Çmimet e banesave, në rritje edhe për 2024 - Drejtori i NAREA: Projeksionet janë për shtrenjtim 5-8 për qind

Çmimet e banesave pritet të shënojnë rritje edhe përgjatë këtij viti. Reinaldo Pipiria, drejtor i NAREA thotë se projeksionet janë për një shtesë e cila varion nga 5 deri në 8 për qind mbi çmimin aktual.
Më shumë se 40 mijë transaksione janë regjistruar përgjatë vitit që lamë pas, pjesa më e madhe prej tyre në Tiranë dhe në zonat përgjatë vijës bregdetare. Gati 1/3 e kërkesës për të investuar në pasuri të paluajtshme ka qenë kryesisht nga emigrantët, përfshirë këtu edhe shtetasit e huaj, jo rezident në Shqipëri.
I pyetur nëse ka një periudhë “të artë” për të blerë një banesë apo një apartament, drejtori i NAREA tha se 6 mujori i parë i vitit konsiderohet periudha më e mirë për të investuar, nisur nga fakti që i paraprin sezonit veror dhe mund të shfrytëzohet edhe për t’u dhënë me qera.
Prej më shumë se tre vitesh, çmimet e apartamenteve kanë njohur rritje. Megjithatë, në gjykimin e ekspertëve ka ende zona të cilat ofrojnë një çmim ekonomik, të përballueshëm për xhepat e qytetarëve. Bëhet fjalë për zonat në të cilat kalon Unaza e madhe e Tiranës apo Bulevardi i ri, të cilat shihen me perspektivë zhvillimi.
Ada Hazizolli/ SCAN
Sondazh

Apple gjobitet me mbi 1.8 miliardë euro - Shkak, ndalimi i Spotify dhe shërbimeve të tjera muzikore jashtë App Store
Apple është gjobitur nga BE-së me mbi 1.8 miliardë euro, duke shënuar rastin e parë, për parandalimin e Spotify dhe shërbimeve të tjera të transmetimit muzikor......

Kreditë e reja për biznesin, rekord në janar - Tregtia vijon në vend të parë me 4.8 mld lekë, ndërtimi i dyti
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për muajin e parë të vitit 2024, vihet re një rritje e huave të reja të dhëna gjatë janarit drejt......

A do kthehet Shqipëria në një “superfuqi” ushtarake në Ballkan? - Shifrat/ Si do të ndikojë Baza e Kuçovës në renditjen ushtarake të vendit
Është përuruar në Kuçovë baza ajrore e restauruar që tashmë është vënë në dispozicion të Aleancës së Atlantikut Verior, një bazë e cila do të shërbejë si një......

Sa biznese janë shtuar në Shqipëri? - 2023-shi shënon rritje, mbi 13 mijë fermerë formalizohen
Ecuria pozitive e ekonomisë përgjatë vitit 2023 është reflektuar edhe në rritjen e numrit të bizneseve të reja. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e......

Begaj falënderon aleatët e NATO-s dhe SHBA-në / Baza e re, kapitull i ri në sigurinë e vendit dhe rajonit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e mbajtur u shpreh se baza e re ajrore e Kuçovës, shënon një kapitull të ri në......

“Me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë” – Rama: Baza e Kuçovës i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike
Në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, gjatë fjalimit të mbajtur, Kryeministri Rama theksoi se tashmë ofrohet infrastrukturë moderne për......

Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s, Cummings: Arritje sfiduese, përfshirë edhe inflacionin që ndodhi gjatë realizimit të projektit
Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimet (NSPA), Stacy. A. Cummings gjatë fjalimit të saj të mbajtur në ceremoninë e......

Në cilat vende klasa e mesme pagoi taksat më të larta dhe më të ulëta në Europë?
Klasat e mesme në Mbretërinë e Bashkuar vazhdojnë të përballen me vështirësi ekonomike pavarësisht se fitojnë deri në 60,000 paund në vit (70,180 euro), sipas......