Gjermania rrezikon solidaritetin energjetik të BE - Për shkak të taksës së tregtisë ndërkufitare të gazit

Taksa e Gjermanisë për tregtinë ndërkufitare të gazit vë në rrezik solidaritetin energjetik të BE-së dhe dëmton përpjekjet për të reduktuar varësinë e bllokut nga gazi rus. Deklarata u bë nga komisionerja e energjisë së bllokut 27 anëtarësh dhe zëvendëskryeministrja çeke Kadri Simson, pas një takimi të ministrave të energjisë të BE-së.
Tarifa në fjalë është një trashëgimi e krizës energjetike europiane që arriti kulmin në vitin 2022 pasi Moska ndërpreu flukset e gazit në Europë pas pushtimit të Ukrainës dhe një shpërthim nënujor mbylli tubacionin Nord Stream nga Rusia në Gjermani. Simson theksoi se ishte shumë e qartë gjatë dy viteve të fundit se të gjitha vendet anëtare që kishin rezervuar gaz nuk ishin barra e vetëm një vendi.
Komisioni prezantoi objektivat për mbushjen e rezervave të gazit në mbarë BE-në për të rritur furnizimet përpara dimrit 2022-2023. Në përpjekje për të rikuperuar miliardat që shpenzoi për këtë përpjekje, Gjermania prezantoi atë që e quajti ‘taksë për neutralitetin’ e gazit - një taksë për marrëveshjet ndërkufitare. Italia është e gatshme të ndjekë rrugën e Gjermanisë me tarifën e saj shtesë.
Por Simson shpjegoi se masat e njëanshme kombëtare në formën e kufizimeve apo taksave të eksportit e vënë në rrezik solidaritetin europian energjetik dhe mund të rrezikojnë përpjekjet për të diversifikuar varësinë ndaj gazit rus. Kjo është arsyeja pse ajo ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me homologët gjermanë."
Republika Çeke, Austria, Sllovakia dhe Hungaria në veçanti e kanë shtyrë Komisionin të ndërmarrë veprime kundër taksës gjermane. Komisioni i kërkoi rregullatorit të energjisë të BE-së, ACER, të shqyrtojë ndikimin e tarifës në tregjet e gazit. Europa Qendrore përballet me fundin e furnizimeve me gaz rus me skadimin e marrëveshjes së tranzitit të gazit Rusi-Ukrainë në fund të këtij viti.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Franga dhe Paundi rikuperojnë!
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes duke regjistruar një zbritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 94.9 lekë......

“TEC-i i Vlorës do të rivendoset në punë” - Balluku: Projekti i ri me 3 module. Kapaciteti rritet në 350 MW
Termocentrali i Vlorës do të rivendoset në punë. Ministrja e Infrasrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë me dije detajet, teksa pak ditë më parë u......

Ky terminal i ri aeroporti europian do të ketë një vresht mbi çatinë e tij!
Nga rrokaqiejt "Walkie Talkie" në Londër, në Aeroportin Ndërkombëtar Carrasco në Uruguaj, portofoli i firmës Rafael Viñoly Architects me bazë në Nju Jork......

Itali, Gjermani, Britani të Madhe: Cilat janë grevat e udhëtimit të planifikuara për muajin mars?
Grevat janë një dukuri e rregullt në Europë, pasi punonjësit e ndalojnë punën e tyre për të luftuar për paga dhe kushte më të mira. Shëtitjet ndonjëherë......

Skema për pensionistët që punojnë - Eksperti: Duhet të rishikohet, preken 200 mijë të moshuar
Vetëm duke shtyrë kohën e daljes në pension, pensionistët mund të përfitojnë 6 për qind shtesë mbi masën e përfitimit. Kjo, pasi çdo vit pune, pas pragut 65......

Ku në Europë janë dhjetëfishuar çmimet e pronave që nga viti 2015?
Çmimi i një apartamenti në Stamboll tani është në konkurrencë të ngushtë me çmimet e qyteteve famëkeqe të shtrenjta si Parisi dhe Londra, pasi shifrat tregojnë......

Lehtësohen procedurat për investimet në energji - Balluku: Risi edhe për vetëprodhuesit nga panelet diellore
Qeveria ka ndryshuar rregullat dhe procedurat për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë, duke lehtësuar kryerjen e studimeve nga investitorët......

Miratohet marrëveshja me KfW-në/ Balluku: 3.5 milionë euro shtesë për rindërtimin e shkollave!
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri të ditur sot gjithashtu se do të akordohen edhe 3.5 milionë......