Japonia gjen zgjidhjen për plastikën! - Studiuesit zhvillojnë një material që tretet në ujin e detit
Studiuesit në Japoni kanë zhvilluar një plastikë që tretet në ujin e detit brenda disa orësh, duke ofruar një zgjidhje të mundshme për një nga ndotësit më të mëdhenj të oqeaneve.
Po aq e fortë sa materialet konvencionale me bazë nafte, plastika e re, e zhvilluar nga Universiteti i Tokios, realizohet duke kombinuar dy monomere jonike për të formuar një lidhje kripe që i lejon asaj të qëndrojë e fortë dhe fleksibël.
Megjithatë, sapo ekspozohet ndaj kripës dhe elektroliteve të tjera në ujin e detit, plastika jotoksike dhe jo e ndezshme zbërthehet në monomeret e saj origjinale, që mund të shpërbëhen më tej nga bakteret.
"Kur e vendosim në një tretësirë ujore me të njëjtin përqendrim kripe si uji i detit, ajo tretet shpejt në rreth dy deri në tre orë, në varësi të përmasave. Në thelb materiali kthehet në përbërësit e vet monomerë", tha Takuzo Aida, një nga studiuesit kryesorë.
Në një laborator afër Tokios, ekipi i tij demonstroi se si një copë e vogël zhdukej në një enë me ujë të kripur pasi ishte përzier për rreth një orë.
Aida tha se shumë plastika ekzistuese të biodegradueshme nuk janë në gjendje të treten mirë ose plotësisht ndërsa zbërthehen, duke lënë pas mikroplastika të dëmshme që në fund të fundit ndotin oqeanin.
Ndotja nga produktet e plastikës pritet të trefishohet deri në vitin 2040, sipas Programit të Mjedisit të OKB-së, duke shtuar 23-37 milionë tonë mbeturina në oqeanet e botës çdo vit.
Në vitin 2020, rreth 2.7 milionë tonë mikroplastika, fragmente më të vogla se 5 mm në madhësi, u përhapën në mjedis. Studimet e fundit kanë nxjerrë në pah dëmin që mikroplastikat shkaktojnë jo vetëm në jetën detare, por edhe në trupin e njeriut, pasi studiuesit gjetën copa të vogla të kësaj plastike në trurin e njeriut, muret e arterieve dhe organe të tjera.
Ndërsa ekipi ende nuk ka detajuar ndonjë plan për komercializim, Aida tha se hulumtimi i tyre ka tërhequr interes të konsiderueshëm, duke përfshirë sektorin e paketimit.
"Në Japoni, pothuajse të gjitha paketimet janë bërë prej plastike, dhe nëse mund të arrijmë vërtet ta zvogëlojmë këtë, mund të presim më pak dëme mjedisore", theksoi ai. Aktualisht, më pak se 9% e mbetjeve plastike globale riciklohen me sukses.

Midis bregdetit e bjeshkëve, kush viziton më shumë kë? Turizmi mes shqiptarëve, rriten vizitat dhe netët e kaluara në Shqipëri
Shqipëria dhe Kosova janë ndër destinacionet më të preferuara për njëra-tjetrën për pushime, vizita e fundjava të shkurtra. Por kush viziton më shumë dhe për......

Furnizuesit evropianë të automjeteve mbyllin fabrikat - Shkak, kufizimet e Kinës për eksportet e metaleve të rralla
Një mungesë në rritje e elementëve të rrallë të tokës ka detyruar disa fabrika evropiane të pjesëve të automobilave të mbyllen, tha Shoqata Evropiane e......

Pension i 13-të për të moshuarit - Miratohet vendimi. Përfitojnë rreth 725 mijë pensionistë
Pensionistët në Shqipëri do të mund të përfitojnë pension të 13-të, që synon të rrisë disi të ardhurat e tyre vjetore. Qeveria e ka parashikuar këtë risi në......

Sa para' depozituam përmes bankomateve? - BSH: 13.6 mld lekë në vetëm 3 muaj. Shtohen edhe ATM-të me këtë funksion
Shqiptarët jo vetëm që po tërheqin më shumë para nga bankomatet, por gjithashtu po zgjedhin të depozitojnë më tepër para përmes ATM-ve sesa në sportelet......

Sigurimi ndaj fatkeqësive, i detyrueshëm për bizneset - Greqia nis aplikimin. Cilat ndërmarrje përjashtohen nga masa?
Vendimi i përbashkët i disa ministrive greke për sigurimin e detyrueshëm të bizneseve kundër fatkeqësive natyrore ka hyrë në fuqi. Neni, i miratuar më 1......

Pensionet, sa do rriten deri në 2030-ën? - Qeveria do të rishikojë pensionin minimal, mesatar dhe social
Qeveria parashikon që deri në vitin 2030 të rrisë në masën 50% pensionin mesatar në Shqipëri. Aktualisht, pensioni mesatar i pleqerisë në vend sipas të......

ERE, 24 mln lekë më shumë nga pagesat rregullatore - Enti synon mbledhjen e 392.8 mln lekëve nga 392 kompani të licencuara
Enti Rregullator i Energjisë parashikon rritje të të ardhurave nga pagesat rregullatore të kompanive që operojnë në tregun e energjisë. Në total, ky dikaster......

Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës - 250 të rinj do të punësohen në administratën publike
Këshilli i Ministrave ka miratuar Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe institucionet e tjera publike për profesionistë......