Shqipëria drejt ekonomisë digjitale - BSH: Debitimet përbëjnë shumicën e transaksioneve elektronike të biznesit dhe individëve

Gjatë vitit 2025, gjithnjë e më shumë pagesa janë kryer përmes kanaleve elektronike të bankave.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bizneset kanë realizuar mbi 16.7 milionë transaksione elektronike, me një vlerë totale prej rreth 953 miliardë lekësh. Pjesa dërrmuese janë pagesa debitimi, pra para që dalin nga llogaria e biznesit për shlyerjen e faturave, qirasë, pagesave ndaj furnitorëve dhe detyrimeve të përditshme. Këto debitime përbëjnë mbi 16.6 milionë transaksione, por me vlera të vogla për çdo veprim.
Në të kundërt, transfertat ku bizneset marrin para në llogari janë shumë më të pakta në numër, por shumë më të mëdha në vlerë. Rreth 147 mijë transferta kreditimi kanë qarkulluar mbi 813 miliardë lekë, duke përfshirë pagesa pagash, disbursime kredish dhe transfertë fondesh mes kompanive.
Edhe tek individët po vërehet i njëjti orientim drejt pagesave elektronike. Gjatë vitit 2025, qytetarët kanë kryer rreth 15.9 milionë transaksione periodike, me një vlerë totale prej 342 miliardë lekësh. Mbi 12.8 milionë prej tyre janë debitime, që lidhen me këste kredish, pagesa me kartë, si dhe pagesa të shërbimeve bazë, si energjia, uji apo interneti.
Transfertat ku individët marrin para në llogari, si pagat, interesat e depozitave apo kreditë, janë rreth 3 milionë transaksione, me një vlerë mbi 227 miliardë lekë.
Tremujori i tretë i vitit shënon volumin më të lartë të këtyre pagesave elektronike, si për bizneset ashtu edhe për individët, duke reflektuar rritjen sezonale të aktivitetit ekonomik gjatë verës.
Në praktikë, këto të dhëna tregojnë se qytetarët dhe bizneset po përdorin gjithnjë e më shumë kanalet digjitale të bankave për pagesat e përditshme, duke rritur formalizimin e ekonomisë dhe duke ulur varësinë nga transaksionet jashtë sistemit bankar.
Bizneset digjitale, detyrim për raportim - Direktiva e BE/ Sistemi bëhet funksional në vitin 2027
Administrata Tatimore ka përmbyllur fazën paraprake të harmonizimit të legjislacionit për zbatimin e Direktivës DAC7, një akt i rëndësishëm i Bashkimit......
Grekët, “të mbingarkuar” me punë - Një në pesë persona punon mbi 47 orë në javë
Të dhënat e Autoritetit Statistik Grek (ELSTAT) nga Anketa e Forcës Punëtore për tremujorin e tretë të vitit tregojnë se puna për më shumë se një punëdhënës......
3,4 miliardë lekë për Shkodrën - Buxheti 2026, Beci: 80% më shumë investime dhe shërbime
3,4 miliardë lekë do të jetë buxheti i Bashkisë Shkodër për vitin 2026. Me 30 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim, Këshilli i Bashkisë Shkodër miratoi......
Subjektet nën lupën e Inspektoratit të Punës - Qindra kontrolle, evidentohen dhjetëra shkelje gjatë muajit nëntor
Gjatë muajit nëntor, Inspektorati Shtetëror i Punës ka intensifikuar kontrollet në tregun e punës, me qëllim garantimin e respektimit të legjislacionit dhe......
Çmimi për prodhuesit e energjisë - Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh
Energjia elektrike e prodhuar nga prodhuesit me përparësi do të blihet nga shteti me çmimin 10 lekë /kWh edhe gjatë vitit 2026. Enti Rregullator i Energjisë......
Trump pezullon lotarinë amerikane DV1 - Vendimi, pas sulmit me armë në Universitetin Brown
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të pezullojë skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër, pas të shtënës masive në Universitetin Brown, ku humbën......
9 kompani farmaceutike ulin çmimet në SHBA - Kompanitë do të përjashtohen nga tarifat e vendosura nga Trump
Disa nga prodhuesit më të mëdhenj farmaceutikë me bazë në SHBA dhe në Europë nënshkruan një marrëveshje me Presidentin Donald Trump, për ti shitur......
Ajri i ndotur në Shkup - Tejkalohet pragu kritik në disa zona, autoritetet njoftojnë masa
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar se në disa pika matëse në Shkup është tejkaluar gjatë dy ditëve radhazi pragu kritik për......


