Turistët mbushën xhepat e qiradhënësve, por jo të shtetit - Sa para’ u paguan si tatim mbi qiratë gjatë vitit 2023?
Bumi turistik i vitit të kaluar i cili solli rritjen e numrit të qytetarët që lëshonin banesat në posedim me qira afatshkurtër përmes platformave AirBnB apo Booking, duket se ka rezultuar në më shumë përfitime për qiradhënësit por jo për buxhetin e shtetit.
Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të siguruara nga SCAN, tregojnë se tatimi i arkëtuar nga qiratë në vitin 2023 është regjistruar në rreth 4.8 miliardë lekë apo 46.2 milionë euro nga afro 4.6 miliardë lekë të akumuluara një vit më parë.
Diferenca është shumë e ulët, shtuar këtu faktin se gjatë vitit 2023, edhe çmimet e qirave afatgjata pësuan një rritje të ndjeshme kryesisht në kryeqytet, por jo vetëm, çka duhet të sillte të ardhura më të larta për buxhetin e shtetit.
Por aktualisht kusht për deklarimin e kontratës së qiradhënies e kanë vetëm bizneset dhe jo individët, duke bërë që infomaliteti të jetë i lartë në këtë sektor, përpos qirave afatshkurtër të cilat kanë qenë jashtë vëmendjes së administratës tatimore.
Por sa është norma tatimore që paguhet mbi qiratë? Sipas ligjit në fuqi “për tatimin mbi të ardhurat” , të ardhurat nga qiratë e pasurive të paluajtshme trajtohen si e ardhur nga investimet dhe tatimi i aplikuar në burim është 15 për qind e vlerës së qirasë mujore.
Pra nëse qiraja është në vlerën 50 mijë lekë në muaj, tatimi që duhet paguar është 7500 lekë në muaj. Në rastin kur një individ ia ka dhënë pronën me qira një subjekti të regjistruar, ky i fundit është përgjegjës për mbajtjen, deklarimin dhe pagesën e tatimit në burim për llogari të organit tatimor.
Projektligji për turizmin i miratuar së fundmi në qeveri synon ti japë zgjidhje informalitetit pasi detyron strukturat akomoduese që të deklarojnë në ministri numrin e vizitorëve, të netëve të qëndrimit, shtetësinë e tyre, në të kundërt parashikohen gjoba.
Ndërsa për individët që lëshojnë prona me qira afatshkurtër përmes platformave Booking dhe AirBnB, do të duhet të marrin në ministrinë e Turizmit një certifikatë kategorizimi sipas standardeve të dhomës, apartamentit apo vilës dhe do të paguajnë detyrimet tatimore nga këto të ardhura një herë në vit nëpërmjet deklaratës të të ardhurave personale, pa qenë nevoja të pajisen me një NIPT.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Pas 22 marsit, nis zbatimi i Protokollit Shqipëri-Itali - Detajet/ Në Gjadër do të ndërtohen 10 godina. Investimi, 30 milionë euro
Me 22 mars marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për trajtimin e emigrantëve merr fuqi ligjore, duke i hapur rrugë ndërtimit të dy kampeve të pritjes së tyre......

Masa për subjektet që ndotin mjedisin - Kush shkakton dëme të pakthyeshme përjashtohet për 50 vjet nga lejet mjedisore
Subjektet që shkaktojnë dëme të pakthyeshme në mjedis nga veprimtaria e tyre do të përjshtohen nga e drejta e marrjes së lejeve mjedisore për një periudhë 50 -......

Çmimet nën "kontroll" në muajin shkurt - Inflacioni vlerësohet në 2.6%, poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë
Në më shumë se dy vite inflacioni për herë të parë ka rënë nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë që është 3%. Sipas të dhënave të publikuara nga......

Gratë, biznesi dhe ligji në Shqipëri - Raporti i BB: Renditemi në vendin e 41-të në botë, nga 190 vende gjithsej
“Banka Botërore” ka publikuar së fundmi raportin “Gratë, Biznesi dhe Ligji” për vitin 2024. Ky raport është i pesti në seri dhe mat ligjet e rregulloret që......

Ku investuan më shumë shqiptarët vitin e kaluar? - Obligacionet qeveritare zunë peshën më të madhe në fondet e investimeve
Gjatë viteve të fundit bonot e thesarit, apo obligacionet qeveritare kanë shtuar interesin e qytetarëve shqiptarë për të investuar, për shkak edhe të normës së......

Anijet e mëdha të SHBA largohen nga Mesdheu - Italia, Franca dhe Turqia zënë vendin e tyre
Lamtumirë Mesdhe. Pas 8 muajsh tre anijet ushtarake amerikane të ‘Bataan Amphibious Ready Group’ të përbërë nga aeroplanmbajtësja Bataan (LHD 5), nga anije e......

Festo edhe ti me DigitAlb, 40% ulje çmimesh + BB VIP dhuratë!
Festa ka filluar në DigitAlb! Platforma më e madhe televizive, që bashkon të gjithë shqiptarët kudo ndodhen në botë, feston këtë vit 20-vjetorin e themelimit.......

Shqiptarët “lëshojnë dorën” tek nafta - Rritet konsumi, mbi 46 mijë ton vetëm në muajin Shkurt
Qytetarët shqiptarë kanë konsumuar më shumë karburant gjatë muajit Shkurt 2024 dhe duket se ky trend është favorizuar dhe nga koha e mirë çka nxit më shumë......