Shqiptarët “lëshojnë dorën” tek nafta - Rritet konsumi, mbi 46 mijë ton vetëm në muajin Shkurt
Qytetarët shqiptarë kanë konsumuar më shumë karburant gjatë muajit Shkurt 2024 dhe duket se ky trend është favorizuar dhe nga koha e mirë çka nxit më shumë lëvizje si dhe nga turistët.
Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, tregojnë se produktet e akcizës dhe në veçanti karburantet, në muajin Shkurt kanë dhënë një efekt pozitiv në rritjen e të ardhurave doganore.
Rritja e konsumit të karburanteve, si një nga produktet kryesore që ndikon në zinxhirin ekonomik të mallrave dhe shërbimeve, sinjalizon rritje të kërkesës së brendshme dhe rritje ekonomike.
Sipas doganave për muajin shkurt janë 46.830 ton karburant të deklaruara për konsum , apo rreth 5300 ton më shumë se në Shkurt 2023. Shifra rezulton të jetë më e larta në 5 vitet e fundit nëse do të marrim në analizë muajin shkurt.
Lidhur më të ardhurat totale, doganat kanë arkëtuar në muajin që lamë pas 17 miliardë lekë apo rreth 164 milionë euro, duke shënuar nivelin më të lartë krahasuar me Shkurtin e viteve të mëparshme.
Pavarësisht luhatjeve të kursit të këmbimit, të cilat janë në disfavor të importeve, të ardhurat krahasuar me muajin Shkurt 2023 janë tejkaluar në afro 12 milionë euro, apo 7.6 për qind.
Ndërsa krahasuar me Janarin e këtij viti u mblodhën afro 19 milionë euro më shumë.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

Risitë për lidhjen në rrjet të vetëprodhuesve të energjisë - Kadiu: Do të lejohet edhe më shumë se 0.5 MW, por pa të drejtë kompensimi
Miratimi i ndryshimeve ligjore në mbledhjen e fundit të qeverisë në lidhje me vetëprodhuesit e energjisë elektrike nga panele diellore, i hap rrugë lidhjes me......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi në raport me ditën e djeshme ka pësuar sërish zbritje të vlerës duke u blerë sot me 94.8 lekë dhe duke......

Hendeku gjinor i pagave: Vetëm një vend në Europë paguan gratë më shumë se burrat!
Hendeku gjinor i pagave është ende shumë i dukshëm në Europë. Disa tregues tregojnë pabarazinë midis grave dhe burrave në shumë fusha, por jeta ekonomike është......

Hyjnë në fuqi rregullat për tregjet online në BE - Gjashtë “Big Tech” duhet zbatojnë Aktin e Tregjeve Digjitale
Në vendet e Bashkimit Europian ka hyrë në fuqi Akti i Tregjeve Digjitale (DMA), një rregullore historike që synon të sigurojë konkurrencë më të madhe në......

Vaji i ullirit ekstra i virgjër, shumë i shtrenjtë - Një në tre italianë nuk arrin ta blejë. Kanë ndryshuar zakonet e konsumit
Çmimi i vajit të ullirit ekstra i virgjër në Itali ka arritur në 9 euro për litër dhe një në tre konsumatorë nuk e blen më si dikur. Të dhënat janë publikuar......

Barazia gjinore në punë rrit PBB me 20% - Banka Botërore: Hendeku aktual, më i gjerë se sa vlerësohej
Gjysmës së popullsisë së botës i mungojnë të drejtat e plota, me gratë që gëzojnë afërsisht 2/3 e të drejtave të burrave sipas ligjeve globale. Megjithatë,......

Inflacioni turk arrin në gati 70%, duke shkatërruar shpresat për një pauzë të rritjes së normës!
Instituti i Statistikave Turke njoftoi se norma vjetore e inflacionit të vendit u rrit në 67.07% në shkurt, duke tejkaluar parashikimet. Analistët e anketuar......

Sa më shumë mund të rritet Bitcoin gjatë vitit 2024?
Bitcoin (BTC) pritet të arrijë një rekord të ri prej 88,000 dollarë (82,000 euro) gjatë gjithë vitit, përpara se të vendoset rreth 77,000 dollarë në fund të......