Makina fluturuese është pothuajse një realitet - Me shpejtësi 190 km/orë, porositen 2.850 modelet e para

Alef Aeronautics, një startup i makinave fluturuese në pronësi të SpaceX të Elon Musk, tha se ka arritur në 2.850 porosi për automjetin e tij elektrik futuristik të ngritjes dhe uljes vertikale - eVTOL.
Kompania me bazë në San Mateo, Kaliforni raporton se numri i porosive së fundmi arriti një rekord të ri pasi më parë kishte arritur në 2.500 porosi për automjetin e saj me dy vende, Alef Model A. Klientët mund të kenë akses në porositë paraprake për ‘Modelin Një’ online duke vendosur një depozitë $150 për automjetin. Dhe nuk ka asnjë detyrim: në çdo kohë klienti mund të anulojë porosinë dhe të marrë sërish 150 dollarë.
Alef planifikon t'i tarifojë klientët 300.000 dollarë për Modelin A kur të dalë në treg. Prandaj, duke marrë parasysh 2850 porositë, vlera e përgjithshme e librit të porosive të saj aktualisht i kalon 850 milionë dollarë. Megjithatë, kompania po punon veçmas për një mjet me katër vende, Model Z, i cili pritet të dalë në treg deri në vitin 2035 me çmimin më të përballueshëm prej 35 mijë dollarësh, i barabartë me atë të automjeteve më të lira elektrike.
Modeli A i kompanisë, i prezantuar në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë në një format të vogël, i ngjan një makine të vërtetë, me një guaskë rrjetë brenda që mbron rotorët falë të cilëve ajri rrjedh nëpër trupin e automjetit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Ish-drejtuesit e Twitter-it padisin Musk për 118 milionë euro!
Ish-drejtuesit e lartë të Twitter kanë paditur Elon Musk dhe X Corp., duke thënë se ata kanë të drejtë për një total prej më shumë se 128 milionë dollarë (118......

Dobësohen ndjeshëm valutat kryesore!
Dollari amerikan ka humbur pika nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 95.3 lekë dhe është shitur me 96.2 lekë sipas kursit të këmbimit......

Bashkim i tregjeve të energjisë Shqipëri-Kosovë - Inaugurohet bursa ALPEX/ Kurti: Hapim ekonominë, ndihmojmë bizneset
Shqipëria dhe Kosova do të kenë një treg të përbashkët të energjisë elektrike. Gjatë ceremonisë zyrtare të zhvilluar me rastin e funksionalizimit të Tregut......

Bitcoin kap nivelin më të lartë të dy viteve!
Bitcoin kapi nivelin më të lartë të dy viteve të hënën, duke thyer kufirin e 65,000 dollarë pasi një valë parash e çoi atë në një distancë goditëse nga nivelet......

Çmimet e banesave, në rritje edhe për 2024 - Drejtori i NAREA: Projeksionet janë për shtrenjtim 5-8 për qind
Çmimet e banesave pritet të shënojnë rritje edhe përgjatë këtij viti. Reinaldo Pipiria, drejtor i NAREA thotë se projeksionet janë për një shtesë e cila varion......

Apple gjobitet me mbi 1.8 miliardë euro - Shkak, ndalimi i Spotify dhe shërbimeve të tjera muzikore jashtë App Store
Apple është gjobitur nga BE-së me mbi 1.8 miliardë euro, duke shënuar rastin e parë, për parandalimin e Spotify dhe shërbimeve të tjera të transmetimit muzikor......

Kreditë e reja për biznesin, rekord në janar - Tregtia vijon në vend të parë me 4.8 mld lekë, ndërtimi i dyti
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për muajin e parë të vitit 2024, vihet re një rritje e huave të reja të dhëna gjatë janarit drejt......

A do kthehet Shqipëria në një “superfuqi” ushtarake në Ballkan? - Shifrat/ Si do të ndikojë Baza e Kuçovës në renditjen ushtarake të vendit
Është përuruar në Kuçovë baza ajrore e restauruar që tashmë është vënë në dispozicion të Aleancës së Atlantikut Verior, një bazë e cila do të shërbejë si një......