryeministri Rama theksoi se tashmë ofrohet infrastrukturë moderne për......

Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s, Cummings: Arritje sfiduese, përfshirë edhe inflacionin që ndodhi gjatë realizimit të projektit
Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimet (NSPA), Stacy. A. Cummings gjatë fjalimit të saj të mbajtur në ceremoninë e......

Në cilat vende klasa e mesme pagoi taksat më të larta dhe më të ulëta në Europë?
Klasat e mesme në Mbretërinë e Bashkuar vazhdojnë të përballen me vështirësi ekonomike pavarësisht se fitojnë deri në 60,000 paund në vit (70,180 euro), sipas......

Inaugurohet baza e Kuçovës – Peleshi: Ka ardhur koha që në Kuçovë të ndjehet jehona e avionëve të NATO-s
Ka nisur sot në Kuçovë inaugurimi i bazës së Natos, siç është njoftuar edhe më parë nga Ministria e Mbrojtjes. Fjalimi hapës i ceremonisë është mbajtur nga......

Pse borxhi kombëtar i SHBA-së po rritet me 1 trilion dollarë rreth çdo 100 ditë?!
Ngarkesa e borxhit të SHBA-së po rritet me një ritëm më të shpejtë në muajt e fundit, duke rritur rreth 1 trilion dollarë pothuajse çdo 100 ditë. Borxhi i......

Gjigantët e naftës OPEC+ thellojnë uljet e prodhimit të naftës mes pasigurisë ekonomike!
Disa anëtarë të kartelit të naftës OPEC, të udhëhequr nga Arabia Saudite, dhe prodhuesit aleatë si Rusia po thellojnë përsëri shkurtimet e tyre vullnetare të......

Hapet sot baza ajrore e NATO-s – Investim rreth 50 milionë euro!
Kryeministri vendit, Edi Rama ka bërë me dije se është hapur sot baza ajrore e NATO-s, me infrastrukturë moderne për flotën tonë të helikopterëve e dronëve të......

Zvicra miraton pensionin e 13-të - Më shumë mbështetje për të moshuarit përballë inflacionit
Zvicra votoi pro rritjes së pensioneve në një referendum, pasi shqetësimi për kostot e jetesës dhe mbështetja për një rrjet më të fortë të sigurimeve shoqërore......