Shefi i OKB-së kritikon 'lakminë' e kompanive të mëdha të naftës dhe gazit: Të taksohen fitimet e tyre 'të egra'!

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres denoncoi ashpër "lakminë" e kompanive të mëdha të naftës dhe gazit që po bëjnë fitime "të egra" në kurrizin e disa prej njerëzve më të varfër në botë. Guterres tha se kriza u shkaktua nga pushtimi rus i Ukrainës dhe u bëri thirrje qeverive kombëtare të tatojnë fitimet e mëdha të kompanive.
Ndaj ai u bëri thirrje të gjitha qeverive që të tatojnë këto fitime të tepërta dhe t'i përdorin këto fonde për të mbështetur më të rrezikuarit në këto kohë të vështira, duke vënë bast se një lëvizje e tillë do të ishte padyshim “popullore”.
Ai vlerësoi se në tremujorin e parë të 2022, kompanitë kryesore të naftës dhe gazit do të bënin rreth 100 miliardë dollarë fitime. Me rritjen e çmimeve të naftës dhe gazit, BP, ExxonMobile, Chevron, Shell dhe TotalEnergies gjithashtu njoftuan fitime të mëdha në tremujorin e dytë.
Që nga vlerësimi i mëparshëm në qershor, "ndikimet e krizës së fuqisë blerëse po ndihen më thellë dhe gjerësisht në të gjithë botën", thuhet në një raport. Ai thekson se deri në fund të vitit 2022, 345 milionë njerëz në 82 vende mund të jenë në pasiguri ushqimore, një rritje prej 47 milionë si rezultat i luftës.
"Shumë vende në zhvillim po mbyten në borxhe, nuk kanë akses në financa, po përpiqen të rikuperohen nga pandemia Covid-19 dhe mund të jenë në greminë," paralajmëroi Guterres, duke vënë në dukje "shenjat paralajmëruese të një vale trazirash ekonomike, sociale dhe politike që nuk mund të kursente asnjë vend”.
Në këtë kontekst, raporti, i cili fokusohet në "krizën e madhe energjetike", u bën thirrje qeverive të identifikojnë popullsitë më të cenueshme dhe t'u ofrojnë atyre akses në energji "të përballueshme".
Për të adresuar këtë krizë pa rrezikuar angazhimet për të kufizuar ngrohjen globale, raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara u bën thirrje qeverive të marrin masa për të reduktuar kërkesën për energji - duke përfshirë reduktimin e ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar, reduktimin e udhëtimeve ajrore, rinovimin e ndërtesave dhe përshpejtimin e zhvillimit të energjisë së rinovueshme.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Pse Kosovës nuk i është dhënë ende akses pa viza në BE?
Ndërsa shumica e njerëzve në Europë dhe Ballkanin Perëndimor thjesht mund të paketojnë valixhen e tyre, të blejnë një biletë dhe të marrin pasaportën e tyre......

BQE ka blerë me miliarda euro obligacione të shteteve jugore
Miliardat janë përdorur për të blerë kryesisht obligacione të Italisë, por edhe të Spanjës, Portugalisë e Greqisë. Ekspertët konstatojnë edhe pakësim të......

Ndryshon kahu i tregut valutor – Forcohen valutat kryesore përballë monedhës vendase!
Monedha europiane ka rikuperuar pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 116.5 lekë dhe duke u shitur me 117.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......

Scholz ngre mundësinë e mbajtjes së centraleve bërthamore – Njoftimi vjen pas reduktimit të furnizimeve me gaz nga Moska
Kancelari gjerman Olaf Scholz ngriti mundësinë e mbajtjes së centraleve bërthamore teksa akuzoi Rusinë për bllokimin e dorëzimit të një turbine kyçe për të......

Projektoi pronën madhështorë të njohur si "pallati i Putinit" - Policia italiane sekuestron 141 milion euro pasuritë e arkitektit të lidhur me Rusinë
Policia tatimore e Italisë ka sekuestruar asete me vlerë mbi 141 milionë euro (144 milionë dollarë) nga një arkitekt që projektoi një pronë luksoze në Detin e......

BSH rrit më tej normat e interesit! Sejko: Presioni i rritjes së çmimeve, më i lartë sesa vlerësimet e mëparshme
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të rrisë sërish normat e interesit, si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve. Referuar vendimit, Këshilli......

Crypto, vjedhja spektakolare e 200 milionë dollarëve - Grabitja u krye me anë të një operacioni kaotik hakerimi
Një tjetër hakerim masiv ka tronditur botën e kriptove në mes të asaj që është cilësuar si sezoni i "dimrit të kriptove". Rreth 200 milionë dollarë u vodhën......

Greva e kompanive ajrore në gusht - Pse Lufthansa rrezikon të bllokojë gjysmën e Europës?
Kompania gjermane ajrore Lufthansa, një nga më të mëdhatë në Europë dhe në botë po përgatitet për një muaj të vështirë për sa i përket grevave, ndërsa......