Pensionet, sa do rriten deri në 2030-ën? - Qeveria do të rishikojë pensionin minimal, mesatar dhe social
Qeveria parashikon që deri në vitin 2030 të rrisë në masën 50% pensionin mesatar në Shqipëri. Aktualisht, pensioni mesatar i pleqerisë në vend sipas të dhënave të vitit 2024 është 184 euro për pensionet urbane dhe 110 euro për pensionet rurale. Çka do të thotë se brenda 5 viteve, pensionet e qytetit pritet të shkojnë mesatarisht në 276 euro dhe pensionet e fshatit 165 euro.
Në dokumentin e miratuar nga qeveria mbi masat që do të merren për pensionistët deri në vititn 2030, thuhet se ruajtja dhe zhvillimi i reformimit gradual dhe në mënyrë të qëndrueshme i moshës së daljes në pension për burrat dhe gratë, është një nga mënyrat për të krijuar një pavarësi financiare për pensionistët. Ndërsa theksohet se përmirësimi gradual i të ardhurave të pensioneve më të ulëta, duke ofruar mbështetje financiare të qëndrueshme për të moshuarit më të varfër, është domosdoshmëri.
Të moshuarit vlerësohet të jenë grupimi më i prekshëm nga varfëria në vend, kjo për shkak se reforma e pensioneve e vitit 2015 aktualisht nuk ofron mundësinë e pavarësisë financiare të të moshuarve dhe përballimin e standarteve dinjitoze të jetesës.
Sipas dokumentit, ka diferenca të konsiderueshme në të ardhurat nga pensionet që kanë të moshuarit që jetojnë në zonat rurale nga ata që jetojnë në zonat urbane. Edhe pse në reformën e mëparshme u miratua e drejta e pensionit social për ata që nuk ishin kontribues të skemës së pensioneve, numri i përfituesve të pensioneve sociale mbeti shumë i ulët, për shkak të mungesës së informimit të qytetarëve.
Për këtë arsye, nënvizohet se politika që do të zbatohet është ajo e rishikimit të masës së pensionit minimal, atij mesatar dhe pensionit social, shoqëruar me më shumë fushata informuese.
Një nga elementët që ka ndikuar në skemën kontributive të pensioneve si edhe në skemën e sigurimeve shoqërore është mos derdhja e kontributeve për shkak të informalitetit të lartë apo mosdeklarimeve reale të pagës. Kjo ka bërë që të ardhurat në të dy skemat kontributive, atë të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të arkëtohen në masën 59% për sigurimet shoqërore dhe 60% për sigurimet shëndetësore.

ERE, 24 mln lekë më shumë nga pagesat rregullatore - Enti synon mbledhjen e 392.8 mln lekëve nga 392 kompani të licencuara
Enti Rregullator i Energjisë parashikon rritje të të ardhurave nga pagesat rregullatore të kompanive që operojnë në tregun e energjisë. Në total, ky dikaster......

Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës - 250 të rinj do të punësohen në administratën publike
Këshilli i Ministrave ka miratuar Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe institucionet e tjera publike për profesionistë......

Trump “mbyll” kufijtë - U ndalon qytetarëve të 12 shteteve hyrjen në SHBA
Administrata Trump nënshkroi një urdhër që pezullon udhëtimin drejt SHBA-së për qytetarët nga 12 vende: Afganistani, Mianmari, Çadi, Kongo, Guinea......

Dobësohet sërish Dollari amerikan ndërsa Paundi rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rënie këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 85.3 lekë dhe është shitur me 86.5 lekë......

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, takim me Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë - Fokusi tek bashkëpunimi për sigurinë
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka zhvilluar një takim me Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn. Hoxha......

Vlerësimi dhe analizimi i sigurisë kibernetike, qeveria miraton metodologjinë
Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e metodologjisë për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut të sigurisë kibernetike. Në mbështetje të Kushtetutës......

2 centrale të mëdhenj diellorë në Fier Miratohen projektet me fuqi 25 dhe 82 MW, 2% të energjisë do ia japin falas shtetit
Qeveria ka miratuar ndërtimin e 2 centraleve të mëdhenj në Qarkun e Fierit. Sipas vendimeve të marra në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave 1 nga......

Bullgaria, pjesë e eurozonës nga janari 2026 - Vendimi i BQE, do të jetë anëtari i 21-të i bllokut
Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane i dhanë Bullgarisë miratimin për të vendosur monedhën euro që nga fillimi i vitit 2026. Në një "raport......