Pension i 13-të për të moshuarit - Miratohet vendimi. Përfitojnë rreth 725 mijë pensionistë
Pensionistët në Shqipëri do të mund të përfitojnë pension të 13-të, që synon të rrisë disi të ardhurat e tyre vjetore.
Qeveria e ka parashikuar këtë risi në dokumentin e miratuar në mbledhjen e fundit, të siguruar nga SCAN, që të paktën deri në 2030-tën të realizohet, si një formë për të ofruar më shumë dinjitet për pensionistët aktualë.
Deri më tani qeveria ka aplikuar indeksimin vjetor të pensioneve sipas inflacionit të çmimeve të shportës si dhe bonusin vjetor, i cili përgjatë 2024 ka qenë në rritje në raport me vitet e tjera.
Megjithatë, duke qenë se pensionet në Shqipëri janë në nivele shumë të ulëta në raport me kostot e jetesës, duket se këto politika kanë qenë të pamjaftueshme.
Aktualisht, në Shqipëri janë afro 725 mijë pensionistë nga të cilët mbi 511 mijë prej tyre gëzojnë një pension deri në 200 euro në muaj. Ndërsa, mbi 213 mijë kanë një pension më të lartë se 200 euro në muaj.
Zhvillimet demografike të publikuara në censin e fundit, qartazi evidentojnë se popullsia në moshën 60+ përbën ¼ e popullatës në Shqipëri, trend i cili po thellohet gjithnjë e më shumë për shkak të plakjes së popullsisë, rënies së lindshmërisë dhe fenomenit të emigrimit.
Të dhënat evidentuan se me gjithë progresin e bërë nga reforma e pensioneve apo mbështetja që Qeveria Shqiptare ka dhënë për të moshuarit, çështja e pavarësisë financiare të të moshuarve e në mënyrë të veçantë, të moshuarve të vetmuar, burrave dhe grave, mbetet prioritet për një jetesë dinjitoze.
Të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore përgjatë vitit 2024, kanë ardhur në rritje të vazhdueshme, por pavarësisht rritjes, ato nuk kanë arritur të mbulojnë kërkesat në rritje për pensione dhe shërbime shëndetësore, siç reflektohet në të dhënat që tregojnë rritjen e presioneve për këto shpenzime.
Konkretisht të ardhurat nga fondet speciale të cilat kanë reflektuar rritjen e pagave dhe numrit të kontribuesve në skemën e sigurimeve janë rritur ndjeshëm gjatë viteve, duke kapërcyer nga 61.5 miliardë lekë në vitin 2014 në 139.4 miliardë lekë në vitin 2024, apo e thënë ndryshe në nivelin 123.6%.

Sa para' depozituam përmes bankomateve? - BSH: 13.6 mld lekë në vetëm 3 muaj. Shtohen edhe ATM-të me këtë funksion
Shqiptarët jo vetëm që po tërheqin më shumë para nga bankomatet, por gjithashtu po zgjedhin të depozitojnë më tepër para përmes ATM-ve sesa në sportelet......

Sigurimi ndaj fatkeqësive, i detyrueshëm për bizneset - Greqia nis aplikimin. Cilat ndërmarrje përjashtohen nga masa?
Vendimi i përbashkët i disa ministrive greke për sigurimin e detyrueshëm të bizneseve kundër fatkeqësive natyrore ka hyrë në fuqi. Neni, i miratuar më 1......

Pensionet, sa do rriten deri në 2030-ën? - Qeveria do të rishikojë pensionin minimal, mesatar dhe social
Qeveria parashikon që deri në vitin 2030 të rrisë në masën 50% pensionin mesatar në Shqipëri. Aktualisht, pensioni mesatar i pleqerisë në vend sipas të......

ERE, 24 mln lekë më shumë nga pagesat rregullatore - Enti synon mbledhjen e 392.8 mln lekëve nga 392 kompani të licencuara
Enti Rregullator i Energjisë parashikon rritje të të ardhurave nga pagesat rregullatore të kompanive që operojnë në tregun e energjisë. Në total, ky dikaster......

Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës - 250 të rinj do të punësohen në administratën publike
Këshilli i Ministrave ka miratuar Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe institucionet e tjera publike për profesionistë......

Trump “mbyll” kufijtë - U ndalon qytetarëve të 12 shteteve hyrjen në SHBA
Administrata Trump nënshkroi një urdhër që pezullon udhëtimin drejt SHBA-së për qytetarët nga 12 vende: Afganistani, Mianmari, Çadi, Kongo, Guinea......

Dobësohet sërish Dollari amerikan ndërsa Paundi rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rënie këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 85.3 lekë dhe është shitur me 86.5 lekë......

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, takim me Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë - Fokusi tek bashkëpunimi për sigurinë
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka zhvilluar një takim me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn. Hoxha......