Shit-blerja e energjisë në ALPEX - Komuniteti i Energjisë: Kosova mund të tregtojë deri në 1000 gWh në vit

Nisja e bashkimit të tregjeve energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës është konsideruar si një hap i rëndësishëm nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë. Teksa mirëpret zhvillimin e ankandit të parë të përbashkët në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX, që u zhvillua në datën 31 janar, Sekretariati thotë se nisja e tregut të ditës në avancë në Kosovë ofron një sinjal transparent të çmimeve për investime në energjinë e rinovueshme.
Gjithsesi, likuiditeti në bursë, që lidhet me numrin e kompanive të anëtarësuar dhe volumin e energjisë të tregtuar për periudhën afatshkurtër mbetet një sfidë. Ndërkaq, teksa citon autoritetin rregullator kombëtar të Kosovës (ZRRE), Sekretariati i Komunitetit të Energjisë vlerëson se më shumë se 1000 gWh në vit (rreth 15% e konsumit total të energjisë elektrike në Kosovë) mund të tregtohen në tregun e ditës në avancë, që operohet nga ALPEX.
Ndërkohë që, për të arritur këtë qëllim do të nevojiten stimuj dhe ndërhyrje të mëtejshme rregullatore. Sipas Sekretariatit, ky hap vendimtar përpara për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë rajonin nënvizon rëndësinë e transpozimit dhe zbatimit të plotë të Paketës së Integrimit të Energjisë Elektrike të miratuar në Komunitetin e Energjisë. Kjo, duke qenë se, integrimi i mëtejshëm i Palëve Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë në tregun e ditës në avancë dhe atë të së njëjtës ditë varen nga ky proces.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

320 mijë individë me llogari të shërbimeve bazike - BQK: Kategoritë e tjera, pagesë jo më shumë se 0.12% e pagës mujore
Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se, bazuar në të dhënat e fundit të disponueshme, numri i llogarive me shërbime bazike ka kaluar shifrën prej 320 mijë......

Cilat janë përjashtimet fiskale për pensionet private? - Ligji i ri synon të nxisë pjesëmarrjen, lehtësi për anëtarët dhe fondet
Në Nëntor të vitit të kaluar hyri në fuqi ligj i ri, që solli risi për fondet e pensionit privat dhe kish si qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në......

Leku ndal “vrullin” e vitit 2023 - Monedha vendase dobësohet lehtë ndaj euros dhe dollarit gjatë janarit
Monedhat kryesore ndërkombëtare kanë pasur një tendencë në rritje të lehtë në raport me lekun, gjatë muajit janar, duke tentuar një rimëkëmbje pas humbjeve të......

Sa mund t'i kushtojnë ekonomisë europiane protestat e fermerëve?
Historia e protestave aktuale të fermerëve europianë mund të gjurmohet në Marrëveshjen e Gjelbër (2019) e cila përfshinte ndryshime të rëndësishme për të......

Java mbyllet negativisht për Dollarin, Euron dhe Frangën ndërsa Paundi fiton sërish pikë!
Dollari amerikan edhe pse ka patur një javë pozitive e ka mbyllur këtë 7-ditësh në rënie duke regjistruar zbritje teksa është blerë sot me 95.1 lekë dhe është......

Pagat e “majme” të ushtarëve izraelitë - Ekonomia e vendit, e brishtë përballë shpenzimeve të luftës
Pas tetorit 2023, Izraeli mobilizoi rreth 360.000 rezervistë, për të nisur ofensivën më komplekse ushtarake në historinë e tij. Tel Avivi, megjithatë, jo vetëm......

Turqia synon të rrisë eksportin e mineraleve - Vendi zotëron 73.2 % të rezervave botërore të borit
Duke u mburrur me rezervat më të mëdha të borit në botë, Turqia kërkon ta kthejë burimin e mineralit të rrallë në fitim, në një kohë që vendi po përballet me......

“Jo përjashtime tatimore për pensionet private” - FMN: Mund të sjellin efekte të rënda dhe regresive
Ndërsa skemat e pensioneve private janë një zgjedhje alternative për qytetarët që kontribuojnë për të pasur një pension më dinjitoz në të ardhme, Fondi Monetar......