Spiropali-Kallas: Integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në BE, një investim strategjik

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit pasditen e së hënës në Bruksel nga Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas.
Spiropali njoftoi në rrjetet sociale se në fokus të takimit ishte angazhimi i mëtejshëm i Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, partner i besueshëm e proaktiv i BE-së, tërësisht i linjëzuar me politikat e Unionit, përfshirë në mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar për Ukrainën.
Spiropali njofton se në takimin me Kallas, "theksova bindjen e plotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët nën qiellin europian".
Kryediplomatja Kallas vlerësoi edhe njëherë tjetër Shqipërinë për linjëzimin e plotë me politikat e jashtme të BE dhe për seriozitetin me të cilin vendi është angazhuar në procesin e negociatave.
Më tej, Spiropali falenderoi Kryediplomaten Europiane për dy paketat e ndihmës financiare prej 28 milion eurosh për fuqizimin dhe modernizimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Rama takim me Princin Kurorës në Pallatin Mbretëror të Arabisë Saudite: Diskutuam për bashkëpunimin
Kryeministri Edi Rama është pritur nga princi i Kurorës dhe kryeministri Mohammed bin Salman Al Saud, në Pallatin Mbretëror në Riad të Arabisë Saudite. Rama......
Takimi i Bukureshtit, Balluku: Koridor energjetik Rumani - Bullgari - Maqedoninë e Veriut – Shqipëri - Itali
Në Bukuresht, në Takimin e Nivelit të Lartë me Ministrat e Energjisë nga Europa Qendrore dhe Juglindore mes të tjeravë është diskutuar edhe për një koridor......
Raportimi në Kuvend, Dumani: SPAK ka sekuestruar 65.5 mln euro pasuri të krimit
Kreu i SPAK, Altin Dumani prezantoi në Kuvend raportin e SPAK për vitin 2024. Në fjalën e tij, Dumani theksoi se SPAK në vitin që lamë pas, ka sekuestruar......
Future Investment Initiative, kryeministri Rama në Riad për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit
Riad - Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në edicionin e 9- të Future Investment Initiative (FII) Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në edicionin......
“10% të kapaciteteve gjeneruese, nga burime diellore” - Balluku: Raporti i prodhimit të brendshëm, 90% hidro dhe 10% fotovoltaike
Ministrat e Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore u mblodhën sot në Bukuresht për takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë, drejtuar nga Komisioneri......
Cilat janë bizneset që i mungojnë Shqipërisë? - Hasalla: Riciklim, teknologji dhe bujqësi online, e ardhmja e sipërmarrjeve
Bizneset familjare si furra buke apo markete, por edhe farmaci e parukeri, këto janë format e bizneseve që kryesisht gjendjen në Tiranë, por edhe në qytetet......
Tetori rozë, mes ndërgjegjësimit dhe marketingut - Vëzhgimi i SCAN TV/ Kujdesi për gratë kthehet në ofertë tregtare
Ky fenomen njihet si “pinkwashing”, një term i krijuar nga organizata Breast Cancer Action, e cila prej vitesh lufton kundër fushatave që përdorin kauzën e......
Borxhi publik i Shqipërisë, sa 53.45% e PBB - Nuk ndalet rënia në 2025. Forcimi i lekut e bëri më të lirë huanë nga jashtë
Ka vijuar tkurrja e borxhit publik të Shqipërisë edhe në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas buletinit statistikor nga Ministria e Financave, borxhi ka......




