Ku investuan më shumë shqiptarët vitin e kaluar? - Obligacionet qeveritare zunë peshën më të madhe në fondet e investimeve
Gjatë viteve të fundit bonot e thesarit, apo obligacionet qeveritare kanë shtuar interesin e qytetarëve shqiptarë për të investuar, për shkak edhe të normës së kënaqshme të kthimit të investimit. Por, si ka qenë ecuria gjatë vitit të kaluar.
Në publikimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vërehet se gjatë vitit të kaluar investimet në obligacione qeveritare përbëjnë 64.17% të aseteve të fondeve të investimeve, me një rritje prej 5.36% krahasuar me vitin paraardhës.
Në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre 13-të fonde investimi. Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në fund të dhjetorit 2023 vlera neto e aseteve të fondeve, arriti rreth 50.29 miliardë lekë, me një rritje prej 4.23 miliardë lekë, ose 9.19% krahasuar me fundin e vitit 2022. Ndërkohë, numri i anëtarëve që kanë investuar në fondet e investimit arriti në 32.189, me një rritje prej 11.19% ndaj vitit paraardhës.
Por, nëse krahasojmë shifrat e katër viteve të fundit, vërejmë se ky që sapo u mbyll nuk ka qenë viti më i mirë për këtë treg, si për vlerën e aseteve, ashtu edhe për numrin e anëtarëve. Sipas të dhënave të AMF, viti 2021 shënoi një rekord me një vlerë asetesh neto të tregut prej 77,6 miliardë lekësh, ndërsa 2022-shi ishte viti me vlerën më të ulët prej rreth 40 miliardë lekësh.
E njëjta ecuri ka qenë edhe për anëtarët e fondeve të investimeve, ku viti 2021 regjistroi rreth 40 mijë anëtarë, ndërsa në 2022-shin zyrtarisht ishin afro 29 mijë anëtarë.
Ekspertët e shpjegojnë rënien e këtij tregu në vitin 2022 me rritjen e fortë të inflacionit, çka solli disa ndërhyrje të njëpasnjëshme të Bankës së Shqipërisë duke rritur normën bazë të interest. Si rrjedhojë, u zhvlerësuan kthimet nga fondet e investimeve, shoqëruar me tërheqje të shpejtë të shumë investitorëve.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Anijet e mëdha të SHBA largohen nga Mesdheu - Italia, Franca dhe Turqia zënë vendin e tyre
Lamtumirë Mesdhe. Pas 8 muajsh tre anijet ushtarake amerikane të ‘Bataan Amphibious Ready Group’ të përbërë nga aeroplanmbajtësja Bataan (LHD 5), nga anije e......

Festo edhe ti me DigitAlb, 40% ulje çmimesh + BB VIP dhuratë!
Festa ka filluar në DigitAlb! Platforma më e madhe televizive, që bashkon të gjithë shqiptarët kudo ndodhen në botë, feston këtë vit 20-vjetorin e themelimit.......

Shqiptarët “lëshojnë dorën” tek nafta - Rritet konsumi, mbi 46 mijë ton vetëm në muajin Shkurt
Qytetarët shqiptarë kanë konsumuar më shumë karburant gjatë muajit Shkurt 2024 dhe duket se ky trend është favorizuar dhe nga koha e mirë çka nxit më shumë......

Risitë për lidhjen në rrjet të vetëprodhuesve të energjisë - Kadiu: Do të lejohet edhe më shumë se 0.5 MW, por pa të drejtë kompensimi
Miratimi i ndryshimeve ligjore në mbledhjen e fundit të qeverisë në lidhje me vetëprodhuesit e energjisë elektrike nga panele diellore, i hap rrugë lidhjes me......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi në raport me ditën e djeshme ka pësuar sërish zbritje të vlerës duke u blerë sot me 94.8 lekë dhe duke......

Hendeku gjinor i pagave: Vetëm një vend në Europë paguan gratë më shumë se burrat!
Hendeku gjinor i pagave është ende shumë i dukshëm në Europë. Disa tregues tregojnë pabarazinë midis grave dhe burrave në shumë fusha, por jeta ekonomike është......

Hyjnë në fuqi rregullat për tregjet online në BE - Gjashtë “Big Tech” duhet zbatojnë Aktin e Tregjeve Digjitale
Në vendet e Bashkimit Europian ka hyrë në fuqi Akti i Tregjeve Digjitale (DMA), një rregullore historike që synon të sigurojë konkurrencë më të madhe në......

Vaji i ullirit ekstra i virgjër, shumë i shtrenjtë - Një në tre italianë nuk arrin ta blejë. Kanë ndryshuar zakonet e konsumit
Çmimi i vajit të ullirit ekstra i virgjër në Itali ka arritur në 9 euro për litër dhe një në tre konsumatorë nuk e blen më si dikur. Të dhënat janë publikuar......