BQE ka blerë me miliarda euro obligacione të shteteve jugore

Miliardat janë përdorur për të blerë kryesisht obligacione të Italisë, por edhe të Spanjës, Portugalisë e Greqisë. Ekspertët konstatojnë edhe pakësim të fondeve të Gjermanisë e të shteteve të tjera.
Banka Qendrore Europiane ka shpenzuar së fundi miliarda euro për të blerë obligacione të Italisë, Greqisë, Spanjës dhe Portugalisë bëjnë të ditur agjencia e lajmeve Bloomberg dhe Tagesschau, shërbimi i lajmeve i televizionit publik gjerman ARD. Blerjet neto të obligacioneve nga Italia, Spanja, Portugalia dhe Greqia kapin shumën 17,3 miliardë euro ndërsa vetëm për të blerë obligacionet e Italisë, Banka Qendrore Europiane ka shpenzuar 9,8 miliardë euro.
Analistë të bankës gjermane Commerzbank thonë se ky hap ka synuar t'u sinjalizojë tregjeve se BQE është e gatshme të ndërhyjë, kur është e nevojshme. Një rrethanë e tillë është p.sh. rritja në treg e primit të riskut për obligacionet e Italisë, krahasuar me ato të Gjermanisë. Rritja e madhe e dallimit midis primeve të obligacioneve të këtyre dy vendeve është njëri nga kriteret e aktivizimit të BQE.
Fakti që dallimi në primin për riskun për obligacionet e Italisë dhe Gjermanisë ra javët e fundit në 2,1 përqind nga 2,5 përqind sa ishte, u sugjeron analistëve se BQE ka ndërhyrë në treg. Këtë e sugjeron sipas Bloomberg edhe pakësimi në korrik, me 18,9 miliardë euro i fondeve të maturuara të programit të pandemisë, nga obligacionet në euro në banka të Gjermanisë, Francës dhe Holandës. Bloomberg u referohet statiskave të dy muajve të fundit të publikuara nga Banka Qendrore Europiane.
Me ngritjen e programit të pandemisë, për ta organizuar blerjen e obligacioneve, sipas Bloomberg eurozona u nda në tre kategori: në donatorë, ku përfshihet Gjermania, Franca dhe Holanda; në marrës, që janë Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia dhe në të ashtuquajturit neutralë.
Për ta mbajtur monedhën e euros stabël, Banka Qendrore Europiane ka ndërtuar vija mbrojtjeje. Vija e parë e mbrojtjes është PEPP (Pandemic Emergency Purchase Programme), programi i blerjeve emergjente për shkak të pandemisë. Ky instrument mendohet se është përdorur edhe në këtë rast. Në qershor, Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde thirri një mbledhje urgjente, pas rritjes së dallimit në riskun për obligacionet midis Italisë dhe Gjermanisë.
Në mbledhje Lagarde paraqiti edhe një instrument të ri kundër fragmentimit në eurozonë: TPI, Transmission Protection Instrument. Me këtë instrument mund të bëhen blerje të qëllimshme dhe pa kufi të obligacioneve të vendeve të zhytura në borxhe, gjë që i ul shpenzimet për financimin e borxheve nga këto shtete.
Që një vend të ketë të drejtë të shfrytëzojë këtë instrument krize, ai duhet të ndjekë një politikë në parim solide financiare buxhetore si dhe një politikë makroekonomike të qëndrueshme. Ekspertë gjermanë kritikojnë se këto kritere janë shumë të përgjithshme. Meqenëse Këshilli i Bankës Qendrore Europiane aktualisht dominohet nga "pëllumbat" (= mbështetës të politikës jo të rreptë financiare, në dallim nga "skifterët"), ndër ta përfaqësues të vendeve të zhytura në borxhe, pritet një qëndrim tolerant ndaj një kërkese nga një shtet për ta shfrytëzuar këtë instrument krize. Vende si Italia mund ta shfrytëzojnë shpejt këtë instrument, pasi dorëheqja e kryeministrit Mario Draghi i ka turbulluar tregjet e bondeve. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Ndryshon kahu i tregut valutor – Forcohen valutat kryesore përballë monedhës vendase!
Monedha europiane ka rikuperuar pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 116.5 lekë dhe duke u shitur me 117.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......

Scholz ngre mundësinë e mbajtjes së centraleve bërthamore – Njoftimi vjen pas reduktimit të furnizimeve me gaz nga Moska
Kancelari gjerman Olaf Scholz ngriti mundësinë e mbajtjes së centraleve bërthamore teksa akuzoi Rusinë për bllokimin e dorëzimit të një turbine kyçe për të......

Projektoi pronën madhështorë të njohur si "pallati i Putinit" - Policia italiane sekuestron 141 milion euro pasuritë e arkitektit të lidhur me Rusinë
Policia tatimore e Italisë ka sekuestruar asete me vlerë mbi 141 milionë euro (144 milionë dollarë) nga një arkitekt që projektoi një pronë luksoze në Detin e......

BSH rrit më tej normat e interesit! Sejko: Presioni i rritjes së çmimeve, më i lartë sesa vlerësimet e mëparshme
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të rrisë sërish normat e interesit, si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve. Referuar vendimit, Këshilli......

Crypto, vjedhja spektakolare e 200 milionë dollarëve - Grabitja u krye me anë të një operacioni kaotik hakerimi
Një tjetër hakerim masiv ka tronditur botën e kriptove në mes të asaj që është cilësuar si sezoni i "dimrit të kriptove". Rreth 200 milionë dollarë u vodhën......

Greva e kompanive ajrore në gusht - Pse Lufthansa rrezikon të bllokojë gjysmën e Europës?
Kompania gjermane ajrore Lufthansa, një nga më të mëdhatë në Europë dhe në botë po përgatitet për një muaj të vështirë për sa i përket grevave, ndërsa......

Turizmi në Europë, 1.2 milionë vende pune të lira - Sektori më i prekur nga mungesa e personelit është aviacioni
Në vitin 2022 Italia është vendi më i prekur nga mungesa e personelit në sektorin turistik. Sipas një studimi të Këshillit botëror për udhëtimet dhe turizmin,......

Yuan, e treta më e fortë në botë - Monedha kineze renditet pas dollarit amerikan dhe euros
Vendimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për të rritur ‘peshën’ e juanit kinez në në shportën e monedhave së të drejtave speciale të tërheqjes ka hyrë në......