Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës - 250 të rinj do të punësohen në administratën publike
Këshilli i Ministrave ka miratuar Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe institucionet e tjera publike për profesionistë të rinj.
Referuar vendimit, Programi Kombëtar i Praktikave të Punës synon të përfshijë të rinjtë në një eksperiencë pune në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre praktike në njohje me sistemin administrativ publik.
Ndërkohë, kriteret që duhet të plotësojë aplikanti për t’u bërë pjesë e këtij programi, duhet të jenë të rinj nga mosha 21 deri në 29 vjeç; të diplomuar në një program studimi të ciklit të parë apo të ciklit të dytë; të mos kenë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme, si dhe të mos kenë qenë të punësuar në institucione publike në të shkuarën.
Programi përbëhet nga një periudhë praktike 3-mujore dhe një periudhë punësimi 1-vjeçar me kontratë, që njihen si përvojë pune gjatë rekrutimit.
Gjatë praktikës, të rinjtë përfitojnë kompensim financiar prej 500 lekë në ditë dhe trajnim në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA).
Institucionet përgjegjëse janë të detyruara të caktojnë persona kontakti dhe mbikëqyrës për praktikantët. Numri i praktikantëve që përfshihen në periudhën 3- mujore të praktikës nuk është më shumë se 600 praktikantë, ndërsa deri në 250 praktikantë përzgjidhen për punësim kontraktual në administratën shtetërore dhe institucionet publike. Përzgjedhja e praktikantëve kryhet nga secili institucion pjesëmarrës, bazuar në vlerësimin e performancës së tyre.
Menaxhimi dhe koordinimi i programit realizohet nga ministria përgjegjëse për rininë, ndërsa Agjencia Kombëtare e Rinisë siguron fondet për kompensimin financiar dhe pagesat për trajnim.
Shpallja e thirrjes vjetore dhe procesi i aplikimit për profesionistët e rinj realizohet përmes platformës zyrtare elektronike të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Trump “mbyll” kufijtë - U ndalon qytetarëve të 12 shteteve hyrjen në SHBA
Administrata Trump nënshkroi një urdhër që pezullon udhëtimin drejt SHBA-së për qytetarët nga 12 vende: Afganistani, Mianmari, Çadi, Kongo, Guinea......

Dobësohet sërish Dollari amerikan ndërsa Paundi rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rënie këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 85.3 lekë dhe është shitur me 86.5 lekë......

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, takim me Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë - Fokusi tek bashkëpunimi për sigurinë
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka zhvilluar një takim me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn. Hoxha......

Vlerësimi dhe analizimi i sigurisë kibernetike, qeveria miraton metodologjinë
Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e metodologjisë për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut të sigurisë kibernetike. Në mbështetje të Kushtetutës......

2 centrale të mëdhenj diellorë në Fier Miratohen projektet me fuqi 25 dhe 82 MW, 2% të energjisë do ia japin falas shtetit
Qeveria ka miratuar ndërtimin e 2 centraleve të mëdhenj në Qarkun e Fierit. Sipas vendimeve të marra në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave 1 nga......

Bullgaria, pjesë e eurozonës nga janari 2026 - Vendimi i BQE, do të jetë anëtari i 21-të i bllokut
Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane i dhanë Bullgarisë miratimin për të vendosur monedhën euro që nga fillimi i vitit 2026. Në një "raport......

A do ta ndiejnë shqiptarët rritjen e tarifave amerikane? Eksportet dhe importet e metaleve me SHBA ishin mbi 3.5 miliardë lekë në vitin 2024
Duke marrë shkas nga dyfishimi i tarifave doganore nga 25% në 50% që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur për shumicën e importeve të çelikut dhe aluminit,......

Avioni plotësisht elektrik ulet në aeroportin e Nju Jorkut - Kompania amerikane synon zgjerimin e shërbimeve me taksi ajrore
Beta Technologies u bë kompania e parë amerikane që ul një avion tërësisht elektrik me pasagjerë në Aeroportin e ngarkuar John F. Kennedy të Nju......