Vendimet e Qeverisë/ Balluku: Lehtësohen proceset e aplikimit për parqe eolike!

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në vendimin “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja të energjisë elektrike që nuk janë objekt koncesioni”.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, u shpreh se ndryshimet lehtësojnë gjithë procesin, ndërkohë që është rritur iniciativa e sektorit privat për të ndërtuar parqe të energjisë së rinovueshme, qofshin eolike apo solare.
“Krahasuar me 2 vite më parë, sot kemi një numër të konsiderueshëm të entiteteve private që duan që të investojnë në energjinë e rinovueshme pa pasur nevojën për të pasur çmimin e paracaktuar dhe mbështetje nga buxheti i shtetit. Për këtë arsye ne kemi vendosur t’i lehtësojmë këto procese, duke i dhënë të gjitha aplikimeve për parqe eolike mundësinë të kenë një kohë paraprake për sa i përket studimit”, sqaroi ajo.
Ajo shtoi gjithashtu se duke pasur specifikën që energjia e prodhuar nga era ka nevojë për 12 muajt e parë studimorë në zonën që përzgjidhet nga entiteti, ne tashmë i kemi dhënë mundësi që ky 12- mujor për studimin e zonës së përzgjedhur nga subjekti që do të jetë prodhuesi i parkut eolik të jetë i përfshirë në lejen e autorizimit paraprak duke mos i konsumuar kohën që duhet të ketë për të kryer të gjitha punimet e tjera.
Po ashtu, Balluku evidentoi se është shtuar në listën e dokumentacionit të kërkuar për oponencë teknike projektpropozimi nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.
“Tashmë AKBN do të ketë një rol të ri. Përveç të gjitha institucioneve që ofrojnë mundësinë për të bërë oponencë teknike, tani do të mund ta bëjë edhe AKBN, duke shtuar forcat dhe ekspertët që mund të ndihmojnë gjithë tregun që po investon sot në energji të rionovueshme”, tha Balluku.
Një tjetër pikë që ndryshon në këtë VKM, sipas saj ka të bëjë me vetëprodhimin. “Termi vetëprodhues deri dje ka pasur të bëjë vetëm me ato entitete që prodhonin 500 kilovatorë gjatë muajit duke i shkëmbyer me bazë vjetore, një vendim që e morën 1 vit më parë duke i shkëmbyer me shpërndarësin, pra me OSHEE-në. Ne tashmë do të lejojmë dhe certifikojmë të gjithë ata prodhues që ngrenë kapacitete elektrike për arsye të vetë prodhimit, që kanë të drejtë ta hedhin në rrjetet e transmetimit por pa kërkuar nga shteti që të kompensohen për këtë sasi të hedhur”, tha ajo.
E. S / SCAN
Sondazh

Si do të gjurmohen të ardhurat e paligjshme? - Ngrihet Zyra e Rikuperimit të Aseteve, akses në databazën e policisë
Zyra e Rikuperimit të Aseteve (ZRA), do të jetë një strukturë e posaçme qendrore që do të ngrihet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila......

“Urbani”, linja më e re e transportit në Tiranë - Financime nga BE e Gjermania, projekti kushton 112 milionë euro
“Transporti i gjelbër në Tiranë”, është projekti që u prezantua nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, bashkë me ambasadorin gjerman Karl Bergener si dhe......

Pensionet private, penalitete nëse tërhiqesh - Largimi i parakohshëm do të kushtojë deri në 15% të vlerës
Ndonëse ka hyrë në fuqi në muajin nëntor 2023, ligji “Për fondet e pensionit privat” ende nuk po zbatohet në realitet, pasi po plotësohet me aktet nënligjore......

Na kushtojnë më lirë prodhimet e importit - Energjia dhe industria përpunuese shtrenjtojnë prodhimin vendas
Bizneset prodhuese vazhdimisht po përballen me një shtrenjtim të kostos së prodhimit të mallrave. Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2023, Indeksi i......

Bizneseve u kthehen 218 milionë euro TVSH - Refuzohen 41% e kërkesave për mosplotësim dokumentacioni
Përgjatë vitit 2023, bizneset kanë marrë mbrapsht në formën e rimbursimit të TVSH-së afro 218 milionë euro. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e......

Pará dhe mallra të padeklaruara – Polica sekuestron rreth 54 mijë euro, 133 shishe me verë e celularë!
Policia Shtetit njofton se si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin,......

Sanksionet amerikane reduktojnë eksportet në Rusi - “Frikësohet” Turqia. Vetëm në muajin shkurt eksportet ranë me 33%
Vëllimi i dërgesave nga Turqia në Rusi u ul me 33 % në muajin shkurt, duke arritur në 670 milionë dollarë, krahasuar me 1 miliard dollarë në të njëjtën......

Gjigantët e naftës dhe gazit reduktojnë fitimet - Ndikuan rënia e kërkesës dhe ulja e çmimeve
Fitimet për kompanitë e naftës dhe gazit kanë rënë ndjeshëm që nga nivelet më të larta të vitit 2022 kur Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës dhe çmimet e......