Banka e Shqipërisë zgjat pezullimin e “MCA” - Vendimi: “Micro Credit Albania” nuk zbatoi të gjitha rekomandimet e lëna

Pas një periudhe 1-vjeçare të pezullimit të aktivitetit të kredidhënies, Banka e Shqipërisë ka penalizuar sërish subjektin financiar jobankë “Micro Credit Albania” me 6 muaj të tjerë deri më 30 qershor 2024.
Subjekti është licencuar që në 9 maj 2016, por për shkak të shkeljeve të evidentuara gjatë ekzaminimeve në vend, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, vendosi pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të kredidhënies për “Micro Credit Albania” deri në datën 31.12.2023. Gjatë kësaj periudhe subjekti duhet të kishte marrë masa për adresimin e plotë të të gjitha mangësive dhe rekomandimeve të evidentuara në raportin e ekzaminimit.
Departamenti i Mbikëqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë, në muajt nëntor-dhjetor 2023, kreu një ekzaminim të plotë të këtij subjekti, me qëllim vlerësimin e situatës pas masës së pezullimit 1-vjeçar të aktivitetit. Ekzaminimi evidentoi se gjatë periudhës njëvjeçare, subjekti nuk ka blerë apo nuk ka aprovuar kredi të reja, por është angazhuar në rikuperimin e portofolit ekzistues. Gjatë kësaj kohe janë adresuar një pjesë e vogël e rekomandimeve të ekzaminimeve të mëparshme, ndërkohë që janë evidentuar përsëri shkelje të kërkesave rregullatore.
Ndër më kryesoret, Departamenti i Mbikëqyrjes ka vlerësuar: dhënien e informacionit të pasaktë dhe jo të plotë në raportime periodike, në regjistrin e kredive dhe gjatë ekzaminimit në vend, paraqitjen e pasaktë të gjendjes financiare, (mos)klasifikimin e klientëve sipas kërkesave rregullatore për rrezikun e kredisë, mangësi të elementeve të transparencës gjatë plotësimit të akt-marrëveshjeve me klientët, etj.
Pas këtyre konstatimeve, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vendosi pezullimin e ushtrimit të veprimtarisë së kredidhënies (përfshirë këtu edhe blerjen e kredive të reja, apo ristrukturimin e atyre ekzistuese), për të cilën është licencuar subjekti financiar jobankë “Micro Credit Albania” deri në datën 30.6.2024.
Sipas vendimit, gjatë kësaj periudhe, subjektit “Micro Credit Albania” i lejohet vetëm të shesë portofolin e kredive tek palë të treta, të licencuara nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar këtë aktivitet, të reflektojë menjëherë në ulje të detyrimit të klientit çdo pagesë të detyrimit nga ana e tij duke bërë dhe përditësimet përkatëse në Regjistrin e Kredive.
Dorian Koça/SCAN

‘Objektiv sfidues në kohë të vështira’ - Kina pret një rritje ekonomike prej rreth 5%!
Kina synon të arrijë një rritje ekonomike prej 5% këtë vit, tha të martën Kryeministri Li Qiang, duke pranuar se do të jetë një objektiv sfidues në kohë të......

Bizneset “fundosen” në borxhe ndaj tatimeve - 80.8 milionë euro detyrime të reja në 2023-shin, kryeson TVSH-ja
Bizneset janë “zhytur” në borxhe ndaj administratës tatimore përgjatë vitit 2023, duke krijuar një shifër detyrimesh të reja e cila regjistrohet në 8.4......

Njeriu më i pasur në botë është Jeff Bezos - Elon Musk lëshon “fronin” pas 9 muajsh
Pas më shumë se nëntë muajsh, Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë. Musk humbi pozicionin e tij në krye të Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg......

Varësia e vendeve ndaj krahut të lirë të punës - Emigracioni, aktualisht tre herë mbi nivelet para pandemisë
Ndërsa emigracioni arrin nivele rekord në mbarë botën, një debat po zhvillohet mes ekonomistëve nëse disa industri janë shumë të varura nga “duart e......

Mungesa e ujit kërcënon industrinë e çipave - Sa më shumë i avancuar procesi i prodhimit, aq më shumë ujë konsumohet
Prodhuesit globalë të çipave përdorin tashmë po aq ujë sa Hong Kongu, një qytet me 7.5 milionë banorë, duke paralajmëruar se mungesa e ujit kërcënon industrinë......

Reduktimi i mbetjeve të paketimeve - BE arrin një marrëveshje të përkohshme
Bashkimi Europian ka arritur një marrëveshje të përkohshme për një ligj të ri për të shkurtuar mbeturinat e paketimit dhe për të ndaluar mbështjellëset......

Makina fluturuese është pothuajse një realitet - Me shpejtësi 190 km/orë, porositen 2.850 modelet e para
Alef Aeronautics, një startup i makinave fluturuese në pronësi të SpaceX të Elon Musk, tha se ka arritur në 2.850 porosi për automjetin e tij elektrik......

Ish-drejtuesit e Twitter-it padisin Musk për 118 milionë euro!
Ish-drejtuesit e lartë të Twitter kanë paditur Elon Musk dhe X Corp., duke thënë se ata kanë të drejtë për një total prej më shumë se 128 milionë dollarë (118......