Raportimi në Kuvend, Dumani: SPAK ka sekuestruar 65.5 mln euro pasuri të krimit

Kreu i SPAK, Altin Dumani prezantoi në Kuvend raportin e SPAK për vitin 2024. Në fjalën e tij, Dumani theksoi se SPAK në vitin që lamë pas, ka sekuestruar pasuri me vlerë 65.5 mln euro, të cilat dyshohet kanë ardhur nga veprimtari kriminale.
“Tregues pozitiv paraqet edhe numri i procedimeve penale për pastrim të produkteve të veprës penale. Krahasuar me vitin 2023, kjo rritje është me 34%. Vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara është 65.5 milionë euro. Për veprat penale që lidhen me krimet zgjedhore janë 43 procedime penale dhe 7 persona nën hetim.
Lidhur me procedimet e nisura me referime nga qytetarët, krahasuar me vitin 2023 kemi rritje 27%. Numri i të paraburgosurve nga SPAK përbën 9.7% të totalit të paraburgimeve në Shqipëri. Masa e sigurimit “arrest me burg” është aplikuar për 263 persona, nga të cilët 12% janë për persona të dyshuar të krimit të organizuar.
46 raste, ose rreth 40% e rasteve të personave nën hetim për vitin 2024, janë zhvilluar pa masë sigurie.
Gjatë vitit 2024 janë ekzekutuar 79 vendime penale të formës së prerë. Nga të dënuarit, 162 me burgim, 32 me gjobë…
Në vitin 2024 SPAK ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar të 107 personave.
Numri i çështjeve në SPAK u rrit me 13% krahasuar me vitin pararendës.
SPAK ka marrë pjesë në 6094 seanca gjyqësore në GJKKO.
Është dhënë vendimi për ndalim të funksioneve publike, për 35 persona fizikë dje juridikë. Drejtuesi i SPAK ka vendosur 12 kërkesa për mbajtje në regjim të posaçëm. Në 2024, janë miratuar drejt Ministrisë së Drejtësisë, 41 ekstradime. Rreth 34 përqind e personave të hetuar janë dërguar për gjykim”, tha ndër të tjera Dumani.
Future Investment Initiative, kryeministri Rama në Riad për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit
Riad - Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në edicionin e 9- të Future Investment Initiative (FII) Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në edicionin......
“10% të kapaciteteve gjeneruese, nga burime diellore” - Balluku: Raporti i prodhimit të brendshëm, 90% hidro dhe 10% fotovoltaike
Ministrat e Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore u mblodhën sot në Bukuresht për takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë, drejtuar nga Komisioneri......
Cilat janë bizneset që i mungojnë Shqipërisë? - Hasalla: Riciklim, teknologji dhe bujqësi online, e ardhmja e sipërmarrjeve
Bizneset familjare si furra buke apo markete, por edhe farmaci e parukeri, këto janë format e bizneseve që kryesisht gjendjen në Tiranë, por edhe në qytetet......
Tetori rozë, mes ndërgjegjësimit dhe marketingut - Vëzhgimi i SCAN TV/ Kujdesi për gratë kthehet në ofertë tregtare
Ky fenomen njihet si “pinkwashing”, një term i krijuar nga organizata Breast Cancer Action, e cila prej vitesh lufton kundër fushatave që përdorin kauzën e......
Borxhi publik i Shqipërisë, sa 53.45% e PBB - Nuk ndalet rënia në 2025. Forcimi i lekut e bëri më të lirë huanë nga jashtë
Ka vijuar tkurrja e borxhit publik të Shqipërisë edhe në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas buletinit statistikor nga Ministria e Financave, borxhi ka......
Shqipëria shënon "kulmin" e ri të pasionit për artin dhe antikat/ Rreth 39.2 milionë lekë importe. Gati 99.9% e tye vijnë nga Italia
Muaji shtator i këtij viti ka shënuar një moment interesant për tregtinë e veprave të artit dhe antikave në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara......
OSHEE, 592 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar-gusht, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me vjet
Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas të......
"Falë reformave, përfituam 100 mln euro nga KE” - Ministrja Spiropali takohet në Bruksel me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua në Bruksel me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos. Në takim u analizua ritmi i......




