Lehtësohen procedurat për investimet në energji - Balluku: Risi edhe për vetëprodhuesit nga panelet diellore

Qeveria ka ndryshuar rregullat dhe procedurat për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë, duke lehtësuar kryerjen e studimeve nga investitorët e centraleve eolikë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me dije se periudha studimore 12 - mujore që kryhet për efektivitetin e projektit, nuk do të përllogaritet në periudhën e autorizimit paraprak që marrin këto subjekte.
“Energjia e prodhuar nga era, e cila ka nevojë për 12 muajt e parë studimorë në zonën që përzgjidhet nga entiteti, ne tashmë i kemi dhënë mundësinë që ky 12-muajsh për studimin e zonës së përzgjedhur nga subjekti që do të jetë prodhuesi i parkut eolik, të jetë e përfshirë në lejen e autorizimit paraprak, duke mos i konsumuar kështu kohën që duhet të ketë në autorizimin paraprak subjekti për të kryer të gjitha punimet e tjera që parashikohen deri në krijimin e momentit të operacioneve nga parku eolik”, - tha Balluku pas mbledhjes së qeverisë.
Paralelisht, vendimi i ri parashikon edhe kryerjen e oponencës teknike nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
“Përveç të gjitha institucioneve që e ofrojnë mundësinë, siç janë universiteti apo institucione të tjera, mundësinë për të bërë oponencë teknike, tani do e këtë edhe AKBN-ja”, - tha Balluku.
Ndërkaq, një tjetër ndryshim në këtë vendim lidhet me ata qytetarë apo biznese që instalojnë panele diellore për të prodhuar vetë energjinë e nevojshme, duke lejuar lidhjen e tyre me rrjetin e transmetimit.
“Ne tashmë lejojmë dhe do të certifikojmë të gjithë ata prodhues që cilët ngrejnë kapacitete elektrike për arsye të vetëprodhimit, ta hedhin edhe në rrjetet e transmetimit, por pa kërkuar nga shteti që të kompensohen për këtë sasi të hedhur”, - tha ministrja.
Sipas të dhënave të fundit të disponueshme aktualisht numërohen 1249 vetëprodhues energjie.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Miratohet marrëveshja me KfW-në/ Balluku: 3.5 milionë euro shtesë për rindërtimin e shkollave!
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri të ditur sot gjithashtu se do të akordohen edhe 3.5 milionë......

Hasani: Respektojmë vendimet e gjykatave, mbështesim reformën në drejtësi!
Pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi se Shqipëria është angazhuar maksimalisht për......

Ndryshon skema e naftës falas në bujqësi - Miratohen kriteret e reja për subvencionet, 30 mijë lekë/ha për bimët mjekësore
Këshilli i Ministrave ka miratuar kriteret e reja për subvencionet në bujqësi përmes skemës kombëtare të mbështetjes. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka......

Vendimet e Qeverisë/ Balluku: Lehtësohen proceset e aplikimit për parqe eolike!
Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në vendimin “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja të energjisë......

Si do të gjurmohen të ardhurat e paligjshme? - Ngrihet Zyra e Rikuperimit të Aseteve, akses në databazën e policisë
Zyra e Rikuperimit të Aseteve (ZRA), do të jetë një strukturë e posaçme qendrore që do të ngrihet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila......

“Urbani”, linja më e re e transportit në Tiranë - Financime nga BE e Gjermania, projekti kushton 112 milionë euro
“Transporti i gjelbër në Tiranë”, është projekti që u prezantua nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, bashkë me ambasadorin gjerman Karl Bergener si dhe......

Pensionet private, penalitete nëse tërhiqesh - Largimi i parakohshëm do të kushtojë deri në 15% të vlerës
Ndonëse ka hyrë në fuqi në muajin nëntor 2023, ligji “Për fondet e pensionit privat” ende nuk po zbatohet në realitet, pasi po plotësohet me aktet nënligjore......

Na kushtojnë më lirë prodhimet e importit - Energjia dhe industria përpunuese shtrenjtojnë prodhimin vendas
Bizneset prodhuese vazhdimisht po përballen me një shtrenjtim të kostos së prodhimit të mallrave. Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2023, Indeksi i......