Shqipëria Postuar më 4 Mars 2024, 16:23

Bashkim i tregjeve të energjisë Shqipëri-Kosovë - Inaugurohet bursa ALPEX/ Kurti: Hapim ekonominë, ndihmojmë bizneset

Nga SCAN TV
Bashkim i tregjeve të energjisë Shqipëri-Kosovë -

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një treg të përbashkët të energjisë elektrike.

Gjatë ceremonisë zyrtare të zhvilluar me rastin e funksionalizimit të Tregut një Ditë Para për Zonën Ofertuese të Kosovës dhe Bashkimin e Tregjeve të Energjisë Elektrike Kosovë-Shqipëri, kryeministri i Kosovës  Albin Kurti tha se bashkimi i tregjeve mes dy shteteve është një hap shumë i rëndësishëm që do t’u vijë në ndihmë bizneseve dhe do të nxisë bashkëpunimin ekonomik dypalësh.

"Inaugurimi shënon një moment historik për sektorin energjetik të Kosovës. Një bashkëpunim ky i cili luan rol në aspektin ekonomik dhe atë të transparencës në sektorin energjetik. Në vitet e fundit kriza energjetike e ka bërë një gjë të qartë, sektori i energjisë është transformuar. Qëllimet e Kosovës janë të fokusuara në përballueshmëri financiare për qytetarët dhe bizneset. Bashkimi i tregjeve Kosovë-Shqipëri është një katalizator për përfshirjen e sektorit privat. Nëpërmjet bashkëpunimit ne synojmë të hapim ekonominë, duke ndihmuar bizneset të bëhen më efektive", theksoi kryeministri.

 Zyra e Rregullatorit për Energji javë më parë ka miratuar kërkesën e Alpex për fillimin e tregtimit të energjisë në kursin shqiptar.

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat