Shqipëria Postuar më 7 Mars 2024, 13:23

Propozimi/ “Të rritet fondi për fermerët” - Vuksani: Ndarja proporcionale e financimit, ul përfitimet

Nga SCAN TV
Propozimi/ “Të rritet fondi për fermerët” - Vuksani:

Numri në rritje i fermerëve që aplikojnë për financim në bujqësi përmes skemave kombëtare, bën që  fondi i vënë në dispozicion nga qeveria të jetë i pamjaftueshëm.

Në një intervistë SCAN TV, eksperti i bujqësisë dhe profesori Gjok Vuksani, thekson se duke qenë se shuma do të ndahet në mënyrë proporcionale, fermerët mund të mos marrin aq para sa u takojnë.

Për këtë arsye kërkohet rritje e fondeve në dispozicion.

Nga ana tjetër, eksperti i bujqësisë shprehet se skema do të ishte më funksionale, nëse do të mbështeteshin fermerët për njësi prodhimi.

Aplikimet për Skemën Kombëtare 2024 pritet të hapen më 27 mars dhe në total do të mbështeten 8 masa, kur risi këtë vit është financimi i bimëve aromatiko-mjekësore.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat