Ekskluzive/ SCAN TV në vendin ku do ngrihen kampet e emigrantëve - Flet kryebashkiaku Ndreu: Përfitim i madh ekonomik jo vetëm për Lezhën

Pas ratifikimit në Parlamentin Shqiptar të marrëveshjes për emigrantët e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni, protokolli hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.
https://qbz.gov.al/eli/fz/2024/42/c9fae89d-dbd1-42a4-a264-e5f918cea5c6
SCAN TV sjell pamjet nga vendi ku do të ngrihet qendra e karantinës, pikërisht në sheshin pranë kalatës në Portin e Shëngjinit, ku më pas emigrantët që Italia do të strehojë në vendin tonë, do të transportohen me autobusë në kampet që do të ngrihen në zonën ushtarake të aeroportit në Gjadër. Protokolli ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh për menaxhimin e flukseve migratore nga vendet e treta, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe atë evropiane. Shqipëria ka strehuar më herët edhe mijëra iranianë dhe afganë, disa prej të cilëve gjenden ende në kampet e posaçme të ngritura për ta në Shëngjin. Kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, thotë se ardhja e emigrantëve nuk përbën asnjë rrezik, ndërsa përfitimi ekonomik do të jetë shumë i madh.
“Është një kontribut që për shkak të tij, sot mbi 700 mijë shqiptarë kanë pensionet në Itali. Nuk është pak bonusi që Italia i ka dhënë Shqipërisë, mbështetje pa faturë në BE, dhe mos harrojmë eksodin shqiptar, sa emigrantë shkuan aty? Sot funksionarët italianë flasin shumë mire për integrimin e bashkëatdhetarëve tanë, por qeveria duhet të na japi garancinë që ne nuk cënohemi. Afrikanët nuk e konisderojnë Shqipërinë si vend qendrese, as si vend ku mund të jetojnë, sepse po ta konsideronin, për 24 orë e mbushin Shqipërinë. Edhe sikur të donim ne, ata nuk rrijnw kwtu, ndwrsa përfitimi ekonomik është shumë i madh. Shumë kompani janë vetëofruar për të dhënë shërbime atje dhe punësimi do të jetë i madh. Do t’i kërkoj kryeminsitrit që të gjitha paratë që do të përfitohen nga Italia të investohen në Lezhë, sepse na takon ne ajo e drejta e përfitimit nga “sakrifica”, thotë kryetari i bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu.
Por si e mendojnë banorët e Shëngjinit ardhjen e emigrantëve dhe ngritjen e qendrave në zonën e tyre.
“Gjynaf janë, ne duam sa më mirë të jetë njerëzimi. Ne na kanë pritur të tjerët, tani të presim edhe ne. Duhet t’i mbështesim, bëj nder e gjen nder. Edhe ne i kemi fëmijët në emigrim gjithandej’’- thotë një banore e Shëngjinit.
“Nëse janë tranzit nuk ka asgjë të keqe. Unë kam dy fëmijët e mi në Kanada dhe kanë profesione shumë të mira mjek dhe arkitekt, por ama kanë ikur për një jetë më të mirë. Do Zoti vijnë dhe bëhet më mirë. Por shtetet mund t’i ndihmojë emigrantët edhe aty ku janë, të japin një pjesë nga buxheti”- thotë një tjetër banore.
Protokolli i nënshkruar nga Italia dhe Shqipëria ka një vlerë prej 230 milionë eurosh. Për më tepër, janë edhe 75 milionë të tjera për eksportin dhe lidhjen e sistemit gjyqësor italian me Shqipërinë. Fatura totale shkon më shumë se 300 milionë euro. Italia do do të ndajë një fond prej 100 milionë euro për të mbuluar çdo kosto që Shqipëria mund të ketë. Kjo është e para marrëveshje e një vendi jo anëtar të BE-së i cili pranon emigrantë për një vend të bllokut, ndërsa Komisioni Europian në Bruksel pohoi se programi italo-shqiptar është në përputhje me ligjet e unionit. Marrëveshja është llogaritur të zgjasë pesë vjet.
Alida Lula/ SCAN
Sondazh

Shqipëria e 5-ta në listë! - Cilat janë vendet më të mira europiane për gratë në karrierë?
Pabarazitë në aksesin në punë, përparimin në karrierë dhe shpërblimet janë ende një realitet i përditshëm për gratë në Europë, por cilat vende ofrojnë mundësi......

Turistët mbushën xhepat e qiradhënësve, por jo të shtetit - Sa para’ u paguan si tatim mbi qiratë gjatë vitit 2023?
Bumi turistik i vitit të kaluar i cili solli rritjen e numrit të qytetarët që lëshonin banesat në posedim me qira afatshkurtër përmes platformave AirBnB apo......

Pas 22 marsit, nis zbatimi i Protokollit Shqipëri-Itali - Detajet/ Në Gjadër do të ndërtohen 10 godina. Investimi, 30 milionë euro
Me 22 mars marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për trajtimin e emigrantëve merr fuqi ligjore, duke i hapur rrugë ndërtimit të dy kampeve të pritjes së tyre......

Masa për subjektet që ndotin mjedisin - Kush shkakton dëme të pakthyeshme përjashtohet për 50 vjet nga lejet mjedisore
Subjektet që shkaktojnë dëme të pakthyeshme në mjedis nga veprimtaria e tyre do të përjshtohen nga e drejta e marrjes së lejeve mjedisore për një periudhë 50 -......

Çmimet nën "kontroll" në muajin shkurt - Inflacioni vlerësohet në 2.6%, poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë
Në më shumë se dy vite inflacioni për herë të parë ka rënë nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë që është 3%. Sipas të dhënave të publikuara nga......

Gratë, biznesi dhe ligji në Shqipëri - Raporti i BB: Renditemi në vendin e 41-të në botë, nga 190 vende gjithsej
“Banka Botërore” ka publikuar së fundmi raportin “Gratë, Biznesi dhe Ligji” për vitin 2024. Ky raport është i pesti në seri dhe mat ligjet e rregulloret që......

Ku investuan më shumë shqiptarët vitin e kaluar? - Obligacionet qeveritare zunë peshën më të madhe në fondet e investimeve
Gjatë viteve të fundit bonot e thesarit, apo obligacionet qeveritare kanë shtuar interesin e qytetarëve shqiptarë për të investuar, për shkak edhe të normës së......

Anijet e mëdha të SHBA largohen nga Mesdheu - Italia, Franca dhe Turqia zënë vendin e tyre
Lamtumirë Mesdhe. Pas 8 muajsh tre anijet ushtarake amerikane të ‘Bataan Amphibious Ready Group’ të përbërë nga aeroplanmbajtësja Bataan (LHD 5), nga anije e......