Sa biznese janë shtuar në Shqipëri? - 2023-shi shënon rritje, mbi 13 mijë fermerë formalizohen
Ecuria pozitive e ekonomisë përgjatë vitit 2023 është reflektuar edhe në rritjen e numrit të bizneseve të reja. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve të siguruara nga SCAN TV, rezulton se numri i tatimpaguesve aktive, që kanë një përgjegjësi tatimore në Regjistrin Kombëtar në fund të vitit 2023, regjistrohet në 127,698 tatimpagues gjithsej nga 123,340 tatimpagues në fund të vitit 2022. E thënë ndryshe janë afro 4,358 tatimpagues aktivë aktive më shume se në 2022-shin.
Sipas kategorizimit te tatimpaguesve, bazuar nivelit te qarkullimit te realizuar dhe vetëdeklaruar, në fund të vitit rezultojnë: 93,709 tatimpagues te regjistruar në biznes të vogël, 31,222 tatimpagues në biznes të madh dhe 2,767 të tjerë .
Në shifrën gjithsej te tatimpaguesve aktivë rezultojnë te regjistruar në përgjegjësinë tatimore TVSH 34,767 tatimpagues ne fund te vitit 2023, nga të cilët 9,450 janë tatimpagues të biznesit të vogël.
Të dhënat e tatimeve tregtojnë se gjatë vitit 2023 u regjistruan si tatimpagues të rinj për herë të parë 18,777 subjekte, ku rezulton 604 më me shume se viti 2022. Ne numrin e tatimpaguesve aktive nuk janë përfshirë 96,835 fermerë/prodhues bujqësorë të cilët nuk kanë përgjegjësi tatimore.
Vetëm ne vitin 2023 u regjistruan nga Drejtoritë Rajonale Tatimore ne rrethe 12,995 fermerë. Ky numër pritet të vijë sërish në rritje përgjatë këtij viti për shkak të skemave kombëtare, ku kusht kryesor për përfitim është pajisja me niptin e fermerit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Begaj falënderon aleatët e NATO-s dhe SHBA-në / Baza e re, kapitull i ri në sigurinë e vendit dhe rajonit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e mbajtur u shpreh se baza e re ajrore e Kuçovës, shënon një kapitull të ri në......

“Me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë” – Rama: Baza e Kuçovës i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike
Në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, gjatë fjalimit të mbajtur, Kryeministri Rama theksoi se tashmë ofrohet infrastrukturë moderne për......

Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s, Cummings: Arritje sfiduese, përfshirë edhe inflacionin që ndodhi gjatë realizimit të projektit
Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimet (NSPA), Stacy. A. Cummings gjatë fjalimit të saj të mbajtur në ceremoninë e......

Në cilat vende klasa e mesme pagoi taksat më të larta dhe më të ulëta në Europë?
Klasat e mesme në Mbretërinë e Bashkuar vazhdojnë të përballen me vështirësi ekonomike pavarësisht se fitojnë deri në 60,000 paund në vit (70,180 euro), sipas......

Inaugurohet baza e Kuçovës – Peleshi: Ka ardhur koha që në Kuçovë të ndjehet jehona e avionëve të NATO-s
Ka nisur sot në Kuçovë inaugurimi i bazës së Natos, siç është njoftuar edhe më parë nga Ministria e Mbrojtjes. Fjalimi hapës i ceremonisë është mbajtur nga......

Pse borxhi kombëtar i SHBA-së po rritet me 1 trilion dollarë rreth çdo 100 ditë?!
Ngarkesa e borxhit të SHBA-së po rritet me një ritëm më të shpejtë në muajt e fundit, duke rritur rreth 1 trilion dollarë pothuajse çdo 100 ditë. Borxhi i......

Gjigantët e naftës OPEC+ thellojnë uljet e prodhimit të naftës mes pasigurisë ekonomike!
Disa anëtarë të kartelit të naftës OPEC, të udhëhequr nga Arabia Saudite, dhe prodhuesit aleatë si Rusia po thellojnë përsëri shkurtimet e tyre vullnetare të......

Hapet sot baza ajrore e NATO-s – Investim rreth 50 milionë euro!
Kryeministri vendit, Edi Rama ka bërë me dije se është hapur sot baza ajrore e NATO-s, me infrastrukturë moderne për flotën tonë të helikopterëve e dronëve të......