Pagesat për energjinë e rinovueshme - Prodhuesit kërkojnë ndryshime në draft metodologjinë e ERE-s

Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme, AREA që përfaqëson prodhuesit në Shqipëri kërkon përmirësimin e draft metodologjisë mbi përcaktimin e detyrimit për energjinë e rinovueshme për t’u paguar nga konsumatorët fundorë të energjisë elektrike, të nxjerrë për konsultim publik nga Enti Rregullator i Energjisë.
Sipas shkresës së dërguar pranë ERE-s, shoqata shikon me shqetësim zhvendosjen e Marrëveshjeve për Blerjen e Energjisë drejt Operatorit të Energjive së Rinovueshme dhe mekanizmin e mbledhjes së fondeve prej këtij të fundit.
Ky shqetësim lidhet edhe me eksperiencën e mëparshme të Prodhuesve me Përparësi kur pagesat bëheshin nga KESH. Sipas Shoqatës, kalimi i kontratës me OSHEE dhe më pas me FTL ka rezultuar si vendimi më i mirë në lidhje me menaxhimin e pagesave, akteve të rakordimit të prodhimit mujor, etj.
Për këtë arsye, sugjerohet që Marrëveshjet për Blerjen e Energjisë, që këta operatorë kanë me shtetin, të kalohen te Operatori i Energjive së Rinovueshme, vetëm pasi ky i fundit të jetë konsoliduar si institucion, duke u njohur së pari me prodhimin, fluksin, disbalancat, problemet që hasin prodhuesit gjatë operimit sikurse janë ndërprerjet, etj.
Kjo duke marrë në konsideratë se ky institucion nuk është ngritur ende. Paralelisht, shoqata e prodhuesve i bashkëngjitet shqetësimit të furnizuesve në lidhje me parapagesat mujore, tremujore api vjetore, nëse Operatori i Energjive të Rinovueshme ka pamundësi fondesh.
Shoqata e konsideron sit ë padrejtë këtë parashikim e që mund të cenojë edhe pagesën në afat të prodhuesve me përparësi nga ana e Operatorit. Në përfundim, AREA kërkon konsultime publike për draft metodologjinë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Ndarja e financave me ekonominë, ndryshime në qeveri - Duma i bashkohet kabinetit. Manjani e Yzeiraj kalojnë në ministrinë e re
Ndarja e ministrisë së Financave me ministrinë e Ekonomisë ka sjellë emërimin e zëvëndësministrave të rinj, një pjesë e të cilëve i bashkohen kabinetit......

Sekuestrimet e mjeteve ruse, në dëm të amerikanëve - Taksapaguesit shpenzojnë 1 milion dollarë në muaj për jahtin e oligarkut
Një mega-jaht i sekuestruar nga autoritetet amerikane i një oligarku rus po i kushton qeverisë gati 1 milion dollarë në muaj për të mirëmbajtur, sipas të......

Sa do t’i kushtonte BE-së anëtarësimi i Ukrainës? - Do të paguante 136 miliardë euro, sa 0.13% të PBB së bllokut
Anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në Bashkimin Evropian mund të ketë një ndikim prej 110 miliardë deri në 136 miliardë euro në buxhetin shtatëvjeçar të......

Skema e re e naftës/ 12 milionë euro do t'u hidhen në llogari bankare fermerëve shqiptarë
Buxheti i shtetit ka vendosur 1.25 miliardë lekë apo rreth 12 milionë euro në dispozicion me qëllim mbështetjen me naftë për fermerët për kryerjen e punimeve......

Shkurti thyen rekorde temperaturash për të 9-in muaj radhazi: Pse ka qenë kaq i ngrohtë ky dimër?
Ky shkurt ishte më i ngrohti i regjistruar në botë, sipas të dhënave të reja nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike (C3S) të BE-së Copernicus. Ky është muaji i......

Përurohet turbina e erë më e lartë në botë - Kulla 150 metra është prej druri. Redukton emetimet e dioksidit të karbonit
Në jugperëndim të Suedisë është përuruar turbina më e madhe prej druri në botë e cila funksionon falë erës. Struktura, model i kompanisë suedeze Modvion ka një......

Temperaturat e oqeaneve shënojnë rekord të ri - Ndryshimet klimatike ndikojnë gjithnjë e më shumë në fenomenet e pazakonta
Temperaturat e oqeaneve arritën një rekord të lartë në muajin shkurt, me temperaturën mesatare globale të sipërfaqes që arriti në 21.06 gradë Celsius, sipas të......

Italia sanksionon punëtorët “në të zezë” - Gjobat arrijnë deri në 46.800 euro. Nisën nga 2 marsi
Nga 2 marsi në Itali kanë hyrë në fuqi sanksione më të ashpra për ata që punësojnë punëtorë të parregullt. Dekreti në lidhje me Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes......