Sfidat për mbrojtjen e mjedisit në Ballkanin Perëndimor!

Për të analizuar nga perspektiva të ndryshme ruajtjen e natyrës duke ndjekur parimet e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut 25 anëtarë të Shoqatës Gjermane për Europën Juglindore zhvilluan një udhëtim studimor, gjatë të cilit eksploruan disa nga peizazhet më të spikatura dhe pikat më të nxehta të biodiversitetit në këto vende dhe në rajonet kufitare mes tyre.
Në kuadër të udhëtimit studimor u zhvillua në Prizren edhe konferenca "Biodiversiteti dhe Ruajtja e Natyrës në Ballkanin Perëndimor”. Prizreni ndodhet në skajin jugor të Malësisë së Sharrit. Parku Kombëtar i Sharrit është pjesë e një prej zonave të mbrojtura më të mëdha në Europë, që shtrihet në tri vende: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Lumi i Vjosës ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme ndërkombëtare, si një lumë që ka një biodiversitet të jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha, sepse është i pa ndërprerë gjatë gjithë rrjedhjes së tij, që nga burimi deri në grykëderdhje. Në Vjosë ka mbi 250 lloje shpezësh të pranishme. Mbi 150 lloje janë të listuara në konventën e Bernës si lloje të mbrojtura dhe me interes të lartë për ruajtjen.
Por Aleksandër Trajçe, drejtor ekzekutiv i OJQ-së Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), u shpreh se "ishte zhgënjim i madh që në shpalljen e Vjosës park kombëtar, u la jashtë parkut kombëtar pjesa e deltës së lumit Vjosa, si pjesa më biodiverse e parkut kombëtar. Për ne është shumë e qartë se kjo është bërë për shkak përfitimi, pasi në deltën e lumit Vjosa që prej fund të vitit 2021 po ndërtohet aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, i cili është një investim jo vetëm që po rrezikon ekosistemin të pjesës me biodiversitetin më lartë të Vjosës.”
Kjo do të ndërpresë edhe një rrugë migratore që mijëra shpendë e përdorin për të migruar nga Evropa në Afrikë, ajo që quhet rruga e migrimit të Adriatikut (adriatic flight way). Pra nuk është vetëm ekosistemi i deltës së Vjosës apo natyra Shqipërisë që po dëmtohen, por prej ndërtimit të këtij aeroporti i bëhet një dëm i jashtëzakonshëm gjithë kontinentit evropian dhe më gjerë.
Trajçe kërkon që të ndalohen menjëherë punimet për këtë aeroport dhe të gjenden zgjidhje alternative për këtë situatë. "Ai aeroport do të sjellë një dëm të pariparueshëm për natyrën e Shqipërisë."
Ndër temat që u trajtuan në konferencë ishte edhe çfarë mund të bëjnë mediat për të përhapur dhe ngritur vetëdijen për mjedisin dhe mbrojtjes së natyrës në Ballkanin Perëndimor. DW
E . S / SCAN
Sondazh

‘Falimenton Birminghami’ – Qeveria britanike e vendos nën mbikëqyrjen e Londrës!
Michael Gove, ministri përgjegjës për Administrimin Lokal në kabinetin e kryeministrit konservator Rishi Sunak, e argumentoi këtë hap duke thënë se këshilli......

Forcohet Dollari amerikan ndërsa Euro, Franga dhe Paundi vijojnë rënien!
Dollari amerikan është valuta e vetme që ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm teksa blihet sot me 99.2 lekë dhe shitet me 100.2 lekë......

Miratohet rritja e pensioneve me 8.6% - Vendimi kalon për miratim në Këshillin e Ministrave
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, drejtoi mbledhjen e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku u miratua vendimi për......

'Pasagjerët mund të lëvizin pa nevojën e pasaportave' - Ky aeroport së shpejti do jetë “passport-free”!
Udhëtimi nëpër një nga aeroportet më të mira në botë do të bëhet edhe më i qetë vitin e ardhshëm. Duke filluar nga viti 2024, zyrtarët thonë se aeroporti......

Tregtia me Kosovën, “eklipson” rajonin - Pavarësisht kursit të këmbimit, rritje në sasi dhe vlerë
Zhvlerësimi i euros ka dhënë efekt direkt në tregtinë e jashtme me rajonin, duke bërë që të rritet sasia e mallrave të shkëmbyera mes vendeve, por të ulet......

“Pagesa cash dhe “fshehje” lojtarësh në bastet online” - Shyti: Nëse doni ligjshmëri, mos penalizoni kompanitë që ishin
Kompanitë që më parë kanë qenë pjesë e tregut të basteve sportive kanë rezerva mbi projektligjin e hartuar nga qeveria për formalizimin e kësaj......

KESH blen rreth 4.1 milionë euro energji në bursë - Procedura është bërë për datat 18 deri në 24 shtator. U siguruan 42 mijë MWh
Si pasojë e tejzgjatjes së motit të thatë, Korporata Elektronenergjetike Shqiptare është detyruar të blejë këtë javë në bursë 42 mijë MWh energji për një vlerë......

Harta e vlerës së tokës, tjetër metodologji brenda 2025 - Vendim i ri i qeverisë brenda dy viteve të ardhshëm
Qeveria po planifikon një tjetër metodologji për llogaritjen e cmimeve të vlerës së tokës në vend. Ajo do të jetë gati brenda vitit 2025, së bashku me një......