Europa Postuar më 3 Gusht 2022, 13:55

Greva e kompanive ajrore në gusht - Pse Lufthansa rrezikon të bllokojë gjysmën e Europës?

Nga SCAN TV
Greva e kompanive ajrore në gusht - Pse Lufthansa rrezikon të

Kompania gjermane ajrore Lufthansa, një nga më të mëdhatë në Europë dhe në botë po përgatitet për një muaj të vështirë për sa i përket grevave, ndërsa aktualisht avionët janë të mbushur me udhëtarë. 97.6% e anëtarëve të sindikatës gjermane të pilotëve, Vereinigung Cockpit, ka rënë dakord për një veprim të sindikatës. Kjo nuk nënkupton se do të ketë patjetër një grevë, por po ushtrohet presion në një moment shumë delikat me synimin për të përfshirë dhe stafin në tokë

Këtë muaj sipas të dhënave zyrtare të Data, vetëm kompania ajrore Lufthansa parashikon të kryejë rreth 40.500 fluturime, me një mesatare ditore prej 1.300, dhe rreth 6.3 milion bileta të shitura. Sipas Eurocontrol — agjencia europiane që monitoron qiejt e kontinentit të vjetër, në 31 korrik Lufthansa ka kryer 1.149 fluturime, më pak se Ryanair, EasyJet dhe Turkish Airlines. Pra dhe një ditë e vetme greve rrezikon të përfshijë më shumë se 200 mijë persona. Ndërsa fluturimet e anuluar për grevën e personelit në datat 27 – 28 korrik ishin 700, ndërsa ato të anuluara nga vetë kompania për shkak të mungesës së personelit janë 7 mijë.

Pilotët e Lufthansa kërkojnë një rritje page prej 5.5%, si dhe përshtatje automatike ndaj inflacionit. Personeli i shërbimit në tokë – rreth 200 mijë – kanë propozuar një ndihmë shtesë prej 350 eurosh më shumë në muaj për 12 muaj. Për këta të fundit Lufthansa ka rënë dakord të japë një ndihmë shtesë për 18 muaj, por të ndarë në këtë mënyrë: 150 euro më shumë në muaj, duke filluar nga korriku e deri në fund të vitit. Më pas 100 euro në muaj më shumë nga janari i 2023-shit, si dhe një rritje page prej 2% në gjysmën e vitit të ardhshëm.

Në këtë periudhë personeli i kompanive ajrore, i aeroporteve dhe shoqërive të shërbimit po kërkon gjithnjë e më me ngulm rritje page për të përballuar rritjen e kostos së jetesës. Kërkesa e tyre mbështetet dhe tek të ardhurat e shoqërisë. Në tremujorin prill – qershor të këtij viti kanë grumbulluar të ardhura të mëdha pas 2 vitesh covid Air France-Klm-Transavia: 324 milion euro; Ryanair 170 milion euro; British Airways 54 milion. Ndërsa grupi Lufthasa në 4 gusht do të konfirmojë fitime prej 400 milion eurosh vetëm në sezonin e verës

Dorina Kurtaj / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=Av2N5e5lmvk

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat