Masa për subjektet që ndotin mjedisin - Kush shkakton dëme të pakthyeshme përjashtohet për 50 vjet nga lejet mjedisore

Subjektet që shkaktojnë dëme të pakthyeshme në mjedis nga veprimtaria e tyre do të përjshtohen nga e drejta e marrjes së lejeve mjedisore për një periudhë 50 - vjeçare”. Propozimi vjen nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, që ka nxjerrë për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për lejet e mjedisit”, ku gjithashtu parashikohet masa për shfuqizimin e lejeve që ata disponojnë, qoftë të tipit A apo B.
Në realcionin që shoqëron projektligjin specifikohet se kjo masë vjen duke mbajtur në konsideratë se ligji “Për lejet e mjedisit” ka si qëllim parandalimin, pakësimin dhe mbajtjen nën kontroll të ndotjes së shkaktuar nga disa kategori veprimtarish, veçanërisht nga ato veprimtari të konsideruara si ndotës masivë për shkak të sipërfaqeve të konsiderueshme që mbulojnë apo mbi të cilat mund të ndikojnë, në mënyrë që të arrihet një nivel i lartë i mbrojtjes së mjedisit në tërësi, shëndetit të njeriut dhe cilësisë së jetës.
Sipas nenit të ri, që parashikohet t’i shtohet ligjit, penaliteti për përjashtimin 50 – vjeçar nga e drejta për të marrë leje mjedisi do të vijë në rastet e mospërmbushjes dhe mosrespektimit të kërkesave, parimeve dhe kushteve të lejes përkatëse të mjedisit të tipave A apo B nga operatori i një instalimi, që dështojnë të kthejnë territorin e veprimtarisë në gjendje të kënaqshme, duke pasur parasysh gjendjen e këtij territori para se instalimi të fillonte veprimtarinë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Çmimet nën "kontroll" në muajin shkurt - Inflacioni vlerësohet në 2.6%, poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë
Në më shumë se dy vite inflacioni për herë të parë ka rënë nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë që është 3%. Sipas të dhënave të publikuara nga......

Gratë, biznesi dhe ligji në Shqipëri - Raporti i BB: Renditemi në vendin e 41-të në botë, nga 190 vende gjithsej
“Banka Botërore” ka publikuar së fundmi raportin “Gratë, Biznesi dhe Ligji” për vitin 2024. Ky raport është i pesti në seri dhe mat ligjet e rregulloret që......

Ku investuan më shumë shqiptarët vitin e kaluar? - Obligacionet qeveritare zunë peshën më të madhe në fondet e investimeve
Gjatë viteve të fundit bonot e thesarit, apo obligacionet qeveritare kanë shtuar interesin e qytetarëve shqiptarë për të investuar, për shkak edhe të normës së......

Anijet e mëdha të SHBA largohen nga Mesdheu - Italia, Franca dhe Turqia zënë vendin e tyre
Lamtumirë Mesdhe. Pas 8 muajsh tre anijet ushtarake amerikane të ‘Bataan Amphibious Ready Group’ të përbërë nga aeroplanmbajtësja Bataan (LHD 5), nga anije e......

Festo edhe ti me DigitAlb, 40% ulje çmimesh + BB VIP dhuratë!
Festa ka filluar në DigitAlb! Platforma më e madhe televizive, që bashkon të gjithë shqiptarët kudo ndodhen në botë, feston këtë vit 20-vjetorin e themelimit.......

Shqiptarët “lëshojnë dorën” tek nafta - Rritet konsumi, mbi 46 mijë ton vetëm në muajin Shkurt
Qytetarët shqiptarë kanë konsumuar më shumë karburant gjatë muajit Shkurt 2024 dhe duket se ky trend është favorizuar dhe nga koha e mirë çka nxit më shumë......

Risitë për lidhjen në rrjet të vetëprodhuesve të energjisë - Kadiu: Do të lejohet edhe më shumë se 0.5 MW, por pa të drejtë kompensimi
Miratimi i ndryshimeve ligjore në mbledhjen e fundit të qeverisë në lidhje me vetëprodhuesit e energjisë elektrike nga panele diellore, i hap rrugë lidhjes me......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi në raport me ditën e djeshme ka pësuar sërish zbritje të vlerës duke u blerë sot me 94.8 lekë dhe duke......