Na kushtojnë më lirë prodhimet e importit - Energjia dhe industria përpunuese shtrenjtojnë prodhimin vendas
Bizneset prodhuese vazhdimisht po përballen me një shtrenjtim të kostos së prodhimit të mallrave. Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2023, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 131.6 kundrejt vitit 2020 si periudha bazë. Në terma vjetorë shohim se ky tregues është rritur me 3.1%.
Nëse analizojmë kontribuesit e rritjes së këtij treguesi sipas zërave vëmë re se krahasuar me një vit më parë, rritja më e madhe e çmimeve prej 7.5% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet, “Industri nxjerrëse”, me 4.5%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1.7% dhe “Industri përpunuese” me 1.5%.
Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 5.8%, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i pijeve” me 4.5%, “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 4.4%, “Prodhimi i mobiljeve” me 3.4% dhe “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 3.3%. Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i tekstileve” me 4.7%, pasuar nga “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 3.3%, “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 3.2%, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1.5%, etj.
"Scan Intel’’ ka analizuar të dhënat edhe për ecurinë e çmimeve të importit. Sipas të dhënave rezulton se produktet e importit janë bërë më të lir, treguesi që mat çmimet e këtyre produkteve pra Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e katërt të vitit 2023, arriti 111.9 kundrejt vitit 2020 si periudha bazë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me 0.5%, një vit më parë ky ndryshim ishte me rritje 6.7 %.
Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Industri nxjerrëse” shënuan një ulje me 3.6%, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 3% dhe seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 2.1%.
Gjithashtu, çmimet në seksionin “Industria përpunuese’’, me peshën më të madhe prej 90.6%, shënuan një ulje prej 0.3%. Brenda këtij seksioni ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 3.9%, pasuar nga “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 3.2%, “Përpunimi i tekstileve” dhe “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 2.9% secili, “Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës” me 2.8%, “Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutikë” me 1.8%, etj. Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” shënuan rritje me 3.1%.
Armela Duka/SCAN

Bizneseve u kthehen 218 milionë euro TVSH - Refuzohen 41% e kërkesave për mosplotësim dokumentacioni
Përgjatë vitit 2023, bizneset kanë marrë mbrapsht në formën e rimbursimit të TVSH-së afro 218 milionë euro. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e......

Pará dhe mallra të padeklaruara – Polica sekuestron rreth 54 mijë euro, 133 shishe me verë e celularë!
Policia Shtetit njofton se si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin,......

Sanksionet amerikane reduktojnë eksportet në Rusi - “Frikësohet” Turqia. Vetëm në muajin shkurt eksportet ranë me 33%
Vëllimi i dërgesave nga Turqia në Rusi u ul me 33 % në muajin shkurt, duke arritur në 670 milionë dollarë, krahasuar me 1 miliard dollarë në të njëjtën......

Gjigantët e naftës dhe gazit reduktojnë fitimet - Ndikuan rënia e kërkesës dhe ulja e çmimeve
Fitimet për kompanitë e naftës dhe gazit kanë rënë ndjeshëm që nga nivelet më të larta të vitit 2022 kur Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës dhe çmimet e......

Udhëtim pa viza, liria personale e shumë më tepër - Cilat janë pasaportat më të fuqishme për vitin 2024?
Shumë renditje të pasaportave fokusohen në një faktor: udhëtimin pa viza. Por forca e pasaportës është më komplekse se kjo, sipas firmës konsulente të taksave......

Pse bankierët i tremben euros digjitale? - Ekspertët, të ndarë për tranzicionin dhe largimin nga paratë e gatshme
Për shumë ekspertë, euro digjitale do të transformojë mënyrën se si 341 milionë europianë bëjnë pagesa, kursejnë dhe investojnë. Por ky “revolucion” në......

Çfarë ka ndodhur sot me valutat kryesore?
Dollari amerikan duket se ka rikuperuar disi nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 95.3 lekë dhe është shitur me 96.2 lekë sipas kursit të këmbimit......

Rritjet e çmimeve të ushqimeve tradicionale - Amerikanët shohin me “dylbi” cheeseburger
Aktualisht, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çmimet e ushqimeve më popullore shënojnë rekorde të reja. Si për shembull në Denver, Kolorado, një cheeseburger......