Crypto, vjedhja spektakolare e 200 milionë dollarëve - Grabitja u krye me anë të një operacioni kaotik hakerimi

Një tjetër hakerim masiv ka tronditur botën e kriptove në mes të asaj që është cilësuar si sezoni i "dimrit të kriptove".
Rreth 200 milionë dollarë u vodhën nga startup-i i kriptove Nomad, një platformë që lejon përdoruesit të lëvizin dhe të tregtojnë tokenat ndërmjet blockchains Avalanche, Ethereum, Evmos, Moonbeam dhe Milkomedia C1.
Nomad njoftoi përdoruesit me anë të një mesazhi në Tuitter se po punohet intensivisht për të zbardhur ngjarjen, duke shtuar se objektivi kryesor është identifikimi i llogarive të përfshira, gjurmimi dhe rikuperimi i fondeve.
Nuk bëhet e ditur nëse klientët do të rimbursoheshin nëse fondet nuk rikuperoheshin, megjithëse Nomad tha se do të jepte udhëzime të mëtejshme përmes Tuitter për atë që e cilësoi si një nga operacionet më kaotike të hekerimit që është parë ndonjëherë.
Megjithëse është e paqartë se si ndodhi konkretisht sulmi kibernetik, duket se ka filluar me një ndryshim në kodin e platformës. Nomad njihet në botën e kriptove si një urë, e cila lejon përdoruesit të transferojnë tokenat nga një blockchain në tjetrin duke i mbyllur në atë që quhet "kontratë inteligjente" në zinxhirin e parë, përpara se të transferohen.
Sipas përdoruesit të Tuitter dhe studiuesit të kriptos @samczsun, përditësimi i kodit të kontratës inteligjente të Nomad i lejoi hakerat të fillonin të tërhiqnin nga Nomad para që nuk ishin të tyret.
CoinDesk vuri në dukje se sulmet ndaj urave të kriptove janë bërë më të zakonshme kohët e fundit pasi shumë përdorues kanë treguar një interes për të lëvizur monedhat e tyre nga një blockchain në tjetrin.
Në fillim të kësaj vere, kripto Horizon humbi mbi 100 milionë dollarë nga hakerat. Horizon është një urë që lejon përdoruesit të lëvizin monedhat nga Ethereum në Zinxhirin e zgjuar Binance.
Në prill, një urë e quajtur Ronin humbi një kripto të madhe me vlerë 450 milionë dollarë në një sulm ndaj shërbimeve të saj.
Seria e hakerimeve në Bridges tregon vetëm njërën anë të rreziqeve në botën e financave të decentralizuara, duke ngritur shumë pikëpyetje se a do të ketë ndonjëherë një ndjenjë sigurie kur kemi të bëjmë me kriptovalutat, në momentin që nuk ka një rregullore.
Dorina Kurtaj / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=qaGLAe8Urzg
Sondazh

Greva e kompanive ajrore në gusht - Pse Lufthansa rrezikon të bllokojë gjysmën e Europës?
Kompania gjermane ajrore Lufthansa, një nga më të mëdhatë në Europë dhe në botë po përgatitet për një muaj të vështirë për sa i përket grevave, ndërsa......

Turizmi në Europë, 1.2 milionë vende pune të lira - Sektori më i prekur nga mungesa e personelit është aviacioni
Në vitin 2022 Italia është vendi më i prekur nga mungesa e personelit në sektorin turistik. Sipas një studimi të Këshillit botëror për udhëtimet dhe turizmin,......

Yuan, e treta më e fortë në botë - Monedha kineze renditet pas dollarit amerikan dhe euros
Vendimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për të rritur ‘peshën’ e juanit kinez në në shportën e monedhave së të drejtave speciale të tërheqjes ka hyrë në......

Spanjë, i nxehti shkakton 2 mijë të vdekur në korrik - Pjesa më e madhe e viktimave janë mbi moshën 85 vjeç
I nxehti ekstrem në Spanjë ka shkaktuar më shumë se 2 mijë të vdekur vetëm në muajin korrik. Sipas të dhënave të Institutit shëndetësor Karlos III, janë 2.176......

Shqipëria, më e lira për kafe në Europë! “Indeksi espresso” i “Travelbook”/ Në Tiranë vetëm 0,70 euro, në Kopenhagen 4 euro
Një indeks i revistës gjermane “Travelbook” të specializuar për turizëm, arrin në përfundimin se Tirana ofron çmimin më të lirë të një kafe ekspres për vetëm......

Trafiku ajror në Greqi tejkalon nivelet e 2019 - Udhëtarët që zgjedhin vendin për të pushuar do të jenë edhe më shumë në gusht!
Ministria greke e turizmit konfirmoi se mbërritjet në 15 aeroportet kryesore të Greqisë kanë tejkaluar nivelet e vitit 2019 dhe pritet të përmirësohen gjatë......

Remitancat në Kosovë, 445 milionë euro për 5 muaj - Që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot vlera ka arritur në 13,3 milardë euro
Dergesat e emigrantëve në Kosovë janë një nga burimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit. Të dhënat më të fundit nga Banka Qendrore e Kosovës tregojnë se......

Trendi i ri, investim për qiradhënie e rishitje në bregdet - Fjoralba Barjami: Më të kërkuarat zonat atraktive në Jon e Adriatik
Rritja e kërkesës për shtëpi në bregdet ka shtuar edhe më shumë investimet në këto zona ne formen e komplekseve turistike. Për eksperten e pasurive të......