Bota Postuar më 6 Mars 2024, 10:40

Sanksionet amerikane reduktojnë eksportet në Rusi - “Frikësohet” Turqia. Vetëm në muajin shkurt eksportet ranë me 33%

Nga SCAN TV
Sanksionet amerikane reduktojnë eksportet në Rusi -

Vëllimi i dërgesave nga Turqia në Rusi u ul me 33 % në muajin shkurt, duke arritur në 670 milionë dollarë, krahasuar me 1 miliard dollarë në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Në dy muajt e parë të këtij viti, eksportet turke drejt Rusisë arritën në 1.29 miliardë dollarë. Kjo është një rënie e ndjeshme nga më shumë se 2 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Aktualisht, Rusia përbën vetëm 3.2 % të totalit të eksporteve të Turqisë. Në shkurt, Gjermania me 1.72 miliardë dollarë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1.33 miliardë dollarë, dolën si lider në këtë drejtim.

Importet nga Rusia në Turqi gjithashtu pësuan një rënie të mprehtë muajin e kaluar, duke rënë me më shumë se 1/3 - 36.65 % nga 2 miliardë dollarë në 1.3 miliardë dollarë.

Një tendencë e ngjashme u vu re në janar, kur eksportet turke drejt Rusisë ranë me 39 %, duke arritur në 631 milionë dollarë amerikanë, krahasuar me 1 miliard dollarë amerikanë në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Ndërkohë, tregtia e mallrave të caktuara, përfshirë makineritë, ishte ndalur plotësisht.

Rënia e qarkullimit tregtar erdhi si pasojë e kërcënimit të sanksioneve dytësore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 22 dhjetor 2023, Presidenti i SHBA Joe Biden autorizoi Departamentin e Thesarit të SHBA-së për të vendosur kufizime ndaj institucioneve të huaja financiare që ndihmojnë transaksionet e shërbimit që përfshijnë individë të sanksionuar nga Rusia ose lehtësojnë furnizimin me pajisje për kompleksin ushtarak-industrial rus.

Pas kësaj, bankat në Turqi filluan të rishikojnë marrëdhëniet e tyre me klientët nga Rusia për shkak të frikës së humbjes së aksesit në dollarin amerikan, i cili përbën pothuajse gjysmën e transaksioneve financiare në botë. Kjo situatë preku edhe eksportuesit rusë të naftës, të cilët nuk pranuan pagesat nga Ankaraja për fuçitë e shitura.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 6 Mars

Çfarë ka ndodhur sot me valutat kryesore?

Dollari amerikan duket se ka rikuperuar disi nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 95.3 lekë dhe është shitur me 96.2 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat