Shqipëria Postuar më 5 Mars 2024, 13:28

Pas Kuçovës, Shqipëria “ringjall” edhe Farkën - Vlera e investimit 778 milionë lekë. Do të akomodohen helikopterët “Chinook”

Nga SCAN TV

Pas inaugurimit të bazës ajrore të Kuçovës si bazë taktike e NATO-s, Shqipëria do të rinovojë një tjetër bazë ajrore, atë të Farkës. Instituti Gjeografik Ushtarak ka shpallur tenderin me fond limit 12 milionë lekë për hartimin e një projekt preventivi që e përshtat bazën ajrore të Farkës me investimet e rej që Shqipëria ka bërë në drejtim të teknologjisë ushtarake.

Projekti parashikon rinovimin e kuadrateve që përdoret nga helikopterët për ulje dhe ngritje, rinovimin e rrugëve lidhëse, sheshet e parkimit të helikopterëve dhe të sistemit të ndriçimit.

Kostoja e përafërt e këtij rinovimi vlerësohet rreth 778 milionë lekë ndërsa sipërfaqja që do të rinovohet është 174 mijë metra katrorë.

Gjatë rinovimit, kushtet e reja teknike që do të ketë kjo bazë ajrore duhet të llogariten për akomodimin e helikopterit të tipit më të madh, Chinook; pesha e të cilit arrin në 25 mijë kilogramë.

Është pikërisht ky model helikopteri që do të merret si bazë për ndërtimin e shtresave të parkimeve dhe të kuadrateve që helikopterët përdorin për ulje dhe ngritje.

Këto helikopterë kanë mbërritur në Shqipëri për operacione të ndryshme, kryesisht për shuarjen e zjarreve gjatë periudhës së verës.

Baza ajrore e Farkës ka shërbyer në të shkuarën, sëbashku me bazën e Kuçovës, për operacionet ndërkombëtare gjatë krizave në Ballkan.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat