Mungesa e ujit kërcënon industrinë e çipave - Sa më shumë i avancuar procesi i prodhimit, aq më shumë ujë konsumohet

Prodhuesit globalë të çipave përdorin tashmë po aq ujë sa Hong Kongu, një qytet me 7.5 milionë banorë, duke paralajmëruar se mungesa e ujit kërcënon industrinë dhe mund të rrisë çmimet. Kompani të tilla si ‘Taiwan Semiconductor Manufacturing Company’ - TSMC, prodhuesi më i madh i çipave në botë, janë në rrezik të mungesës së ujit mes ndryshimeve klimatike ndërsa teknologjia e përpunimit përparon. Çipat gjenden në pajisjet e përditshme, nga telefonat inteligjentë te televizorët, dhe gjigandi i teknologjisë TSMC prodhon procesorë të avancuar për kompani si Nvidia dhe Apple.
Megjithatë, industria e prodhimit të çipave është gjithnjë e më e etur, pasi fabrikat përdorin sasi të mëdha uji çdo ditë për të ftohur makineritë dhe për të siguruar që tabletat e silikonit – vaferat, të mos kenë pluhur ose mbeturina. “Ekziston një vijë e drejtpërdrejtë midis përdorimit të ujit dhe kompleksitetit të çipave, pasi prodhuesit përdorin ujë ultra të pastër – ujë të freskët i trajtuar me pastërti jashtëzakonisht të lartë – për të shpëlarë vaferat ndërmjet secilit proces. Sa më i avancuar të jetë gjysmëpërçuesi, aq më tej shkon procesi, aq më shumë ujë konsumohet.
Konsumi i ujit për njësi të TSMC u rrit më shumë se 35% kur u zhvendos në nyjet e procesit 16 nanometër në 2015-ën. Duke pasur parasysh dominimin e TSMC në prodhimin e avancuar të çipave, ndërprerjet e mundshme të lidhura me ujin mund të prishin zinxhirin global të furnizimit të teknologjisë. Firma e shërbimeve financiare, megjithatë, vuri në dukje se dominimi i TSMC e lejon atë të bllokojë kërkesën përfundimtare dhe të kompensojë shitjet më të ulëta të njësive me rritje çmimesh.
Gjigandi i çipeve me bazë në Tajvan prodhon rreth 90% të çipave të avancuar në botë që përdoren për inteligjencën artificiale dhe aplikacionet e llogaritjes kuantike.
Mjaftueshmëria e ujit do të jetë një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm në profilet e kreditit të kompanive gjysmëpërçuese. Keqpërdorimi i burimeve ujore mund të prishë funksionimin e një biznesi, të dëmtojë performancën financiare dhe potencialisht të ndikojë në marrëdhëniet me klientët. E gjithë kjo ndërkohë që ndryshimet klimatike rrisin shkallën e motit ekstrem, shpeshtësinë e thatësirës dhe paqëndrueshmërinë e reshjeve, duke kufizuar aftësinë e prodhuesve të çipave për të menaxhuar stabilitetin e prodhimit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Reduktimi i mbetjeve të paketimeve - BE arrin një marrëveshje të përkohshme
Bashkimi Europian ka arritur një marrëveshje të përkohshme për një ligj të ri për të shkurtuar mbeturinat e paketimit dhe për të ndaluar mbështjellëset......

Makina fluturuese është pothuajse një realitet - Me shpejtësi 190 km/orë, porositen 2.850 modelet e para
Alef Aeronautics, një startup i makinave fluturuese në pronësi të SpaceX të Elon Musk, tha se ka arritur në 2.850 porosi për automjetin e tij elektrik......

Ish-drejtuesit e Twitter-it padisin Musk për 118 milionë euro!
Ish-drejtuesit e lartë të Twitter kanë paditur Elon Musk dhe X Corp., duke thënë se ata kanë të drejtë për një total prej më shumë se 128 milionë dollarë (118......

Dobësohen ndjeshëm valutat kryesore!
Dollari amerikan ka humbur pika nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 95.3 lekë dhe është shitur me 96.2 lekë sipas kursit të këmbimit......

Bashkim i tregjeve të energjisë Shqipëri-Kosovë - Inaugurohet bursa ALPEX/ Kurti: Hapim ekonominë, ndihmojmë bizneset
Shqipëria dhe Kosova do të kenë një treg të përbashkët të energjisë elektrike. Gjatë ceremonisë zyrtare të zhvilluar me rastin e funksionalizimit të Tregut......

Bitcoin kap nivelin më të lartë të dy viteve!
Bitcoin kapi nivelin më të lartë të dy viteve të hënën, duke thyer kufirin e 65,000 dollarë pasi një valë parash e çoi atë në një distancë goditëse nga nivelet......

Çmimet e banesave, në rritje edhe për 2024 - Drejtori i NAREA: Projeksionet janë për shtrenjtim 5-8 për qind
Çmimet e banesave pritet të shënojnë rritje edhe përgjatë këtij viti. Reinaldo Pipiria, drejtor i NAREA thotë se projeksionet janë për një shtesë e cila varion......

Apple gjobitet me mbi 1.8 miliardë euro - Shkak, ndalimi i Spotify dhe shërbimeve të tjera muzikore jashtë App Store
Apple është gjobitur nga BE-së me mbi 1.8 miliardë euro, duke shënuar rastin e parë, për parandalimin e Spotify dhe shërbimeve të tjera të transmetimit muzikor......