Çmimet nën "kontroll" në muajin shkurt - Inflacioni vlerësohet në 2.6%, poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë
Në më shumë se dy vite inflacioni për herë të parë ka rënë nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë që është 3%. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për muajin Shkurt 2024, inflacioni fiksohet në 2.6%.Rikujtojmë se një vit më parë ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit ishte 7.1%.
Krahasuar me muajin Shkurt të vitit 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4.9%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4.7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.8%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.5%, “Veshje dhe këpucë” me 3.4%. Nga ana tjetër, për grupet si “Ushqime dhe pije joalkoolike” “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Shërbimi arsimor” dhe "Shëndeti, norma e inflacionit ishte më e ulët se 3%. Nga të dhënat gjatë kësaj periudhe çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 1.6%.
Përsa i përket produkteve të shportës së konsumatorit nga të dhënat rezulton se çmimet e nëngrupit të ushqimeve si “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 4.7%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 4.6%, “mish” dhe “peshk”me 4.2% secili, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3.6%, dhe “fruta” me 2.9%. Çmimet e zarzavateve duket se në muajin shkurt janë shtrenjtuar ndjeshëm më pak se në muajt paraardhës.
"Scan Intel’’ ka analizuar gjithashtu të dhënat për të kuptuar sesi kanë ndikuar grupet kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit të analizuar më lart. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shkurt është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.96 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.45 pikë përqindje.
Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me 0.35 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.18 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0.12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me 0.11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me 0.07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me 0.06 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Komunikimi” me 0.01 pikë përqindje. Ndërkohë, transporti ka kontribuar negativisht me 0.10 pikë përqindje.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Gratë, biznesi dhe ligji në Shqipëri - Raporti i BB: Renditemi në vendin e 41-të në botë, nga 190 vende gjithsej
“Banka Botërore” ka publikuar së fundmi raportin “Gratë, Biznesi dhe Ligji” për vitin 2024. Ky raport është i pesti në seri dhe mat ligjet e rregulloret që......

Ku investuan më shumë shqiptarët vitin e kaluar? - Obligacionet qeveritare zunë peshën më të madhe në fondet e investimeve
Gjatë viteve të fundit bonot e thesarit, apo obligacionet qeveritare kanë shtuar interesin e qytetarëve shqiptarë për të investuar, për shkak edhe të normës së......

Anijet e mëdha të SHBA largohen nga Mesdheu - Italia, Franca dhe Turqia zënë vendin e tyre
Lamtumirë Mesdhe. Pas 8 muajsh tre anijet ushtarake amerikane të ‘Bataan Amphibious Ready Group’ të përbërë nga aeroplanmbajtësja Bataan (LHD 5), nga anije e......

Festo edhe ti me DigitAlb, 40% ulje çmimesh + BB VIP dhuratë!
Festa ka filluar në DigitAlb! Platforma më e madhe televizive, që bashkon të gjithë shqiptarët kudo ndodhen në botë, feston këtë vit 20-vjetorin e themelimit.......

Shqiptarët “lëshojnë dorën” tek nafta - Rritet konsumi, mbi 46 mijë ton vetëm në muajin Shkurt
Qytetarët shqiptarë kanë konsumuar më shumë karburant gjatë muajit Shkurt 2024 dhe duket se ky trend është favorizuar dhe nga koha e mirë çka nxit më shumë......

Risitë për lidhjen në rrjet të vetëprodhuesve të energjisë - Kadiu: Do të lejohet edhe më shumë se 0.5 MW, por pa të drejtë kompensimi
Miratimi i ndryshimeve ligjore në mbledhjen e fundit të qeverisë në lidhje me vetëprodhuesit e energjisë elektrike nga panele diellore, i hap rrugë lidhjes me......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi në raport me ditën e djeshme ka pësuar sërish zbritje të vlerës duke u blerë sot me 94.8 lekë dhe duke......

Hendeku gjinor i pagave: Vetëm një vend në Europë paguan gratë më shumë se burrat!
Hendeku gjinor i pagave është ende shumë i dukshëm në Europë. Disa tregues tregojnë pabarazinë midis grave dhe burrave në shumë fusha, por jeta ekonomike është......