Analiza Postuar më 5 Qershor 2025, 11:35

Midis bregdetit e bjeshkëve, kush viziton më shumë kë? Turizmi mes shqiptarëve, rriten vizitat dhe netët e kaluara në Shqipëri

Nga Xhorxhina Deda

Midis bregdetit e bjeshkëve, kush viziton më shumë kë?

Shqipëria dhe Kosova janë ndër destinacionet më të preferuara për njëra-tjetrën për pushime, vizita e fundjava të shkurtra. Por kush viziton më shumë dhe për sa gjatë? Sipas shifrave të INSTAT hyrjet nga Kosova kanë peshën më të madhe në vendin tonë dhe po ashtu edhe sa i përket numrit të vizitave në strukturat akomoduese.

“Scan Intel” ka marrë në analizë muajin Mars të vitit aktual, si muajin e fundit për të cilat janë publike të dhënat e strukturave akomoduese, për të parë se si paraqiten vizitat mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës. Referuar “Institutit të Statistikave” numri i vizitorëve në strukturat akomoduese në Shqipëri u regjistrua në rreth 140 mijë në muajin Mars, ku rreth 87 mijë prej tyre janë nga jo-rezidentët.

Nga këto, vizitat nga Kosova zënë një peshë prej 15%, pas italianëve me një peshë prej 23%. Pra, nisur nga ky raport mund të themi se numri i shqiptarëve nga Kosova që u akomoduan në Shqipëri vlerësohet në rreth 13 mijë.

Ndërkohë, sipas të dhënave nga “Agjencia e Statistikave të Kosovës” numri i shqiptarëve që ka vizituar Kosovën në Mars të këtij viti vlerësohet në 6,725 me një rënie krahasuar me vitin e kaluar. Por, pavarësisht rënies, të dhënat e institucionit tregojnë se kanë qëndruar më shumë në struktura. Numri i netëve të qëndrimit regjistrohet në rreth 14 mijë, me një rritje prej 17.5%. Pra, nga një përllogaritje e thjeshtë mund të themi se një shqiptar i Shqipërisë ka qëndruar 2 netë mesatarisht në Kosovë, një shifër e përafërt me vitin e kaluar kur regjistroheshin 1.8 netë.

Megjithatë në shifër absolute numri i shqiptarëve të Kosovës që janë akomoduar në struktura është ndjeshëm më i lartë.

Por sa qëndrojnë mesatarisht shqiptarët e Kosovës në strukturat shqiptare? Duke qenë se të dhënat e INSTAT për muajin Mars të këtij viti janë të cunguara sa i përkët netëve të qëndrimit, “Scan Intel” ka marrë në konsideratë shifrat e të njejtit muaj të vitit të kaluar për të bërë krahasimin. Nisur nga përllogaritjet, rezulton se shqiptarët e Kosovës kanë qëndruar mesatarisht 2.3 netë. Pra, mund të themi se edhe pse Shqipëria vizitohet më shumë nga qytetarët e Kosovës, netët e qëndrimit janë gati të njejta për të dy tipologjitë.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat