BSH rrit më tej normat e interesit! Sejko: Presioni i rritjes së çmimeve, më i lartë sesa vlerësimet e mëparshme

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të rrisë sërish normat e interesit, si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve. Referuar vendimit, Këshilli Mbikëqyrës vendosi:
- të rrisë me 0. 5 pikë përqindjeje normën bazë të interesit, nga niveli 1.25% në nivelin 1.75%;
- të rrisë me 0.5 pikë përqindjeje normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 2.25% në nivelin 2.75%;
- të rrisë me 0.5 pikë përqindjeje normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 0.25% në nivelin 0.75%.
Në fjalën e mbajtur për mediat ku njoftoi vendimet, Guvernatori Sejko tha se informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se presionet inflacioniste janë më të gjera dhe më të forta se vlerësimet e mëparshme.
Inflacioni shënoi rritje progresive gjatë kësaj periudhe, duke kulmuar në nivelin 7.4% në muajin qershor. Nga ana tjetër, edhe ambienti i jashtëm vazhdon të mbetet sfidues, sidomos konflikti ushtarak në Ukrainë. Megjithatë, sipas Guvernatorit Sejko, ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri relativisht solide në gjysmën e parë të vitit. Vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 6% në tremujorin e parë të vitit dhe treguesit indirektë sugjerojnë rritje të mëtejshme në tremujorin e dytë.
Sondazh

Crypto, vjedhja spektakolare e 200 milionë dollarëve - Grabitja u krye me anë të një operacioni kaotik hakerimi
Një tjetër hakerim masiv ka tronditur botën e kriptove në mes të asaj që është cilësuar si sezoni i "dimrit të kriptove". Rreth 200 milionë dollarë u vodhën......

Greva e kompanive ajrore në gusht - Pse Lufthansa rrezikon të bllokojë gjysmën e Europës?
Kompania gjermane ajrore Lufthansa, një nga më të mëdhatë në Europë dhe në botë po përgatitet për një muaj të vështirë për sa i përket grevave, ndërsa......

Turizmi në Europë, 1.2 milionë vende pune të lira - Sektori më i prekur nga mungesa e personelit është aviacioni
Në vitin 2022 Italia është vendi më i prekur nga mungesa e personelit në sektorin turistik. Sipas një studimi të Këshillit botëror për udhëtimet dhe turizmin,......

Yuan, e treta më e fortë në botë - Monedha kineze renditet pas dollarit amerikan dhe euros
Vendimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për të rritur ‘peshën’ e juanit kinez në në shportën e monedhave së të drejtave speciale të tërheqjes ka hyrë në......

Spanjë, i nxehti shkakton 2 mijë të vdekur në korrik - Pjesa më e madhe e viktimave janë mbi moshën 85 vjeç
I nxehti ekstrem në Spanjë ka shkaktuar më shumë se 2 mijë të vdekur vetëm në muajin korrik. Sipas të dhënave të Institutit shëndetësor Karlos III, janë 2.176......

Shqipëria, më e lira për kafe në Europë! “Indeksi espresso” i “Travelbook”/ Në Tiranë vetëm 0,70 euro, në Kopenhagen 4 euro
Një indeks i revistës gjermane “Travelbook” të specializuar për turizëm, arrin në përfundimin se Tirana ofron çmimin më të lirë të një kafe ekspres për vetëm......

Trafiku ajror në Greqi tejkalon nivelet e 2019 - Udhëtarët që zgjedhin vendin për të pushuar do të jenë edhe më shumë në gusht!
Ministria greke e turizmit konfirmoi se mbërritjet në 15 aeroportet kryesore të Greqisë kanë tejkaluar nivelet e vitit 2019 dhe pritet të përmirësohen gjatë......

Remitancat në Kosovë, 445 milionë euro për 5 muaj - Që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot vlera ka arritur në 13,3 milardë euro
Dergesat e emigrantëve në Kosovë janë një nga burimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit. Të dhënat më të fundit nga Banka Qendrore e Kosovës tregojnë se......