A do kthehet Shqipëria në një “superfuqi” ushtarake në Ballkan? - Shifrat/ Si do të ndikojë Baza e Kuçovës në renditjen ushtarake të vendit

Është përuruar në Kuçovë baza ajrore e restauruar që tashmë është vënë në dispozicion të Aleancës së Atlantikut Verior, një bazë e cila do të shërbejë si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore të vendit. Kjo bazë e ndërtuar për herë të parë gjatë periudhës së komunizmit në vitin 1952, vjen tani me një infrastrukturë të re, moderne dhe me kushte bashkëkohore.
Shqipëria përmes kësaj baze do të japë kontributin e saj në ndihmë të ruajtjes së vlerave dhe paqes. Por çfarë fiton vendi ynë nga kjo bazë? Përveç zhvillimit të aftësive mbrojtëse dhe pozicionit mjaft të mirë që ka, jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin, kjo bazë do të zhvillojë edhe ekonominë e qytetit përmes punësimit.
Sipas të dhënave, për këtë projekt janë investuar rreth 55 milionë euro, ku nga NATO u investuan afërsisht 50 milioneë euro dhe nga qeveria shqiptare rreth 5 milionë euro. Nga ana tjetër, 3 dronë “Bayraktar” janë tashmë pjesë e arsenalit të forcave tona të armatosura. Dronët e blerë në Turqi, mbërritën në Shqipëri pas firmosjes së marrëveshjes në dhjetorit të vitit 2022.
Nisur nga kjo, “Scan Intel” ka kryer një analizë të thelluar duke marrë në konsideratë të dhënat e publikuara nga “Global Firepower” në një indeks i cili e përcakton rezultatin e një shteti të caktuar në varësi të kapacitetit për t’u mbrojtur apo për të kryer operacione ushtarake. Për llogaritjen e këtij treguesi merren në konsideratë faktorë si: numri i trupave ushtarakë, financat, teknologjia e artilerisë, aftësitë logjistike etj.
Shqipëria renditet në vendin e 90-të, nga 145 vende të botës, në indeksin e fuqisë ushtarake për vitin 2024, duke u përmirësuar, krahasuar me edicioninn e një viti më parë. “Scan Intel” ka analizuar të dhënat nga ky raport për të parë se sa e gatshme është Shqipëria të mbrohet përmes ajrit. Sipas të dhënave të indeksit vendi ynë disponon vetëm 19 avionë në total, ndërkohë nuk regjistron asnjë avion që përdoret për trajnim, asnjë avion luftarak, asnjë avion të misioneve speciale ushtarake dhe asnjë avion apo helikopter sulmues.
Pra sa i përket hapësirës ajrore Shqipëria renditet në vend të 100 nga 145 shtete në total. Por si krahasohemi me vendet e rajonit në këtë aspekt? Edhe pse në indeksin e përgjithshëm renditemi në vend të dytë pas Serbisë, të dhënat sa i përket forcave ajrore nuk janë aq optimiste.
Shqipëria renditet e katërta në rajon pas Serbisë, Bosnje Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, duke lënë pas Kosovën dhe Malin e Zi. Të dhënat tregojnë se sa i përket renditjes së forcave ajrore Shqipëria dhe Maqedonia Veriut kanë diferencë më një pozicion në renditje.
Megjithatë, inagurimi i bazës në Kuçovë si dhe dronët “Bayraktar”, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, janë një sinjal pozitiv në fushën e mbrojtjes në Shqipëri. Këto investime pritet të përmirësojnë edhe pozcionin e vendit tonën në indeks mes vendeve të botës, por sidomos mes vendeve të rajonit. Theksojmë se baza në Kuçovë është e vetmja baze e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë, është në diskutim edhe ndërtimi i bazës detare të NATO-s në Porto Palermo.
Sipas indeksit, Shqipëria renditet në vend të 113-të mes 145 vendeve në total sa i përket buxhetit të mbrojtjes, duke u rritur nga një vit më parë. Nga të dhënat e “Ministrisë së Financave” buxheti i vitit 2024 i Ministrisë së Mbrojtjes arrin në 48.3 miliardë lekë.
Në vitin 2018, shpenzimet nga buxheti për mbrojtjen ishin sa 0.7% e PBB-së, për t`u ngjitur në plot 2% në vitin 2024, çka sinjalizon një rritje të fokusit të qeverisë ndaj mbrojtjes, por edhe një angazhim pak më të lartë për të arritur detyrimin si vend anëtar i NATO-s, me shpenzimet pranë 2% të PBB-së.
SCAN INTEL
Sondazh

Sa biznese janë shtuar në Shqipëri? - 2023-shi shënon rritje, mbi 13 mijë fermerë formalizohen
Ecuria pozitive e ekonomisë përgjatë vitit 2023 është reflektuar edhe në rritjen e numrit të bizneseve të reja. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e......

Begaj falënderon aleatët e NATO-s dhe SHBA-në / Baza e re, kapitull i ri në sigurinë e vendit dhe rajonit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e mbajtur u shpreh se baza e re ajrore e Kuçovës, shënon një kapitull të ri në......

“Me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë” – Rama: Baza e Kuçovës i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike
Në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, gjatë fjalimit të mbajtur, Kryeministri Rama theksoi se tashmë ofrohet infrastrukturë moderne për......

Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s, Cummings: Arritje sfiduese, përfshirë edhe inflacionin që ndodhi gjatë realizimit të projektit
Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimet (NSPA), Stacy. A. Cummings gjatë fjalimit të saj të mbajtur në ceremoninë e......

Në cilat vende klasa e mesme pagoi taksat më të larta dhe më të ulëta në Europë?
Klasat e mesme në Mbretërinë e Bashkuar vazhdojnë të përballen me vështirësi ekonomike pavarësisht se fitojnë deri në 60,000 paund në vit (70,180 euro), sipas......

Inaugurohet baza e Kuçovës – Peleshi: Ka ardhur koha që në Kuçovë të ndjehet jehona e avionëve të NATO-s
Ka nisur sot në Kuçovë inaugurimi i bazës së Natos, siç është njoftuar edhe më parë nga Ministria e Mbrojtjes. Fjalimi hapës i ceremonisë është mbajtur nga......

Pse borxhi kombëtar i SHBA-së po rritet me 1 trilion dollarë rreth çdo 100 ditë?!
Ngarkesa e borxhit të SHBA-së po rritet me një ritëm më të shpejtë në muajt e fundit, duke rritur rreth 1 trilion dollarë pothuajse çdo 100 ditë. Borxhi i......

Gjigantët e naftës OPEC+ thellojnë uljet e prodhimit të naftës mes pasigurisë ekonomike!
Disa anëtarë të kartelit të naftës OPEC, të udhëhequr nga Arabia Saudite, dhe prodhuesit aleatë si Rusia po thellojnë përsëri shkurtimet e tyre vullnetare të......