Sa po ndikojnë kostot e ndërtimit në shtrenjtimin e banesave? - Analiza/ Kompanitë po shpenzojnë më shumë për energjinë, pagat dhe transportin
Vitet e fundit, sektori i pasurive të paluajtshme ka njohur një rritje të fortë çmimesh. Apartamentet janë bërë gjithnjë e më të kushtueshme, edhe pse sipërfaqet e ndërtimit janë shtuar ndjeshëm. Një faktor që po ndikon në këtë rritje është edhe rritja e kostos së lëndëve të para, krahut të punës, transportit etj.
Por sa kanë ndikuar kostot e ndërtimit, në rritjen e fortë që po njeh sektori I pasurive të paluajtshme?
Që nga tremujori i fundit i vitit 2020, kostot e ndërtimit kanë njohur një rritje progresive, çka është reflektuar më pas edhe në shtrenjtimin e apartamenteve dhe ndërtesave të tjera. Sipas INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e katërt të vitit 2023 arriti në 114,8 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë. Në terma tremujorë themi se ky tregues u rrit me 0,7 %.
Rritja e Indeksit të Kushtimit në Ndërtim ka ardhur si pasojë e rritjes së shpenzimeve për energji elektrike, paga dhe transporti. Ndikimin më të madh e ka energjia elektrike, e ndjekur nga dy zëra të tjerë shpenzimesh; pagat dhe transporti me përkatësisht 1 % secili.
"Scan Intel’’ ka analizuar të dhënat e INSTAT për të kuptuar ecurinë vjetore të kostove të ndërtimit. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, vëmë re një shtrenjtim të kostos totale të ndërtimit të banesave me 4.1% për shkak të rritjes së çmimeve në elementët përbërës të kostos, siç janë energjia elektrike, pagat e punonjësve dhe transporti. Rikujtojmë që kostot e transportit janë rritur për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve djegëse, si nafta dhe benzina, të cilat vijojnë të tregtohen shtrenjtë.
Në terma vjetorë themi se energjia elektrike u rrit me 9%, ndërsa shpenzimet për paga dhe transport u rritën me 4.5% dhe 3.9% respektivisht. Po ashtu është reflektuar rritje edhe në shpenzimet materiale ku rritja më e lartë i atribuohet materialeve hidrosanitare me 4.4%, ndërsa materialet e ndërtimit u rritën me 3.4%, ndërsa ato elektrike me 2.1%.
Armela Duka/SCAN

Ligji për investimet strategjike, deri në fund të 2024-ës - “Rrëzohen” propozimet e Shalsit/ Po përgatitet një ligj integral
Ligji për investimet strategjike do të shtyhet deri në fund të viti 2024. Propozimet e deputetit socialist Eduard Shalsi janë rrëzuar nga komisionet......

Pse kemi nevojë për planifikim financiar? - Eksperti: Duhet vetëkontroll për të ardhurat dhe shpenzimet tuaja
Menaxhimi i të ardhurave dhe shpenzimeve personale u trajtua në emisionin Ekonomia 3D. Ekspertët e cilësojnë si domosdoshmëri për të arritur objektivat dhe......

DRSHTRR Berat me sistem fotovoltaik: Mbulon 40% të nevojës vjetore për energji elektrike!
Në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat ka përfunduar investimi për instalimin e sistemit fotovoltaik, i cili mbulon rreth 40% të......

Banka e Shqipërisë zgjat pezullimin e “MCA” - Vendimi: “Micro Credit Albania” nuk zbatoi të gjitha rekomandimet e lëna
Pas një periudhe 1-vjeçare të pezullimit të aktivitetit të kredidhënies, Banka e Shqipërisë ka penalizuar sërish subjektin financiar jobankë “Micro Credit......

‘Objektiv sfidues në kohë të vështira’ - Kina pret një rritje ekonomike prej rreth 5%!
Kina synon të arrijë një rritje ekonomike prej 5% këtë vit, tha të martën Kryeministri Li Qiang, duke pranuar se do të jetë një objektiv sfidues në kohë të......

Bizneset “fundosen” në borxhe ndaj tatimeve - 80.8 milionë euro detyrime të reja në 2023-shin, kryeson TVSH-ja
Bizneset janë “zhytur” në borxhe ndaj administratës tatimore përgjatë vitit 2023, duke krijuar një shifër detyrimesh të reja e cila regjistrohet në 8.4......

Njeriu më i pasur në botë është Jeff Bezos - Elon Musk lëshon “fronin” pas 9 muajsh
Pas më shumë se nëntë muajsh, Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë. Musk humbi pozicionin e tij në krye të Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg......

Varësia e vendeve ndaj krahut të lirë të punës - Emigracioni, aktualisht tre herë mbi nivelet para pandemisë
Ndërsa emigracioni arrin nivele rekord në mbarë botën, një debat po zhvillohet mes ekonomistëve nëse disa industri janë shumë të varura nga “duart e......