‘Falimenton Birminghami’ – Qeveria britanike e vendos nën mbikëqyrjen e Londrës!

Michael Gove, ministri përgjegjës për Administrimin Lokal në kabinetin e kryeministrit konservator Rishi Sunak, e argumentoi këtë hap duke thënë se këshilli komunal, i udhëhequr nga Partia Laburiste në opozitë, nuk i ka përmbushur siç duhet detyrat e tij. Gove njoftoi për hetimin, që do të zhvillohet për të zbuluar, se ngase është shkaktuar kolapsi financiar.
Birminghami me 1,14 milionë banorë është pas Londrës qyteti i dytë për nga madhësia në Britaninë e Madhe. Më shumë se 2,5 milionë vetë jetojnë në zonën metropolitane të Birminghamit. Sipas BBC buxheti komunal ka një deficit financiar prej 87 milionë paundësh (përkatësisht më shumë se 100 milionë euro).
Në fillim të shtatorit qyteti shpalli de facto falimentimin. Të gjitha shpenzimet, përveç atyre më imediate, u bllokuan me efekt të menjëhershëm. Përmes një deklarate këshilli komunal bëri të ditur se qyteti është përballur me sfida financiare të papara ndonjëherë. Këtu bëjnë pjesë rritja e shpenzimeve për kujdesin social për të rriturit, reduktimi i të ardhurave nga taksat e biznesit dhe shkalla e lartë e inflacionit.
Administrata e qytetit ndodhet edhe para kërkesave me pretendime milionëshe të punonjëseve femra, të cilat sipas një vendimi gjyqësor për paga të barabarta (equal pay) konsiderohet se janë paguar më pak se kolegët e tyre meshkuj për vite me radhë.
Të hënën e ardhshme në një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit komunal do të diskutohet për planin e shpëtimit. Në media ka pasur ndërkohë spekulime, se qyteti do të jetë i detyruar të shesë ndërtesa dhe toka.
Birminghami nuk është qyteti i vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, që ndodhet pranë humnerës financiare. Kur qeveria britanike miratoi në vitin 2010 gjatë krizës globale financiare një program kursimesh, ajo shkurtoi edhe fondet për administrimin vendor. Muajt e fundit disa komuna më të vogla kanë shpallur falimentimin, ndër ta Croydon, një pjesë e rrethinave të Londrës dhe Woking, një qytet në jug të kryeqytetit.
E . S / SCAN
Sondazh

Forcohet Dollari amerikan ndërsa Euro, Franga dhe Paundi vijojnë rënien!
Dollari amerikan është valuta e vetme që ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm teksa blihet sot me 99.2 lekë dhe shitet me 100.2 lekë......

Miratohet rritja e pensioneve me 8.6% - Vendimi kalon për miratim në Këshillin e Ministrave
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, drejtoi mbledhjen e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku u miratua vendimi për......

'Pasagjerët mund të lëvizin pa nevojën e pasaportave' - Ky aeroport së shpejti do jetë “passport-free”!
Udhëtimi nëpër një nga aeroportet më të mira në botë do të bëhet edhe më i qetë vitin e ardhshëm. Duke filluar nga viti 2024, zyrtarët thonë se aeroporti......

Tregtia me Kosovën, “eklipson” rajonin - Pavarësisht kursit të këmbimit, rritje në sasi dhe vlerë
Zhvlerësimi i euros ka dhënë efekt direkt në tregtinë e jashtme me rajonin, duke bërë që të rritet sasia e mallrave të shkëmbyera mes vendeve, por të ulet......

“Pagesa cash dhe “fshehje” lojtarësh në bastet online” - Shyti: Nëse doni ligjshmëri, mos penalizoni kompanitë që ishin
Kompanitë që më parë kanë qenë pjesë e tregut të basteve sportive kanë rezerva mbi projektligjin e hartuar nga qeveria për formalizimin e kësaj......

KESH blen rreth 4.1 milionë euro energji në bursë - Procedura është bërë për datat 18 deri në 24 shtator. U siguruan 42 mijë MWh
Si pasojë e tejzgjatjes së motit të thatë, Korporata Elektronenergjetike Shqiptare është detyruar të blejë këtë javë në bursë 42 mijë MWh energji për një vlerë......

Harta e vlerës së tokës, tjetër metodologji brenda 2025 - Vendim i ri i qeverisë brenda dy viteve të ardhshëm
Qeveria po planifikon një tjetër metodologji për llogaritjen e cmimeve të vlerës së tokës në vend. Ajo do të jetë gati brenda vitit 2025, së bashku me një......

Sa përdoret teknologjia në bizneset shiptare? - Vetëm 30% e të punësuarve përdorin kompjuterin për qëllime pune
Të punësuarit të cilët kanë përdorur kompjuterin me akses në internet për qëllime pune gjatë vitit 2023 janë rritur me ritme shumë të ngadalta nëse do ta......