Bregdet apo qytete/ Ku po përqëndrohen ndërtuesit? - Lejet e ndërtimit ndër vite; Durrësi, Tirana dhe Lezha me "hovin" më të madh
Numri total i lejeve të ndërtimit në Shqipëri përgjatë vitit 2023 u regjistrua në 1,602, duke shënuar një rritje prej 13%, krahasuar me vitin 2022. Sipas të dhënave referuar “Institutit të Statistikave” kjo shifër është më e larta që nga viti 2011-të, i cili regjistronte 1,604 leje ndërtimi.
Ndërkohë, referuar analizës së “Scan Intel”, shifra e vitit 2023 është rreth 77% më e ulët se ajo e rekordit historik të vitit 1996-të, ku regjistroheshin 6,835 leje ndërtimi. Theksojmë se shifrat zyrtare për këtë tregues nisin që prej vitit 1995 dhe sipas tyre rezulton se që prej vitit 1995, deri në vitin 2023 janë dhënë mbi 51 mijë leje ndërtimi në vendin tonë, për një sipërfaqe totale prej rreth 46.4 milionë metrash katrorë.
Nëse analizën do ta përqëndronim sipas sipërfaqjeve, atëherë shohim se, në vend të parë qëndron viti 2010, me plot 3.4 milionë metra katrorë leje ndërtimi të dhëna, ndjekur nga viti 2008, me 2.88 milionë metra katrorë, viti 2003, 2005 dhe 2011, me nga 2.7 milionë metra katrorë.
Në rast se do të fokusohemi tek dy vitet e fundit shohim se në vitin 2023 siparfaqja e lejeve të ndërtimit ka rënë me 21%, krahasuar me vitin 2022. Pra në vitin e fundit me të dhëna të plota, vitin 2023, janë dhënë më shumë leje ndërtimi, por për një sipërfaqje më të vogël.
“Scan Intel” e ka zgjeruar më tej analizën për të parë se si kanë ndryshuar dy treguesit e mësipërm ndër vite sipas qarqeve. Shifrat zyrtare nga INSTAT sa i përket treguesve të lejeve dhe sipërfaqjes, sipas qarqeve, fillojnë nga viti 2005.
Të dhënat tregojnë se, që nga viti 2005 deri në vitin 2023, pra në 18 vite, vetëm tre qarqe kanë regjistruar rritje të numrit të lejeve të ndërtimit. Qarku i Durrësit duket se ka patur “hovin” më të madh.
Rritja e numrit të lejeve të ndërtimit në vitin 2023 është rreth 380%, krahasuar me vitin 2005. Ky qark në vitin 2023 regjistron numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit përgjatë gjithë viteve, me 500 të tilla. Ndërkohë, ndryshimi vjetor për këtë qark është 12.4%.
Kjo ritje në Durrës vjen edhe si pasojë e rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019-të. Nga ana tjetër, dy qarqet e tjera me rritje janë Tirana dhe Lezha, me 14.1% dhe 50% respektivisht. Ndërkohë, rënien më të madhe të numrit të lejeve e ka qarku i Gjirokastrës, kjo e ndikuar patjetër edhe nga faktorët demografikë.
Nëse do të flisnin për ndryshimin e sipërfaqjes së lejeve të ndërtimit sipas qarqeve, të dhënat tregojnë se Dibra dhe Kukësi kanë regjistruar rritjen më të madhe, krahasuar me vitin 2005, edhe pse janë qarqet me vlerat më të ulta. Ndërkohë, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në Tiranë ka rënë me 2.8% në vitin 2023, krahasuar me vitin 2005 dhe ka rënë me 31.3% krahasuar me vitin 2022.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Sa po ndikojnë kostot e ndërtimit në shtrenjtimin e banesave? - Analiza/ Kompanitë po shpenzojnë më shumë për energjinë, pagat dhe transportin
Vitet e fundit, sektori i pasurive të paluajtshme ka njohur një rritje të fortë çmimesh. Apartamentet janë bërë gjithnjë e më të kushtueshme, edhe pse......

Ligji për investimet strategjike, deri në fund të 2024-ës - “Rrëzohen” propozimet e Shalsit/ Po përgatitet një ligj integral
Ligji për investimet strategjike do të shtyhet deri në fund të viti 2024. Propozimet e deputetit socialist Eduard Shalsi janë rrëzuar nga komisionet......

Pse kemi nevojë për planifikim financiar? - Eksperti: Duhet vetëkontroll për të ardhurat dhe shpenzimet tuaja
Menaxhimi i të ardhurave dhe shpenzimeve personale u trajtua në emisionin Ekonomia 3D. Ekspertët e cilësojnë si domosdoshmëri për të arritur objektivat dhe......

DRSHTRR Berat me sistem fotovoltaik: Mbulon 40% të nevojës vjetore për energji elektrike!
Në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat ka përfunduar investimi për instalimin e sistemit fotovoltaik, i cili mbulon rreth 40% të......

Banka e Shqipërisë zgjat pezullimin e “MCA” - Vendimi: “Micro Credit Albania” nuk zbatoi të gjitha rekomandimet e lëna
Pas një periudhe 1-vjeçare të pezullimit të aktivitetit të kredidhënies, Banka e Shqipërisë ka penalizuar sërish subjektin financiar jobankë “Micro Credit......

‘Objektiv sfidues në kohë të vështira’ - Kina pret një rritje ekonomike prej rreth 5%!
Kina synon të arrijë një rritje ekonomike prej 5% këtë vit, tha të martën Kryeministri Li Qiang, duke pranuar se do të jetë një objektiv sfidues në kohë të......

Bizneset “fundosen” në borxhe ndaj tatimeve - 80.8 milionë euro detyrime të reja në 2023-shin, kryeson TVSH-ja
Bizneset janë “zhytur” në borxhe ndaj administratës tatimore përgjatë vitit 2023, duke krijuar një shifër detyrimesh të reja e cila regjistrohet në 8.4......

Njeriu më i pasur në botë është Jeff Bezos - Elon Musk lëshon “fronin” pas 9 muajsh
Pas më shumë se nëntë muajsh, Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë. Musk humbi pozicionin e tij në krye të Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg......